Drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi erdhi sot si “Mbretëresha e Dëborës” në “Dancing With the Stars”.

Me këngën Let it go të “Frozen”, Deborah performoi krah Nikos një Foxtrot.

Me Olafin në skenë dhe tymin skenik, Deborah bëri hapa korrekt. “Ti e shkrive borën tënde sot”, tha Dalina. “Hapat ishin shumë të arrirë”, u shpreh Armand Peza.

Edhe partneri i saj u shpreh se “Deborah sot e ka shijuar pafund, ishte shumë më mirë, e ndjeva në hapat e saj”.

Nga performanca, sportistja grumbulloi 33 pikë.

Mbrëmja e sotme do të jetë ‘Digitalb Movie Night’. Një natë dedikuar filmit, ku çiftet po kërcejnë me kolonat zanore të disa prej filmave më të dashur shqiptar e të huaj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel