Isli Islami si John Travolta! Sjell në “DWTS” një nga skenat më të famshme të kërcimit në historinë e kinemasë

11/11/2022 23:14

Një nga skenat më të famshme të kërcimit në historinë e kinemasë është ajo e filmit Pulp Fiction, ku Uma Thurman dhe John Travolta kërcejnë zbathur.

Këtë moment, Isli Islami e solli sonte në skenën e “Dancing With the Stars”, në natën dedikuar filmit.

Isli dhe Ledia kërcyen një ‘jive’ shumë ritmik.

“Nga fundi ra intensiteti që ti kishe në fillim. E mbarove mirë, por kishte jive me pak motive popullore, por nuk është e keqe”, tha Kledi.

“Unë e shijova dhe më pëlqeu shumë, besoj se ky ishte kërcimi më i mirë deri tani”, tha Dalina.

“Performanca shkoi mirë, por në disa momente duken hapat jo të rehatshëm, por më pas e kap veten”, u shpreh Valbona.

Nëse Isli dhe Ledia ju pëlqyen me këtë kërcim nga një prej filmave më të njohur të kinemasë, atëherë dërgoni mesazh me tekst: VIP 13 nga Shqipëria dhe Kosova.

Top Channel