Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese Deputetët e opozitës Belind Këlliçi e Tedi Blushi janë përplasur me policinë në bulevard duke i akuzuar ata se nuk po lejojnë kalimin e qytetarëve.
Në një moment, Blushi përpiqet të shtyjë policët, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë përpara.
Policia: Vazhdoni mbrapa, ikni mbrapa!
Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time!
Policia: Kemi një urdhër.
Tedi Blushi: Ça urdhri?
Qytetarja: Është deputet, mos e prek me dorë! nuk ke të drejtë ta prekësh me dorë!
Qyteari: Ore mos bëj cubin, ore
Edhe mes Këlliçit e policëve ka një përplasje ku deputeti edhe fyen efektivët. Këta të fundit i thonë se ka një perimetër sigurie i cili pengon lëvizjen.
Belind Këlliçi: Hiqe dorën!
Policia: Prit pak!
Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?
Policia: Është perimetri i sigurisë.
Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?
Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.
Top Channel