‘Doktorët më thanë se isha tepër e shëndoshë për të lindur trinjakë dhe më sugjeruan t’i dështoja’ (fotot)

11/11/2022 16:39

Britanikja Ange thotë se gjithmonë ka qenë me masë të madhe trupore, por ishte skandalizuar kur teksa ishte shtatzënë, doktorët e pyetën nëse donte të ndërpriste shtatzaninë e një ose dy bebeve prej shqetësimeve për peshën e saj.

Teksa pesha e saj i afrohej 130 kg Ange e njihte mirë paragjykimin që vjen me masën e saj dhe gjykimet gjatë fazave të shtatzanisë.

Ajo ka lindur bijën e saj në vitin 2016 ndërsa në fillim të këtij viti çuditërisht zbuloi se ishte shtatzënë me trinjakë në moshën 38 vjeçare.

Por ajo thotë doktorët, prej shqetësimit i ofruan të vrisnin një ose dy nga bebet e saj, çka e kishte lënë gruan të skandalizuar.

“Gjithmonë kam qenë një person i shëndoshë, edhe pse jam e shëndetshme dhe shkoj në palestër”.

Ajo tregon se kur ishte shtatzënë me të bijën në moshën 31 vjeçare në 2015 Ange, nga Somerset, në jugperëndim të Britanisë nuk besonte se ishte e shëndoshë, por përsëri doktorët i kishin deklaruar se “me këtë peshë ti nuk duhet të lindësh fëmijë”.

“Ata flisnin gjithë kohën për rrezikun e diabetit, tensionin e lartë të gjakut dhe probleme të tjera të lidhura me peshën time, ishte e tmerrshme”.

Por Ange kaloi një shtatezani e lindje te përkryer, pa krijuar asnjë nga problemet e përmendura nga doktorët teksa lindi Dottie në shkurt 2016.

Ange adhuronte të qenit nënë me bashkëshortin e saj Chris, të cilët nisën të tentonin për një tjetër fëmijë në 2019.

“Dottie u rrit dhe nisi të më kërkonte se kur do të bëhej motër e madhe, dhe unë çdo muaj lutesha për një tjetër fëmijë, por pas dy vjet tentativash shpresat po shuheshin”.

Por fati kishte të tjera gjëra në pritje.

Në fillim të janarit të këtij viti, në një ditëlindje nisa të mos ndjehem mirë, kisha të përziera, kur shkova në shtëpi nuk duroja dot as parfumin dhe pas-rrojën e burrit që dukej sikur më digjnin fytin”.

“Por Chris u mendua një moment dhe tha, ‘Ke nevojë për një test shtatzanie.'”

Dyshimet u vërtetuan dhe Ange u lumturua kur kuptoi se duhet të kishte mbetur shtatzënë rreth kohës së Krishtlindjeve.

Ndersa kur zbuloi se priste trinjakë pas surprizës fillestare, Angie thotë se doktorët flisnin vetëm sesa e rrezikshme mund të ishte kjo.

Pa shumë shqetësim ata e kishin pyetur: “A deshiron të eliminojmë një ose dy nga bebet?'”

“Unë u përgjigja: ‘Absolutisht jo!’ dhe më pas zemërohesha shumë kur ma përmendnin përsëri. ‘Ju thashë se njëherë jo, nuk do të vras asnjë nga këta fëmijë”, ishte përgjigjur gruaja.

Dhe ashtu si me Dottie, Ange kaloi një shtatzani të qetë e pa probleme.

“Që në sekondën e parë që i pashë u përfshiva nga dashuria, ata ishin të përkryer,” thotë nëna e katër fëmijëve.

Që kur i solli ata në shtëpi, jeta e Angie ka pasur shumë të papritura, si dhe për bashkëshortin  Chris.

“Nuk na qëllon të flemë shumë gjumë, por nuk ka problem, ne kujdesemi për ta dhe Dottie gjithashtu. Nuk ka problem që një njeri i shëndoshë të bëhet nënë, pasi siç e zbuloi dhe Dottie, ëndrrat mund të bëhen realitet”.

FOTO GALERI
1/5
Ange e njihte mirë paragjykimin që vjen me masën e saj dhe gjykimet gjatë fazave të shtatzanisë.

Top Channel