Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë këtë të shtunë në Westminster Bridge, afër parlamentit.
Katër ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave janë zbuluar në Krujë.
Ambasada e SHBA në Tiranë, i kërkon qytetarëve të saj në kryeqytet të mbajnë një profil të ulët gjatë ditës së sotme, ndërsa pritet të zhvillohet protesta e opozitës.
Katër persona që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës janë vënë në pranga.
Dsmat kanë gjithnjë e më pak rregulla të modës sesa në dekadat e kaluara, gjë që mund të jetë e mrekullueshme, por gjithashtu i bën gjërat pak më të komplikuara.
Aktori Alec Baldwin ka ngritur një padi në Kaliforni kundër disa individëve të lidhur me filmin “Rust”. Aktori paraqiti një ankesë kundër armaturës së prodhimit Hannah Gutierrez Reed, ndihmës regjisorit David Halls, ndihmësit të armaturës Seth Kenney, dyqanit të furnizimit me armë dhe municione.
Zyrtarët ukrainas thanë të premten se flamujt ukrainas po valviteshin “në masë dhe kudo”, në vazhdën e tërheqjes së Rusisë nga rajoni jugor i Khersonit, një nga katër rajonet në Ukrainë që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në shtator.
Një pjesë e opozitës do të bashkohet këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në protestën e dytë kombëtare të thirrur nga Sali Berisha.
Dy vëllezër nga Skrapari janë arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Capitol, në një përpjekje për të bllokuar një thirrje që i kërkon atij të dëshmojë.
Një lajm shumë i mirë për José Mourinhon dhe Romën e sidomos për përfaqësuesen e Argjentinës.
Pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.
Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të raportojë rezultatet e fletëvotimeve të hedhura në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve, duke ofruar të dhëna nëse republikanët mund të kenë më shumë vota se demokratët në garat kritike për Senatin dhe guvernatorin.
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot me vranësira, shoqëruar me reshje të pakta shiu ne jug dhe juglindje.
Aktoro Gent Hazizi la në mes garën e Dancing with the Stars pas votave të jurisë dhe publikut.
Në memorien e të gjithëve është fiksuar momenti kur Timo Flloko reciton “Anës lumenjve” tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”.
Sharmi dhe bukuria e Julia Roberts në filmin “Pretty Woman” bëri që njerëzit ta besonin vërtet fabulën e Hirushes, të cilën e risolli më së miri në kërcim Julka Gramo.
Megi Pojani risolli sonte në “DWTS” kërcimin e aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”, një ndër skenat më erotike dhe padyshim sekuenca më ikonike.
Jo rastësisht musical-i “Moulin Rouge” është klasifikuar si një ndër filmat më romantik i të gjitha kohërave, atmosferë të cilën Elhaisa e solli më së miri në DWTS.
Një nga skenat më të famshme të kërcimit në historinë e kinemasë është ajo e filmit Pulp Fiction, ku Uma Thurman dhe John Travolta kërcejnë zbathur.
“Dancing With The Stars” sonte është shndërruar në një shesh xhirimi i disa prej filmave më të suksesshëm të huaj dhe shqiptarë.
Dalina Buzin rrallë herë e shohim teksa emocionohet në ekran.
Arbër Çepani solli sonte në skenën magjike të Dancing With The Stars Romën e viteve 60’ me një Salsa.
Drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi erdhi sot si “Mbretëresha e Dëborës” në “Dancing With the Stars”.
Dy gra të cilat kishin fshehur kokainë në paruket e tyre dhe pjesë të tjera të trupit ranë në pranga pas kontrollit të policisë në aeroporte të ndryshme të Kolumbisë.
Me një kërcim Swing dhe një improvizim shkëputur nga filmi “The Mask”, Salsano Rrapi këtë herë “zhgënjeu” për mirë jurinë e Dancing With The Stars.
Katar është vendi pritës i Kupës së Botës 2022 dhe duke qenë organizator këtij kompeticion, përfaqësuesja e tij është kualifikuar automatikisht në fazën finale.
Sara dhe Luixhino erdhën me një Charleston në këtë natë të “Dancing with the Stars”, ku pavarësisht problemeve që patën u vlerësuan nga juria.
Është pritur me debate të forta qëndrimi i jurisë ndaj grupit “Zap” natën e shkuar në Dancing With the Stars.
Ndarja në dy grupe mes konkurrentëve të “Dancing With the Stars” është shoqëruar me hatërmbetje dhe kritika të shumta mes VIP-ave.
Kursat Yildirim, i cili fitoi së fundmi llotarinë kombëtare 10 milionë euro, rezulton se është një shkelës me precedentë, dhe se bleu një Ferrari të re menjëherë pas fitores, pasi u nda me të dashurën e vjetër edhe pse i kishte premtuar se do t’i blinte “gjithçka kishte dëshiruar”.
Sven Ulreich ka rinovuar kontratën me Bayern Munich.
Autoritetet ukrainase po fillojnë punën e vështirë për rindërtimin e territoreve të çliruara së fundmi në kundërsulmin e tyre jugor.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent për ndryshimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, i cili po shkakton debate të shumta në opinion, por edhe një krizë politike në Malin e Zi.
Kampionët e Europës do të vijnë me formacionin më të mirë të mërkurën në Tiranë, ku do të përballen me kombëtaren shqiptare të futbollit në një ndeshje miqësore.
I skualifikuar për doping deri më 5 dhjetor, Keita Balde nuk mori një ftesë për në Kupën e Botës Katar 2022, megjithatë vendimi ishte i pritshëm për sulmuesin që luan me Spartakun e Moskës në Rusi.
Drejtoria për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, ka ndarë subvencione për qytetarët me sëmundje kronike.
Keith Farmer, i lindur në Irlandën e Veriut dhe katër herë fitues në kampionatin britanik të motoçiklizmit, ka vdekur papritur në moshën 35 vjeçare.
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.
Eurozona dhe shumica e vendeve të BE-së do të shkojnë drejt një recesioni ekonomik në tremujorin e fundit të vitit 2022, sipas një parashikimi të zymtë të Komisionit Evropian.
Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira së fundmi arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Gerard Pique për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Tri ditë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, mbetet e paqartë se kush do të ketë kontrollin e Senatit.
Fiks Fare solli histori të dy qytetarëve të cilët prej vitesh trajtoheshin me KEMP me diagnoza të ndryshme.
Shqipëria dhe Italia do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 16 nëntor në “Air Albania”.
Flamuri ukrainas u valëvit sërish në Kherosn pas 8 muajve luftime intensive, një pikë kthese në zhvillimin e luftës, dhe arritja më e madhe për Ukrainasit deri më tani.
Adoleshentët po jetojnë një kohë të çuditshme, plot ankth, ndjenja vetmie, pasigurie dhe refuzimi.
22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit nga 513 testime të kryera.
Ditën e nesërme është paralajmëruar se do të mbahet protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa policia ka njoftuar se do të bllokojë disa akse rrugore me qëllim ruajtjen e rendit.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Katar për Kupën e Botës.
Për shkak të ankesës së një nxënësi dhe prindërve të tij në shkollën e mesme Partizani për sjellje jo etike të mësueses së fizikës, ndaj saj që në vitin 2018 nisi një hetim i pavarur me një grup pune nga drejtoria rajonale arsimore dhe avokati i popullit, që nxori në pah edhe incidente të tjera të raportuara nga nxënës për ushtrim presioni në olimpiada.
Varfëria po shtyn shqiptarët që ti drejtohen punëve të paligjshme.
Nigel Farage, njeriu që udhëhoqi fushatën për daljen e Anglisë nga BE, tashmë prezantues në stacionit GBNews heq dorë për momentin duke u marrë vetëm me shqiptarët.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve të kryera në të kaluarën, por nuk do të bëjë lëshime që do të thellonin ndarjet në vija etnike.
Seanca maratonë për buxhetin e shtetit nuk pati vëmendjen te çështja me interes për taksapaguesit shqiptarë se si do të shpenzohen paratë e tyre por ngjasoi si një sherr armiqsh të përbetuar.
Jo vetëm para droge, por në Shqipëri dyshohet edhe pastrimi i parave nëpërmjet të ardhurat të jashtëligjshme nga call-centerat.
Koncesioni 1.3 miliardë euro i rrugës Thumanë-Kashar nisi me një ofertë të pakërkuar.
Modelja transgjinore Nikita Dragun thotë se është shokuar pasi u mbajt në burgun e burrave pas arrestimit dje në Miami, SHBA, para se të lirohej më vonë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike më 11 nëntor, pak para samitit të G20-ës, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Indonezi.
Milani nuk humb kohë dhe gjen menjëherë Administratorin e ri.
Figura më e njohur e të djathtës politikë në Francë, Marine Le Pen tha sot se presidenti Emmanuel Macron mbron “emigracionin ilegal masiv”, pas vendimit për të pritur 230 emigrantët e evakuar nga anija humanitare Ocean Viking.
Kjo puntatë e Për’puthen nisi me rikthimin e Arbit në studio, pas, një periudhe pezullimi.
Nëntë njerëz, duke përfshirë dhe një kamariere të pafajshme u vranë barbarisht në një sulm të lidhur me kartelet e drogës në një bar në mbrëmë në Meksikës, me vrasësit që kishin lënë paralajmërime të shkruara për rivalët e tyre “zhdukuni nga këtu.”
Kanë dalë para gjykatës në Greqi tre personat e akuzuar si autorë të vrasjes dhe groposjes së një 31-vjeçari shqiptar në plazhin Kartela.
Nuk ka performuar në skenën e “The Metropolitan Opera” por ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve në premierën e “Rigoletto” në New York.
