Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira së fundmi arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Gerard Pique për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Thuhet se për të pranuar që fëmijët e tij të shkonin për të jetuar në SHBA, këngëtarja duhej të hiqte dorë nga shtëpia ku besohet se ish-futbollisti do të jetojë me të dashurën e tij të re.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop së fundmi ka bashkëpunuar në një fushatë të Burberry, ku imazh është vet ajo.

Por, një detaj i vogël ka tërhoqur vëmendjen e fansave të artistes. Në videon e reklamës, të cilën vetë Shakira e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shihet me një veshje luksoze dhe si aksesorë ka një çantë dhe unazë, ku kjo e fundit është ajo që ka tërhequr vëmendjen.

Është një unazë e madhe diamanti ku mbi të është shkruar fjala “LOVE” e përkthyer dashuri. Disa përdorues theksuan se mund të jetë një mesazh dashurie për veten, ndërsa të tjerë kanë hamendësuar se mund të jetë një aluzion kundër ish-partnerit të saj, Gerard Pique, që nuk dinte ta vlerësonte dashurinë e saj.

Ndërkohë, përdorues të tjerë të internetit konsiderojnë se është thjesht një objekt më shumë i promovimit të markës. Rikujtojmë, se pak ditë më parë këngëtarja publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Monotonia” në bashkëpunim me artistin Ozuna.

Kjo këngë duket se i është dedikuar Pique-s pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë. Ndërkaq, në jetën e Shakira-s ka filluar të mbizotërojë qetësia, pasi babai i saj tashmë është në shtëpi pasi ka qenë i shtruar në spital dhe ka qëndruar për shumë ditë.

Top Channel