Video/ Majmuni çapkën tenton të ekspozojë gjoksin e modeles që ‘e përkëdhelte’, e godet me shuplakë kur ajo e ndalon (fotot)

11/11/2022 15:24

Një majmun “çapkën” është përpjekur me të gjitha mënyrat të ekspozojë gjoksin e një modeleje në kopshtin indonezian të Bali duke tentuar t’i ulte veshjen e sipërme.

Në videon virale në rrjet shihet modelja peruane Paula Manzanal, 28 vjeçe, e cila pozon për foto pranë majmunit në parkun e pyllit Ubud – por kafsha e çuditshme zgjat dorën dhe përpiqet t’i ulë veshjen e saj të lirshme, me të cilën mbulonte pjesët e sipërme private.

Manzanal, e cila ka fituar Miss Peru në vitin 2014, shikon nga afër majmunin dhe përpiqet të largojë duart e tij nga gjoksi i saj.

Por majmuni këmbëngulës, i species makake bisht-gjatë, e godet me dorë në fytyrë Manzanal kur ajo përpiqet të ndalojë kafshën që kërkon ta zhveshë.
Manzanal shihet më pas duke buzëqeshur e habitur ndaj majmunit, teksa postonte në rrjetet sociale videon me komentin: “Unë vetëm nuk doja që të më prekte”.

Manzanal, e cila tani jeton në Barcelona, ka një djalë katër-vjeçar me prezantuesin Jordan Davies.

Çifti ishin ndarë para lindjes së Valentino në 2018 dhe Manzanal shkruante për historinë në Instagram asokohe: “I kërkova Zotit një burrë që të më donte përgjithmonë, por ai më dha një djalë”.

Modelja postoi videon për 2.1 milionë ndjekësit e saj në TikTok.

Majmunët afrohen shpesh me turistët në parqet natyrore, sidomos me femrat, të cilave kanë tentuar t’i vjedhin ushqim ose sende me vlerë.

Në parkun e Bali jetojnë rreth 600 majmunë makake, të cilët lëkunden në lianet e pemëve të gjata të arrëmyshkut, rreth tempullit të famshëm Pura Bukit Sari.

Ata kalojnë shumicën e kohës duke ndërvepruar me vizitorët, duke u vjedhur syze dielli, shishe uji, duke u kërcuar në shpatulla ose duke i tërhequr nga rrobat.

FOTO GALERI
1/5
Një majmun “çapkën” është përpjekur me të gjitha mënyrat të ekspozojë gjoksin e një modeleje në kopshtin indonezian të Bali

Top Channel