Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
Regjimi taleban në Afganistan ka urdhëruar ndalimin e transplanteve të kornesë në spitale, duke i cilësuar këto ndërhyrje si në kundërshtim me mësimet islame.
Vendimi ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, pasi qindra pacientë që vuajnë nga dëmtime të rënda të syve rrezikojnë të mbeten përgjithmonë pa shikim.
Sipas raportimeve të The Telegraph, urdhri u është komunikuar spitaleve nga zyrtarët talebanë, duke çuar në pezullimin e programeve të transplantimit në Kabul dhe Jalalabad.
Transplanti i kornesë është një ndërhyrje kirurgjikale që mund t’u rikthejë shikimin personave me dëmtime të rënda të kësaj pjese të syrit. Për shumë pacientë, ky trajtim përbën të vetmen mundësi për të shmangur verbërinë e përhershme.
Një organizatë bamirëse mjekësore amerikane kishte mbështetur së fundmi trajnimin e kirurgëve afganë dhe sigurimin falas të korneas së dhuruar, duke u dhënë mundësi edhe personave që nuk kishin mundësi financiare të përfitonin nga këto ndërhyrje.
The Taliban regime has ordered hospitals in Afghanistan to stop performing corneal transplants, declaring the sight-saving operations contrary to Islamic teachings and condemning hundreds of patients each year to preventable blindness.
The directive has halted transplant programs in Kabul and Jalalabad, where a US-based medical charity had recently helped train Afghan surgeons and supply donated corneas free of charge.
Many patients awaiting surgery are young Afghans who lost their eyesight in explosions, accidents, traumatic injuries and welding-related incidents.
Dr Noor Zaman Hashim of Noor Eye Hospital said Taliban officials had verbally ordered surgeons to stop operating, warning that doctors feared severe punishment if they disobeyed.
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 30, 2026
Megjithatë, vendimi i ri i talebanëve ka ndërprerë këtë nismë, duke lënë shumë pacientë pa akses në një trajtim që mund t’u ndryshonte jetën.
Mes personave që presin për transplant janë edhe shumë të rinj, të cilët kanë humbur shikimin si pasojë e shpërthimeve, aksidenteve, plagosjeve të rënda apo incidenteve gjatë punës me saldimin e metaleve. Për ta, ndërhyrja kirurgjikale ishte një nga mundësitë e pakta për të rifituar shikimin dhe për t’u kthyer në jetën normale.
Situata është konfirmuar edhe nga Dr. Noor Zaman Hashim, nga Spitali i Syrit Noor, i cili ka deklaruar se zyrtarët talebanë u kanë dhënë kirurgëve urdhra verbale për të ndaluar kryerjen e këtyre operacioneve.
Sipas tij, mjekët druhen se moszbatimi i urdhrit mund t’i ekspozojë ndaj ndëshkimeve të ashpra.
Pezullimi i transplanteve ka ngritur shqetësime serioze për të ardhmen e kujdesit shëndetësor në Afganistan, ndërsa qindra pacientë mbeten në pritje të një mundësie për të rifituar shikimin.
Top Channel