Ndarja në dy grupe mes konkurrentëve të “Dancing With the Stars” është shoqëruar me hatërmbetje dhe kritika të shumta mes VIP-ave.

Pas përfundimit të spektaklit të së premtes së kaluar, konkurrentët patën rezerva ndaj njëri-tjetrit, por dhe jurisë:

Genti: Disa po mbahen me hak

Salsano: Ata kërcyen në grupe, ne kërcyem së bashku

Megi: Nuk mund të marrësh meritat kur atë gjë e bëra unë (për Arditin)

Deborah: Nuk më pëlqeu fare energjia që u krijua

Sara: Unë insistova që të shkonim në të njëjtin lokal, por kur e kuptova që donin të festonin vetëm, u mërzita. Doja të festonim të gjithë bashkë

Ndërkohë, këtë të premte, debatet vazhduan mes artistëve dhe jurisë:

Armand Peza: Problemet më të mëdha njeriu i ka me veten e tij. Ju e dini shumë mirë kush kërcen më mirë. Konkurrencën e keni midis jush, jo me jurinë. Unë nuk kam asnjë preferencë të them kush do të shkojë në finale.

Megi: Jam shumë me këmbë në tokë dhe nuk do ta krahasoj veten me të tjerë. Jam ende në fazën që konkurrencën e kam me veten. E kam thënë që konkurrentët e tjerë bëjnë një punë shumë të mirë. Në momentin që bëj një koreografi dhe e nxjerr në skenë, do ta mbroj padyshim.

Dalina Buzi: Duhet të dini që dielli nuk mbulohet me shoshë. Kur të shihni këto video kur të jeni të ftohtë, do e shihni që neve nuk na ndikojnë fare këto debate.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel