Rikthehet Liga e Kampioneve/ Gjigantët e futbollit evropian, gati për sfidat e tyre të radhës
Interi zbret mbrëmjen e kësaj të martë në fushën e lojës në Rotterdam për të zhvilluar ndeshjen me Feyenoord e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampioneve.
Por kjo të sjell në mendje një moment të regjistruar në mars të 2025 me protagonist ish trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi, i cili pas ndeshjes bëri një deklaratë që rezultuan një boomerang për skuadrën italiane.
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve, Inzaghi u shfaq në konferencën për shtyp duke ngritur 3 gishta të dorës duke aluduar për objektivin e fitores së tripletës së trofeve, kampionat, Champions League dhe Kupa e Italisë, ndërkohë që 3 ditë më pas e shtoi dozën duke shtuar edhe Botërorin e Klubeve.
Por në të vërtetë, ai sezon përfundoi pa tituj; Napoli u shpall kampion i Italisë, PSG fitoi Ligën e Kampioneve, ndërsa në Kupën e Italisë, Interi u eliminua nga rivalët e Milanit.
Top Channel