Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Himalaje, mes viktimave edhe piloti
Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City këtë vit, duke vazhduar një traditë që është shoqëruar me sezonin e festave në metropolin amerikan.
Pema, afërsisht 75 vjeç, vjen nga zona West Edmeston e Shtetit të New Yorkut dhe pritet të mbërrijë në sheshin kryesor të Qendrës Rockefeller më 7 nëntor, duke shënuar fillimin e sezonit të Krishtlindjeve.
Transportimi dhe vendosja e pemës në shesh do të shoqërohet me aktivitete për të vegjël e të rritur, në kuadër të aktivitetit “Dita e Takimit me Pemën”, i cili rikthehet për të dytin vit.
Shikoni videon:
Vërehet se ceremonia zyrtare e ndezjes së dritave është planifikuar për të mërkurën, më 2 dhjetor.
Pema do të zbukurohet me më shumë se 50,000 drita LED shumëngjyrëshe. Në majë të saj do të vendoset ylli mbresëlënës Swarovski, i cili u projektua në vitin 2018 nga arkitekti Daniel Libeskind. Ylli peshon afërsisht 408 kilogramë dhe ka 70 rreze, të mbuluara me një total prej tre milionë kristalesh.
Top Channel