Hugh Jackman mesazh prekës për vdekjen e Patrick Stewart: Do të më mungosh gjithë jetën
Aktori i njohur Michael Douglas ka zbuluar një detaj nga fillimet e marrëdhënies së tij me Catherine Zeta-Jones, duke treguar se aktorja i kishte vendosur një kusht të qartë për të vazhduar lidhjen, t’i jepte fund marrëdhënieve të tjera dhe të përkushtohej vetëm ndaj saj.
Gjatë një interviste në emisionin “The Graham Norton Show”, 82-vjeçari tregoi se në kohën kur nisi të dilte me aktoren, ishte i divorcuar dhe kishte njëkohësisht marrëdhënie me disa gra të tjera.
“Kur po dilja me Catherine, ajo më tha: ‘Nëse do të jemi bashkë, duhet të rregullosh jetën tënde’. Isha i divorcuar dhe po dilja me gra të tjera në atë kohë, kështu që më duhej t’u telefonoja pesë grave për t’i dhënë fund marrëdhënieve”, rrëfeu aktori.
Kjo histori është përfshirë edhe në autobiografinë e tij, të titulluar “One Helluva Ride”, e publikuar më 6 tetor. Në libër, Douglas tregon edhe reagimin e Catherine kur mësoi se ai duhej të bënte pesë telefonata për të mbyllur marrëdhëniet e mëparshme.
Catherine Zeta-Jones Told Michael Douglas He Needed to ‘Clean’ His ‘Act Up’ Before Dating Her https://t.co/MlyX3vFmwk
— People (@people) October 30, 2026
“Prit këtu, duhet të bëj pesë telefonata të shpejta”, i kishte thënë ai, ndërsa aktorja e kishte pyetur e habitur: “Pesë? A duhet të bësh pesë telefonata?”.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones u njohën në vitin 1998, gjatë Festivalit të Filmit në Deauville të Francës. Aktori ishte impresionuar nga bukuria dhe prania e saj në filmin “Maska e Zorros” dhe kishte kërkuar nga publicisti i tij që t’i organizonte një takim.
Gjatë takimit të parë, Douglas i kishte thënë aktores: “E di, unë do të jem babai i fëmijëve të tu”.
Marrëdhënia e tyre u kurorëzua me martesë në nëntor të vitit 2000, në hotelin Plaza në New York. Disa muaj më parë, në gusht të po atij viti, ata u bënë prindër të djalit të tyre, Dylan. Në prill të vitit 2003 erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Carys.
Para lidhjes me Zeta-Jones, Douglas ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e parë, Diandra Luker, në vitin 1995.
Top Channel