E shtunë, 02 Maj 2026
19:20
Kosova, 10 vjet në UEFA/ Vëllazërore speciale mes veteranëve kuqezi me ata dardanë

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që organizohen me rastin e 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA.

19:08
PSG kursen yjet për Championsin/ Ndalet në shtëpi nga Lorient, por kreu nuk rrezikohet

PSG barazoi sot me Lorient me shifrat 2-2, në një ndeshje ku me siguri mendja ishte më së shumti tek beteja e mesjavës kundër Bayern Munchen, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

18:57
Formula 1/ ‘Dopietë’ e McLaren në Garën Sprint Miami me Norris e Piastrin, në podium edhe Leclerc

McLaren dominoi Garën Sprint në Çmimin e Madh të Miamit në Botërorin e Formula 1 me Lando Norris dhe Oscar Piastrin që vendosën diktatin e tyre në pistën amerikane.

18:49
“Mami e ka vuajtur qëndrimin tim në BBV”/ Miri i përlotur në “S’e Luan Topi”: E vështirë, akuzat ishin të rënda

Një nga finalistët e “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për situatën në familjen e tij gjatë eksperiencës në program.

18:32
SHBA paralajmëron sërish kompanitë detare për Ngushticën e Hormuzit: Nëse i paguani tarifa Iranit do të sanksionoheni

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar kompanitë e transportit detar se mund të përballen me sanksione nëse paguajnë tarifa ndaj Iranit për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe globale për transportin e naftës dhe mallrave.

18:26
Renditja e Kategorisë Superiore/ Kreu nuk ndryshon, Teuta “zhytet” në garën për mbijetesë

Kategoria Superiore vazhdon të dhurojë surpriza në këto javë të mbetura të sezonit të rregullt. Java e 34 e zhvilluar e gjitha këtë të shtunë me ndeshjet që u luajtën në të njëjtën orë regjistroi rezultate vërtet të habitshme ku sërish ato që vunë diktatin e tyre ishin skuadrat që luftojnë për mbijetesë

18:22
Fitore me “telekomandë” në Superiore, skuadrat e mbijetesës bëjnë “namin”, ashtu siç e parashikuan kompanitë e basteve

Kampionati shqiptar prodhoi një nga javët më të parashikueshme të viteve të fundit. Dhe nuk fituan ekipet kryesuese, por fituan të gjitha skuadrat e fundit të tabelës përballë ekipeve pretendente.

18:09
Vllaznia ndalet sërish, Bylisi mposht shkodranët dhe ruan trendin “unik” të Superiores

Vllaznia vijon me rezultatet me luhatje dhe këtë herë është ndalur edhe në shtëpi nga Bylisi, që nuk e prishi aspak trendin “unik” të kampionatit tonë, ku prej javësh ekipet e vogla mposhtin të mëdhatë.

18:09
Aksident i trefishtë në Shkodër, një i vdekur dhe disa të plagosur nga përplasja e rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, me pasoja në jetë njerëzish.

18:05
E vendos dopieta e Malomos, Dinamo likuidon Egnatian dhe “i lë targën” Partizanit

Fitore e pastër e Dinamos në ndeshjen e sotme në “Air Albania”, që zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të Malomos në harkun e 5 minutave.

18:03
Gjashtë gola në Vorë, vendësit mundin Elbasanin kryesues të Kategorisë Superiore

Pesë gola të shënuar në Vorë, në betejën kundër kryesuesve të Elbasanit. Shënoi Vora me Dakën që në minutën e 4-t, teksa barazimi i verdhebluve ndodhi në të 47-ën me Boye.

17:57
Fitore “e florinjtë” e Tiranës, bardheblutë triumfojnë me Teutën dhe e fusin në vallen e mbijetesës

Një fitore plot mund ka arritur të marrë Tirana në Durrës përballë Teutës. Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe me plot raste që në start.

17:55
Rezoluta për Kosovën, ekspertja: Sinjal i fuqishëm politik edhe për të gjithë Ballkanin 

Kosova mori një mbështetje shumë të madhe politike në përpjekjen e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri me ndërhyrjen në 1999 u kthye në faktorin vendimtar për fundin e luftës.

