Luis Enrique: Jam trajneri më i mirë që ka parë kjo tokë, si mund të dyshoj te vetja?

11/11/2022 20:00

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Katar për Kupën e Botës.

Duke folur për mediet gjatë këtij prezantimi, Enrique theksoi se do të luftojnë deri në fund.

“Synimi ynë është të luajmë shtatë ndeshje. Ne do të luftojmë pa dyshim si në kampionatin Evropian.”-tha ai.

Më tej i pyetur nëse dyshon te vetja, tekniku u tregua aspak modest, ndërsa theksoi së është trajneri më i mirë në botë.

“Si mund të dyshoj? Unë jam trajneri më i mirë në tokë. Si mund t’i bind lojtarët e mi nëse më shohin duke dyshuar? Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit botëror. Kjo nuk është e vërtetë, por unë e besoj.” -tha ai.

Top Channel