Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi drejt Kryeministrisë
Katër ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave janë zbuluar në Krujë.
Në pranga ka rënë vëllai i pronarit të këtyre ambienteve, shtetasi me iniciale H.H., i cili kujdesej për ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim.
Top Channel