Juventus po mendon të bëjë një modifikim të listës së saj të futbollistëve për të luajtur në kompeticionet e UEFA përpara ndeshjes me Alkmaar, duke përfshirë në skuadër Jeff Ekhator në vend të Manuel Locatellit të dëmtuar.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Tuttosport’ sipas së cilës mundësia e kryerjes së këtij modifikimi garantohet nga neni 31.14 e rregullores së UEFA, sipas të cilit një klub lejohet të zëvendësojë vetëm 1 futbollist në Fazën e Ligës në Listën A nëse përballet me një dëmtim të tij që e detyron ta mbajë jashtë fushave për të paktën 60 ditë.

Falë rikuperimit të Ekhator dhe kohës së gjatë të rikuperimit të mesfushorit italiane, Luciano Spalletti mund të shfrytëzojë rastin për të shtuar opsionet për repartin e avancuar.

Top Channel