‘Juventus, i plagosur dhe i zemëruar…’/ Massimiliano Allegri paralajmëron të tijët për përballjen me bardhezinjtë

31/10/2026 14:16

Me të njëjtat pikë dhe të njëjtën nevojë për të mos bërë hapa falsë; Napoli shkon në Torino për t’u përballur me një Juventus që është ndryshe nga sa po paraqitet në këto ditë. Trajneri Massimiliano Allegri lë mënjanë nostalgjinë dhe bën një paralajmërim për skuadrën e tij.

‘Tani më shumë se kurrë duhet të heshtim sepse jemi prapa në klasifikim-tha Allegri-është e kotë që të kujtoj gjëra. Kam kaluar 10 vjet në Torino, 50% të karrierës sime e kam kaluar aty, për më tepër edhe djali im jeton në Torino. Do të jetë një ndeshje e bukur, është një sfidë direkte mes dy skuadrave që janë prapa në klasifikim’.

Juventus vjen në këtë supersfidë pas humbjes së rëndë ndaj Genoas, ndërsa Napoli duke dhënë shenja të dukshme të rritjes.

‘Në 4 ndeshjet e fundit kemi shënuar disa gola, por nuk duhet të harrojmë që edhe kemi pësuar shumë-vijoi Allegri-disa situata në ndeshje duhen përmirësuar, si në fazën e lojës me top ashtu edhe atë pa top. Duhet të kuptojmë më mirë të gjithë fushën, mbajtja e topit duhet bërë më mirë, duhet të kuptojmë me më shumë kthjelltësi se kur duhet të ulim ritmin dhe kur duhet ta rrisim atë, dy janë fazat; ajo me top dhe ajo pa top. Punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar, djemtë fituan një ndeshje të bukur në Monza ndaj një skuadre që na vuri në vështirësi’.

Për Allegrin ai që ka rëndësi tani është ekuilibri dhe ngjitja e shkallëve të klasifikimit

‘Në këtë moment ekuilibri duhet të mbizotërojë, duhet të heshtim dhe të punojmë, por tani duhet të punojmë akoma më shumë sepse jemi prapa në klasifikim-tha Allegri-duhet të përmirësojmë renditjen, nuk do të jetë e lehtë sepse nesër është një përballje direkte kundër një skuadre që është në një luftë për 4 vendet e para dhe që ashtu si në ka të njëjtën kuotë pikësh. Do të përballemi me një skuadër të plagosur, të zemëruar dhe nesër do të na duhet agonizëm, teknikë. Juventusi nuk është skuadra që po përshkruajnë të gjithë këto ditë. Dikush e cilëson ‘të vdekur’, por Juventus nuk vdes, është një skuadër e fortë, me një trajner të aftë dhe në momente të tilla bëhet kompakte dhe kështu që për ne bëhet e vështirë, do të duhet një paraqitje e jashtëzakonshme teknike, fizike dhe pak fat i mirë’.

Top Channel