17:55
Partizani nuk del nga “terri”, Flamurtari e kthen në lojë fëmijësh në “Arenën e Demave”

As shkarkimi i trajnerit nuk e shëron Partizanin, që është mposhtur bindshëm 1-4 nga Flamurtari në stadiumin “Arena e Demave”.

17:40
Ish-shefi i kuzhinës së Cristiano Ronaldos zbulon sekretet e dietës së yllit portugez për ruajtjen e formës perfekte

Portugezi vazhdon të garojë në nivelin më të lartë edhe në moshën 41-vjeçare, duke ruajtur një përqindje mbresëlënëse të ulët të yndyrës trupore dhe një fizik që të kujton një atlet shumë më të ri.

17:35
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në gjendje kritike për jetën, burgu ka ndikuar negativisht në shëndetin e saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Nargis Mohammadi, është shtruar në gjendje kritike në një spital në Iran pas një përkeqësimi të rëndë të gjendjes së saj shëndetësore, njoftoi fondacioni i familjes së saj.

17:29
Bayern Munchen me mendjen te gjysmëfinalja kundër PSG, ndalet nga vendi i fundit në kampionat

Bayern Munchen, që e ka mbyllur prej kohësh çështjen e fitimit të titullit, është ndalur ditën e sotme nga vendi i fundit i Heidenheim me shifrat 3-3.

17:24
Serie A/ Vendosin Ehizibue dhe Kristensen, Udinese rigjen fitoren, mposht Torinon

Java e 35 e Serie A hapet me suksesin e Udineses ndaj Torinos. Në Bluenergy Stadium skuadra friulane iu imponua asaj granata duke e mundur me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje.

17:23
Jannik Sinner vijon me rekordet, tenisti më i ri që ka arritur në të gjitha finalet e Turneve Masters

Libri i rekordeve të Jannik Sinner përditësohet vazhdimisht për shkak të fitoreve të shumta të numrit 1 të botës. Tenisti italian është kualifikuar për në finalen e Turneut Masters të Madridit pasi mposhti në gjysmëfinale Arthur Fils, duke u bërë lojtari i katërt dhe më i riu në moshë në të gjithë historinë e këtij sporti që prek finalen në të gjithë Turnetë Masters 1000.

17:23
“E shiti veten në burg”, Salianji i përgjigjet Berishës: Plaku i lumtur në azilin e Ramës, unë bëj burg, ti bën lekë

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se ai e shiti veten në burg dhe se shkoi në krahun e kundërshtarit.

17:19
Video/ Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës

Arbër Hoxha ka gjetur sërish golin në kampionatin kroat, ku aktivizohet me skuadrën e Dinamos së Zagrebit.

17:01
Kriza e naftës “pushton” botën, Kina gjen zgjidhjen duke rivalizuar Perëndimin: Makinat elektrike do të dominojnë tregun

Prodhuesit kinezë të makinave elektrike po përshpejtojnë zgjerimin global dhe inovacionin teknologjik, duke synuar të dominojnë industrinë automobilistike të shekullit të 21-të, ndërsa rritja e çmimeve të naftës dhe tensionet gjeopolitike po i japin shtysë kërkesës për alternativa elektrike.

16:54
Merr fund “makthi” për Mirlind Dakun/ Sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Rusi, asistin ia jep Gripshi

Pas një periudhe të vështirë të penguar nga problemet fizike, Mirlind Daku është kthyer ditën e sotme te goli me skuadrën e Rubin Kazan.

16:45
Një nga zonat më të fortifikuara në Ukrainë po bie, Rusia vijon të përparojë në territoret ukrainase

Trupat ruse po i afrohen qytetit strategjik të Kostiantynivkës në rajonin e Donetskut, duke u përpjekur të krijojnë një pikëmbështetje në periferi të një prej zonave më të fortifikuara të Ukrainës.

16:30
Australia “zhduk” kancerin e qafës së mitrës: Asnjë rast i ri për femrat nën 25 vjeç

Australia është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga vendet e para në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës si problem i shëndetit publik.

16:15
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin kufizimet ajrore të vendosura pas sulmeve iraniane, fluturimet pritet të nisin normalisht

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr “të gjitha masat paraprake” në trafikun ajror gjatë sulmeve iraniane ndaj vendit, thuhet në një deklaratë nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil.

16:00
Policia fut “në rrjetë” Elbasanin, Librazhdin dhe Përrenjasin, zbardhen detajet e operacionit antidrogë

Polica ka zbardhur detajet e operacionit të koduar “Grupi”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

15:58
Delfinë “kamikazë”, plani i Iranit: Do t’i “armatosim” me mina për të sulmuar anijet amerikane

Irani po kërkon një zgjidhje për të “thyer” bllokadën detare amerikane të porteve të tij, pasi rrugët alternative janë të pamjaftueshme dhe rreziku i një krize në spirale e ka ndarë sistemin politik të Teheranit, midis të moderuarve si Presidenti Masoud Pesekian dhe atyre të vijës së ashpër, përfshirë Saeed Jalili, një ish-kandidat presidencial i cili udhëheq fraksionin më konservator të Iranit.

15:50
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, 600 personalitete të drejtësisë mblidhen për sesionin hapës të forumit që mbahet në 2027, zbardhet agjenda

Për tre ditë Shqipëria do kthehet në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare.

15:47
Fitore e pastër me Ipswich, Anis Mehmeti ngjitet në Premier League për sezonin e ri

Sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti në sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Premier League.

15:34
Vodhi një motomjet në Vlorë/ 20-vjeçari bie në pranga, i gjendet edhe një dorezë metalike grushti

Një vjedhje jo e suksesshme i ka kushtuar lirinë një 20-vjeçari në Vlorë. I riu me iniciale V. M. pati vjedhur një motomjet gjatë mesditës, por ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë të mundur arrestimin e tij.

15:21
Rriten çmimet në Durrës, të huajt blejnë apartamente, për vendasit shtëpia po bëhet e paarritshme

Bregdeti po tërheq gjithnjë e më shumë blerës në Gjirin e Durrësit, por ndërsa apartamentet e reja shtohen e bashkë me to dhe çmimet, për familjet shqiptare ëndrra për një shtëpi po bëhet gjithnjë e më e largët.

15:20
NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

Mexico City po fundoset me rreth 25 centimetra në vit, tregojnë të dhënat e reja satelitore të NASA-s.

15:10
“SHBA na vodhi retë”, deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu

Një ligjvënes irakian ka dalë me një pretendim të pazakontë, i cili nuk vonoi që të bëhej viral në rrjet: Abdullah Al-Kaikhani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për “vjedhjen e reve” në Lindjen e Mesme.

15:08
I shiti një të riu kanabis, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat “Shqiponja” për shkak se tregtonte lëndë të dyshuar kanabis. I riu me iniciale A. H. (H) ka rënë në pranga, teksa një tjetër shtetas është proceduar në gjendje të lirë, pasi bleu një sasi të vogël kanabisi nga 27-vjeçari.

14:59
Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre.

14:51
“Ai 16-vjeçari është më i mirë se unë”, shoku i Ronaldinhos kujton çfarë thoshte braziliani për Messin në kulmin e tij

47 tituj zyrtarë, golashënuesi më i produktiv i të gjitha kohërave, t8 Topa të Artë dhe një listë e gjatë arritjesh të tjera. Këto janë statistikat e Leo Messit deri më sot, në moshën 38 vjeç. Dhe ato do të bëhen edhe më astronomike pasi, për momentin, nuk ka lajme për daljen e tij në pension.

14:20
“Akt i turpshëm”, Berisha: Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin pse lejoi Erion Veliajn të operohej

Sali Berisha, teksa u përgjigjej pyetjeve të publikut që i ishin adresuar në rrjetet sociale, u ndal edhe te ndërhyrja kirurgjikale që bëri pak ditë më parë Erion Veliaj.

14:15
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës u mblodh ditën e sotme për të caktuar çmimet e reja të karburanteve, që kanë pasuar një ulje të lehtë. Nafta nga 208 lekë që shitej më parë, do të shitet dy lekë më pak.
Sa i përket benzinës, deri më sot shitej 185 lekë, ndërsa me vendimin e radhës pëson një ulje të lehtë me vetëm një lek.

14:11
Milan, na ishte njëherë spektakli…kur përmbyset bota kuqezi

Nga Milani i holandezëve tek ai i rezultateve minimale. Pas 40 vitesh, bota kuqezi është përmbysur teksa ka kaluar nga loja spektakolare dhe plot me suksese e gola e Milanit të Sacchit te loja rezultatiste e Allegrit.

14:06
Aritmetika e dyshimtë e basteve, kur koefiçientët godasin integritetin e Superiores, shihni kuotimet

Analiza e koeficienteve të ofruar nga kompanitë e basteve për javën e fundit të Abissnet Superiore, bazuar në dokumentin e siguruar, përbën provën më flagrante të një kampionati që ka dalë jashtë shinave të logjikës sportive.

13:40
Gara për shefat e shërbimeve në QSUT/ Përfundojnë intervistat për 9 shërbime, priten emrat zyrtarë nga Ministria

Përfundojnë intervistat e profesorëve të mjekësisë që duan të drejtojnë 9 shërbime të rëndësishme në QSUT pas vendeve që u liruan pasi drejtuesit e tyre mbushën moshën e pensionit dhe nuk mund të mbanin më këtë pozicion.

13:30
Sot ka festë në Himarë, eventet për hapjen e sezonit turistik vijojnë për disa ditë në gjithë bregdetin

Sezoni turistik ka startuar në Himarë, aty ku përgjatë kësaj të shtune janë parashikuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të kulmojnë me koncertin festiv në mbrëmje, ku do të performojnë Ronela Hajati dhe Elita 5.

13:20
Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka grabitur disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një argjendari.

13:17
Kylian Mbappe ‘bezdis’ tifozët e Real Madrid për…udhëtimet e tij

Tifozeria e Realit të Madridit është e bezdisur nga Kylian Mbappe. Për paraqitjet e tij të kohëve të fundit, por edhe për udhëtimet jashtë Madridit teksa është në periudhë rikuperimi nga dëmitimi i pësuar.

13:04
Rregullohet palestra e mundjes në Kukës, investimi i Federatës përmirëson kushtet për stërvitje

Sa herë që binte shi, palestra e mundjes në Kukës kthehej në një “moçal”, duke e bërë të vështirë stërvitjen për dhjetëra të rinj. Por kjo situatë tashmë i përket së shkuarës.

13:01
Gjirokastra do “aeroport”/ Fusha ajrore, alternativë më e lirë se aeroporti i ri, por kërkon investime për standardet

Gjirokastra rikthehet në vëmendje si një pikë me potencial real për zhvillimin e aviacionit civil në jug të vendit.

12:48
Gonzalo Higuain dhe fotoja në Miami që po “çmend” rrjetin: Është me të vërtetë argjentinasi apo është AI?

Është apo jo Higuain? Në orët e fundit është bërë virale në rrjetet sociale fotoja e një tifozi në krah të një personi që duket se është Gonzalo Higuain. Po përse është krijuar ky dyshim?

12:43
Abissnet Superiore në udhëkryq, anomali statistikore dhe hije dyshimi në Sprintin Final

Nga Endi Tufa

12:23
Inter, titulli në San Siro pas 37 vitesh, plani për festën zikaltër…

Ditën e dielë, Interi në rast fitoreje ndaj Parmës(por edhe nëse më parë Napoli e Milan nuk do të fitojnë) do të shpallet kampion i Italisë për herë të 21 në historinë e tij dhe do të kthehet ta festojë këtë titull në San Siro pas plot 37 vitesh.

12:08
Formula 1/ Valtteri Bottas rrëfen traumat dhe obsesionet: Nisa të mos haja, dukesha si një person i varur nga droga…

Valtteri Bottas, aktualisht piloti i Cadillac në Formula 1 mori guximin për t’u hapur si pak sportistë të elitës duke treguar së cfarë mbante përbrenda. Shëndeti mendor është një problem që mund të prekë edhe yjet e kampionatit më të ndjekur të garave automobilistike.

12:07
Dy javë hetime, goditet një tjetër rast prostitucioni në Durrës fshehur në apartament me qira, disa të arrestuar

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”.

12:03
“Kam ndarë dhomën e burgut me tim atë”, Spartak Ngjela flet për familjen në “Ftesë në 5”: Me motrën kishim konkurrencë, mamaja më thoshte…        

Avokati Spartak Ngjela i ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo foli për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij.

11:49
Tetë muaj hetime me metoda proaktive për goditjen e shpërndarëve të drogës, zbardhen detajet e operacionit ‘blic’ në Elbasan

Ka përfunduar operacioni i antidrogës në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme.

11:40
IDU miraton rezolutën për Shqipërinë, Berisha: Vendi në përkeqësim të ndjeshëm të standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke reflektuar denoncimet e PD mbi zhvillimet demokratike, proceset zgjedhore, funksionimin e shtetit të së drejtës në vend dhe ecurinë e procesit të integrimit europian.

11:28
“I ruajta një vend bosh në premierë”, Ema Andrea përlotet në “Goca dhe Gra”: Vëllai im i ndjerë është spektatori im i përhershëm…

Aktorja Ema Andrea mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” foli për lidhjen që kishte me vëllanë e saj të ndjerë, gazetarin sportiv, Enea Andrea.

11:21
“Si të bëj djalë?”… Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë

“A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne në Facebook, i cili vazhdon duke kërkuar këshilla se si edhe ajo të sigurohet që fëmija i radhës i saj të jetë djalë.

11:16
Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për lojëra fati, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

11:12
E ardhmja e Mohamed Salah, vendimi që pritet të vijë shumë shpejt

Mohamed Salah do të kthehet të luajë me Liverpoolin. është sfida e tij deri në fund të sezonit. Një dëmtim muskular bëri që të ndizen sirenat e alarmit.

11:05
Mori 270 mijë euro pas dorëzimit të kokainës dhe heroinës, arrestohet shqiptari në Itali, si ra në ‘duart’ e policisë

Policia e Milanos ka arrestuar një 27-vjeçar maroken dhe një 50-vjeçar shqiptar, të akuzuar për trafik droge, ku gjatë operacionit u sekuestruan mbi 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe heroinë.

10:53
“Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë”, vjen reagimi i parë i Berlinit pas tërheqjes së trupave amerikane me urdhër të Trump

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e përshkroi vendimin e SHBA-së për të tërhequr 5,000 ushtarë nga bazat e tyre në tokën gjermane si “të pritur” , duke përsëritur se forcat amerikane në Gjermani i shërbejnë edhe interesave të vetë SHBA-së në rajonin më të gjerë.

10:53
“Ia kam kushtuar babait tim”, preket Rovena Dilo në “Goca dhe Gra”: Kur fillova të fitoja para nga muzika në Greqi ai më thoshte…

Këngëtarja Rovena Dilo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ku rrëfeu udhëtimin e saj artistik si dhe lidhjen me babanë e saj të ndjerë.

10:48
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, tentoi t’i ikte policisë me vrap

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas mesnate, në lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

10:40
Operacion antidrogë në Elbasan, shoqërohen 26 persona, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. 

10:25
Sporti italian qan për Alex Zanardin, ndahet nga jeta gjigandi që jepte leksione për jetën

Sporti italian është në zi. U nda nga jeta në moshën 59 vjeçare ish piloti i Formula 1, Alex Zanardi, kampion dhe simbol i paralimpizmit. I lindur në vitin 1966 pas një aksidenti automobilistik në 2001 për shkak të të cilit iu prenë të dyja këmbet, Zanardi iu dedikua paraciklizmit duke fituar medalje të shumta në Lojërat Paralimpike të Londrës në 2012 dhe të Rio 2016.

10:18
Iu gjetën 1000 fara kanabisi në automjet, arrestohen në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë

Një 66-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi i janë gjetur plot 1 mijë fara kanabisi në automjetin e tij.

10:15
Trump lajmëroi tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, çfarë pasojash sjell lëvizja e presidentit për Evropën dhe NATO-n?

Konflikti midis Kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump po përshkallëzohet pasi Pentagoni i SHBA-së njoftoi të premten se do të tërheqë afërsisht 5,000 personel ushtarak amerikan nga Gjermania brenda një viti, ose afërsisht 15% të forcave të pranishme në vend.

10:03
Alessandro Bastoni, Barcelona ka gati planin B; Inter nuk heq dorë dhe pret ofertën e duhur

Alessandro Bastoni mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Në Spanjë thonë se mungon vetëm miratimi i Flick me trajnerin gjerman që po pret mbylljen e kampionatit dhe fitoren e titullit për t’u takuar me Drejtorin Sportiv Deco dhe për të nisur planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm e për të nisur ofensivën ndaj mbrojtësit të Interit.

10:00
Zelensky premton forcimin e mbrojtjes ajrore no Dnipro dhe Odessa, janë goditur më së shumti nga rusët në muajt e fundit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të forcojë mbrojtjen ajrore në Odessa dhe Dnipro, dy qytete të mëdha që kanë pësuar sulme të rënda ruse kohët e fundit.

09:48
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet e ardhshme dhe lajmëron se nuk do ofrojë më shërbim

Spirit Airlines ka filluar të mbyllë operacionet, duke anuluar fluturimet dhe duke mbyllur shërbimet ndaj klientit, sipas një deklarate në faqen e internetit kushtuar procedurave të falimentimit.

09:46
Serie A, mësuesi dhe nxënësi; Conte kundër Fabregas nën shenjën e Champions Leage dhe…Interit

Napoli për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, Como për të mos hequr dorë nga ëndrra për të qenë në Evropën e Madhe. Në sfond është Interi me një kampionat që duhet mbajtur hapur virtualisht.

09:36
Lufta me Iranin, SHBA i shet sisteme e armë ushtarake me vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

Departamenti i Shtetit njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e më shumë se 8.6 miliardë dollarëve në pajisje ushtarake për aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme: Izraelin, Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

09:13
Tragjike në Meksikë/ Autobusi i turistëve del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 11 persona, plagosen mbi 30 të tjerë

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 u plagosën të premten kur një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys në shtetin perëndimor meksikan të Nayarit.

08:58
“Kemi kapur disa anije dhe iu kemi marrë naftën”, Trump për Bllokadën në Hormuz: Jemi pak a shumë si piratë, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Marina Amerikane po vepron si “pirat” për të zbatuar bllokadën e porteve iraniane.

08:43
Analiza e CNN/ Aspekti më i çuditshëm i Luftës në Iran që po habit ekspertët, pse kjo krizë nuk i ka rritur aq shumë çmimet sa zakonisht?

Për dy muaj, narrativa ekonomike që rrethon luftën e Iranit është përmbledhur në një përfundim themelor: çmimet e naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm, duke përkeqësuar krizën dhe duke rritur rrezikun e rënies së ekonomisë amerikane në recesion.

08:24
“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

Presidenti amerikan tha se ekonomia amerikane mbetet në rrugën e rimëkëmbjes, pavarësisht presioneve të çmimeve të larta të energjisë.

08:06
“Ndoshta është më mirë të mos bëjmë marrëveshje me Iranin”, Trump: Mundet thjeshtë t’i shkatërrojmë ata nëse nuk…

Donald Trump njoftoi dje se armiqësive me Iranin iu erdhi fundi pas armëpushimit që filloi më 7 prill, duke u përpjekur të anashkalonte Kongresin, ndërsa deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të ishin “më mirë” nëse nuk do të arrihej një marrëveshje me Teheranin.

07:53
Gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër të Vlorës

Një person është gjetur pa jetë në në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e Vjetër, në Vlorë.

07:49
Vijon ofensiva e ushtrisë izraelite në Liban, 12 viktima dhe 25 të plagosur në 24 orë

12 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë të premten në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

07:35
Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar përplasjen e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz, teksa Pentagoni amerikan njoftoi se do të tërheqë rreth 5,000 trupa amerikane nga Gjermania gjatë një viti, ose rreth 15% të forcave që janë aktualisht të pranishme në vend.

07:22
A do të kualifikohet Irani në Kupën e Botës? Zbardhet data e vendimit përfundimtar në Zyrih, Italia shpreson

Një ditë pas deklaratave të Gianni Infantino-s, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e ardhshëm, detaje të reja kanë dalë në dritë.

07:10
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

07:00
Krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm, Ministritë e Brendshme të Britanisë dhe Shqipërisë: Bashkëpunim për arrestimin e grupeve serioze kriminale

Ministritë e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë bërë një deklaratë të përbashkët sa i përket bashkëpunimin mes dy vendeve për grupet e organizuara kriminale e emigracionin e paligjshëm.

02:18
Adli ndryshon mendje, do të luaj për Algjerinë: “Të vesh këtë fanellë do të jetë gjëja më madhështore për mua”

Mesfushori i Milanit, Yacine Adli, ka thyer heshtjen duke zyrtarizuar kthesën e madhe në karrierën e tij ndërkombëtare: ai dëshiron të përfaqësojë Algjerinë.

01:59
Venezia ngjitet në Serie A, Frosinone dhe Monza garojnë në 90-minutëshin e fundit për elitën e futbollit italian

Venezia është ngjitur tashmë në Serie A, ndërsa Palermo, Catanzaro, Modena dhe Juve Stabia e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” për ngjitjen në elitë.

01:49
Kaos në Arabinë Saudite: “Po bëjnë gjithçka që munden që Ronaldo të fitojë kampionatin”

Ajo që filloi si derbi përfundimtar i Ligës Profesionale Saudite përfundoi në një fushë beteje të paprecedentë.

01:36
Norris në “pole position” në Sprintin e Miami-t, Antonelli në rreshtin e parë në tentativën e fundit, zhgënjen Ferrari

Ferrari zhgënjeu në kualifikime, pas performancës premtuese të Leclerc në provat e lira.

01:21
Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë ndaj Pisas dhe bën “lëmsh” fundin e renditjes

Lecce ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Pisa-s në ‘Cetilar Arena’, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e dy skuadrave rivale për mbijetesë dhe duke i dërguar Pizën dhe Veronën në Serinë B.

01:03
Leeds mposht Burnleyn 3-1/ Broja e fillon nga stoli, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt

Elland Road u shndërrua në festë të kuqe dhe të verdhë të premten në mbrëmje.

E premte, 01 Maj 2026
23:22
Tjetër kryevepër, Bogdani dhe Rinaudo shpëtojnë Mantovan që e morën në vend të fundit

Erjon Bogdani bën një tjetër arritje të rëndësishme në futbollin italian. Ish-sulmuesi i shquar i Shqipërisë prej disa muajsh u angazhua te klubi i Mantovës në Serinë B italiane në rolin e bashkëpunëtorit të ngushrt të drejtorit sportiv Leandro Rinaudo.

23:00
Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie

Tashmë zyrtarisht Sali Berisha është në garë i vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

22:58
U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Do t’i drejtohem Gjykatës së Tiranës për pezullimin e procesit zgjedhor, SPAK-ut për hetim

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj.

22:57
Rrëzohet aeroplani në Teksas/ Humbin jetën të gjithë personat në bord, dyshimet e para mbi shkakun e tragjedisë

Një ngjarje e rëndë tronditi Teksasin këtë të premte, kur një aeroplan i vogël Cessna u rrëzua në një zonë të pyllëzuar, duke lënë të vdekur pesë personat që ndodheshin në bord.

22:45
Trump nisi tarifat për makinat në 25%, reagon BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm

Njoftimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rritur tarifat për makinat nga BE-ja tregon se SHBA-ja është një partner tregtar i pabesueshëm, tha sot Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare të Parlamentit Evropian.

22:38
“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je”, MC Kresha flet për “Goca dhe Gra”: Kam humbur shumë para sepse…

Reperi i mirënjohur MC Kresha ishte i ftuar sot në “Goca dhe Gra”, ku foli për frymëzimin e krijimtarisë së tij, si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.

22:16
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze për avionët, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Një incident i rëndë ndodhi në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së parë të një avioni TUI Boeing 737-8, të quajtur “Patra”, kur një shkallë lëvizëze u shemb në momentin mbi të cilën gazetarët dhe fotoreporterët ishin ngjitur për të mbuluar ngjarjen.

22:04
Plagosje me thikë në Vlorë/ 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës të llojit thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

21:59
Gimbo live në “Goca dhe Gra” zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është…

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, zbuloi në “Goca dhe Gra” detaje nga takimi i Selin Bollatit me mamanë e tij.

21:53
Prindërit diplomatë pjesë e skandalit, vret veten i riu që Epstein i la 5 milionë euro në testament

Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, u gjet i vdekur në Oslo, në një moment kur paralelisht po zhvillohet hetimi mbi kontaktet e dyshuara të familjes së tij me Jeffrey Epstein. Vdekja e tij ndodhi ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për prindërit e tij, dy diplomatë të njohur norvegjezë.

21:50
“SHBA nuk mbron dot bazat e saj”, Mojtaba Khamenei: Ata janë një ‘tigër letre’

Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ri kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa procesi i një marrëveshjeje të re të mundshme midis Uashingtonit dhe Teheranit mbetet i pasigurt.