UEFA Women’s Nations League 2027/ Kombëtarja e vajzave në Grupin B1, mësohen skuadrat me të cilat do të përballet
Interi dhe Hakan Calhanoglu nisën bisedimet e para zyrtare për rinovimin e kontratës që skadon në qershorin e vitit të ardhshëm duke shprehur vullnetin reciprok për të vijuar bashkëpunimin së bashku.
Gjatë një takimi të zhvilluar përpara 2 javësh, mesfushori turk nuk përmendi shifra specifike, por kërkoi një vlerësim për statusin e tij duke kërkuar një marrëveshje për të paktën 2 vjet me një pgaë fikse në linjë me shifrat aktuale.
Drejtuesit e klubit zikaltër, që e kanë ndërmend të strukturojnë ofertën duke përfshirë një variablë të lidhur me rezultatet e skuadrës dhe rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, synojnë që të formulojë propozimin e tyre në një periudhë të shkurtër me objektivin e mbylljes së tratativave brenda muajit janar të vitit të ardhshëm.
Top Channel