Taylor Parker është dënuar me vdekje nga juria e Teksasit, pas arrestimit muajin e kaluar për vrasjen e shoqes së saj shtatzënë.
Një degë e një kompanie transfertash bankare se është grabitur këtë pasdite në Divjakë.
Urdhri katolik Spiritan ka pranuar dëmshpërblime prej €5 milionë që prej vitit 2004 për raste abuzimesh që datonin dekada më parë.
Komenti i aktores hollivudiane Christina Ricci se ajo ndan shtratin me djalin e saj 8-vjeçar u bë lajm ndërkombëtar muajin e kaluar.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtëm dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Shefi i shtabit të Forcave Ajrore amerikane paralajmëron se ushtria amerikane duhet të ndryshojë nëse dëshiron të ruajë avantazhin përballë Kinës dhe Rusisë.
SHBA planifikon të blejë 100,000 fishekë municionesh artilerie nga prodhuesit e armëve koreano-jugore për t’ia ofruar Ukrainës.
Një oficer policie në Koren e Jugut që po hetohej për shtypjen tragjike të natës së Halloween në Seul, është gjetur i vdekur në shtëpi, në një vetëvrasje të dyshuar.
Njerëzimi i është gëzuar aromës së karafilave prej të paktën 2000 vitesh. Vendlindja e karafilave nuk është e saktë, por ekspertët besojnë se ato kanë çelur si fillim në vendet e Mesdheut.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është gati t’ia shtrijë dorën Serbisë dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, nëse ata janë të gatshëm të çlirojnë grushtin.
Ballafaqimi me të kaluarën është parakusht për paqen afatgjatë, është shprehur presidentja Vjosa Osmani në Forumin e Paqes në Paris.
Zyrtarët ukrainas po festojnë çlirimin e qytetit Kherson dhe bregut perëndimor të rajonit nga forcat ruse pas rreth 9 muajsh luftë.
Bombardimet në Mykolayiv të Ukrainës lanë të paktën gjashtë të vrarë ditën e sotme.
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
Tyson Fury me sa duket i ka rënë në sy të aktorit të mirënjohur, Sylvester Stallone.
Dëllinja është një nga pemët me shtat mesatar më të rritura në Evropë dhe veçanërisht në Shqipëri.
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka zyrtarizuar më në fund listën me 26 lojtarët e thirrur pre jtij për Botërorin “Katar 2022”.
Britanikja Ange thotë se gjithmonë ka qenë me masë të madhe trupore, por ishte skandalizuar kur teksa ishte shtatzënë, doktorët e pyetën nëse donte të ndërpriste shtatzaninë e një ose dy bebeve prej shqetësimeve për peshën e saj.
Ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, i është konfirmuar dënimi me dhjetë vjet burgim për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ushtria ukrainase ka mundur tashmë të hyjë në qytetin e Khersonit, pas tërheqjes së Rusisë.
Presidenti Joe Biden mbërriti sot në Egjipt, ku do të marrë pjesë në punimet e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike.
Zyrtarët zgjedhorë në Arizona dhe Nevada po vazhdojnë të premten të numërojnë qindra-mijëra fletë votimi që mund të përcaktojnë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara, një proces që sipas tyre mund të zgjasë për ditë të tëra.
Me përfundimin e javës së 14-të të La Ligas, prestigjiozja spanjolle Marca u ka bërë një analizë të futbollistëve apo trajnerëve që kanë spikatur më shumë deri në këtë pikë të kampionatit.
Trashëgimtarja e njohur Paris Hilton u shndërrua sërish në një ‘nuse përrallore’ për të promovuar në Instagram parfumin e saj të 29-të të quajtur “Love Rush”.
Vitin e kaluar gjykatat në Britani urdhëruan sundimtarin e Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum të paguante më shumë se 1 miliardë paundë për mbylljen e divorcit me ish-gruan, Princeshën Haya bint al-Hussein, në një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të divorceve në botë.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, të cilët u plagosën ditën e sotme, tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë në kombin ishullor të Tongës, i cili u nje në të gjithë Tongën, shkaktoi një paralajmërim për cunami.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti me një ish punonjës të bashkisë.
Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimin e naftës dhe benzinës këtë të premte.
Kombëtarja shqiptare e U21 do të zhvilloj-ë në nëntor edhe dy ndeshje të tjera test, ndaj San Marinos dhe Malin e Zi.
Një 27-vjeçar i identifikuar si Abaz Mamo është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Një majmun “çapkën” është përpjekur me të gjitha mënyrat të ekspozojë gjoksin e një modeleje në kopshtin indonezian të Bali duke tentuar t’i ulte veshjen e sipërme.
Në prag të protestës së dytë kombëtare të thirrur nga opozita skenarët e protestës po mbahen sekret nga organizatorët.
Dorëheqja masive e serbëve i la të zbrazëta institucionet në komunat veriore të vendit.
Nën argumentin e kundërshtimit të projektit të Portit të Durrësit, Partia Demokratike ka animuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen që shteti shqiptar ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik.