Është pritur me debate të forta qëndrimi i jurisë ndaj grupit “Zap” natën e shkuar në Dancing With the Stars.

Konkurrentët Salsano, Deborah dhe Megi patën një sërë pakënaqësisë ndaj vlerësimit të jurisë, ndërsa kritikat nuk i kursyen as balerinët profesionistë.

Salsano tha se perfomanca e tyre u paragjykua dhe u favorizua më shumë grupi “llokumet”.

Një anëtar jurie nuk duhet të flasë para preformancës. Ndihesh një lloj entuziazmi i jurisë për grupin e parë, të paktën kështu e ndjeva dhe mu duk e tepërt”- tha Salsano.

Pjesa e jurisë është pak me preference personale, kam kuptuar që të gjithëve nuk do i pëlqejmë”- tha Deborah.

Unë mendoj që juria po bëhet e parashikueshme”– tha balerina Ledia.

Çdo javë kemi qenë ndryshe, në stil, zhaner në kërcim dhe në veshje”– tha Isli.

Më kritikja ishte Megi e cila ‘akuzoi’ jurinë se vlerëson me dy standarde dhe pikët nuk janë të sinqerta.

“Unë mendoj se ndonjëherë juria ka tendencën të gjykojë me dy standarde dhe kjo nuk më pëlqen. Më duket sikur pikët janë pasojë e debatin që kam pasur me jurinë, këtë nuk do e bëja po të ishin në vendin e tyre. Janë disa gjera që nuk më bëjnë sens por e kam kuptuar strategjinë e tyre, një javë vlerësojnë mirë, një javë jo”,-tha Megi.

Shpresojnë të jenë të sinqertë me ato tabelat kur i ngrenë”- tha balerini Jurgen.

Videoklipi me kritikat e tyre sigurisht u prit jo mirë nga juria, veçanërisht Dalina Buzi, e cila tha se vlerësimi i tyre varet vetëm në perfomancë.

Me këto po na ulni sikur jemi katër injorantë që japim gjykime. Po të jem e sinqertë mua as koreografia e dytë nuk më pëlqeu fare”– tha Dalina si përgjigje ndaj kritikave.

Megjithatë, gara e sotme e çifteve premton surpriza. Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Top Channel