“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari
Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e divorcit me ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë.
“Nuk më pëlqen të flas për njerëz që nuk janë prezentë, por unë e kuptoj ku do të dalësh ti, Luiz. Unë me nënën e vajzës sime gëzojmë një raport shumë të mirë. Duam që ta ruajmë këtë raport për hir të vajzës, e cila është duke u rritur”, tha ai, ndër të tjera.
Ai kujtoi momentin kur u bë baba për herë të parë, ndërsa foli edhe për përmirësimin e marrëdhënieve me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, dhe komunikimin e mirë që kanë tashmë si prindër, për hir të vajzës së tyre.
“Ndjesia më e veçantë, që nuk ka fjalë për ta përshkruar, është kur e kam parë vajzën dhe e kam marrë në dorën time. Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Vajza më ka mësuar se unë çdoherë duhet të bëj përpjekje për të ndryshuar veten për të mirën time dhe të jem një shembull më i mirë për të”, tha ai.
“Për dy vite nuk e kam takuar dhe as nuk kam folur në telefon. Ka qenë periudha më e vështirë për mua, sepse ka qenë aq e vështirë si periudhë, saqë sa herë e kam marrë afër zemrës mungesën e vajzës dhe mos-takimin me të, për të mos folur për mungesën e komunikimit dhe mosdijeninë për jetën e vajzës.
Gjatë atyre kohërave, unë kam dalë dhe kam kërkuar ndihmë nëpërmjet gjykatës dhe rrjeteve sociale. Njeriu, kur është i lënduar emocionalisht, mund të gabojë më së shumti, dhe kam gabuar. Kam kërkuar të drejtën time dhe kam përjetuar shumë vështirësi. Njëkohësisht, më ka rënë që njerëzit të fshihen për mua. Kam pasur dhimbje që nuk kam mundur ta takoj vajzën.
Tani kanë kaluar dhe jam falënderues ndaj Arbenitës për bashkëpunimin që kemi tani si prindër për vajzën. Kemi një komunikim shumë të mirë dhe nuk dua tani që të dalë dikush të më sulmojë apo etiketojë me gjëra pa lidhje, që unë ta humbas kontaktin me vajzën time”, tha këngëtari.
Mes emocionesh ai rrëfeu edhe momentin kur e takoi vajzën pas dy vitesh.
“Kur e kam takuar për herë të parë, kam shkuar në Dubai. Kisha dy vite pa e parë dhe pa folur me të. Kur flas me të, kishte harruar shqipen fare dhe fliste vetëm anglisht. Aty u mërzita për mamanë time, por tani është mirë”, u shpreh Fero, teksa kujtoi takimin me vajzën.
“E kam puthur në ballë… Nuk më kishte harruar. E kisha frikë se mos më kishte harruar”, tha ai.
Top Channel