Në prag të protestës së dytë kombëtare të  thirrur nga opozita  skenarët e protestës  po mbahen sekret nga organizatorët.

Sali Berisha zgjodhi të mos zbulojë shumë nga strategjia e opozitës, por paralajmëroi  se  të shtunën qytetarët nuk janë ftuar vetëm për një xhiro në bulevard.

BERISHA: Detyrat janë të ndara , unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e mi skenarin, të tjerët hymin , por do ketë risi.  Populli opozitar është kundër kësaj qeverie dhe do përdorë  të gjitha metodat e kësaj mosbindjes civile dhe do shpallë moton në këtë protestë.  Kërpudha nuk është problem,  Rama është kërpudha më toksike e planetit.

Policia ka dhënë vetëm dy orë leje për të protestuar, por  Sali Berisha  la të kuptohet  se ka plane të tjera për  kohëzgjatjen e tubimit.

BERISHA: Policia mos të provokojë popullin opozitar, protesta do të zgjasë sa të dojë  populli opozitar, mjerë kush prek protestuesit.

Ketë herë Ilir Meta dhe Sali Berisha  do jenë bashkë. Në protestë janë ftuar edhe socialistët e zhgënjyer,  por poshtë zyrës së Edi Ramës nuk ka vend vetëm për një person.

BERISHA: Të gjithë janë ftuar në protestë veç Lulzim Bashës,  ai duhet të sqarojë akuzën e tij, hetimi vijon , nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë.

Protesta e 12 nëntorit konsiderohet  një test për drejtuesit e opozitës, të cilët duhet të tejkalojnë pjesëmarrjen e  tubimit të mbajtur në  vapën e 7 korrikut.

Top Channel