Dosja “Balluku”/ 31 të pandehur para drejtësisë, gjithë emrat e biznesmenëve dhe kompanive nën akuzë nga SPAK
Shoqata ProEksport Albania kundërshton modelin e krijimit dhe funksionimit të Guna Tactical, duke ngritur shqetësime për favorizimin e kësaj ndërmarrjeje në furnizimet shtetërore me uniforma ushtarake dhe përjashtimin e mundshëm të prodhuesve privatë shqiptarë nga konkurrenca.
Në një komunikatë për mediat, datë 30 tetor 2026, shoqata kundërshton VKM-në nr. 291, datë 28.05.2025, që parashikon krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët mes KAYO sh.a. dhe sektorit privat, si dhe mundësinë e furnizimit të Forcave të Armatosura përmes saj.
ProEksport Albania thekson se industria shqiptare e konfeksioneve ka kapacitete dhe përvojë në prodhimin e uniformave për vendet anëtare të NATO-s, ndaj e konsideron paradoksale që kompanitë vendase të rrezikojnë të përjashtohen nga konkurrimi për furnizimin e institucioneve shqiptare.
Shoqata i kërkon Qeverisë shfuqizimin e VKM-së ose ndryshimin e mekanizmit të kontraktimit, ose rikthimin e tenderave të hapur për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera, si dhe transparencë për anulimin e procedurave të prokurimit dhe kontratat e mundshme të dhëna drejtpërdrejt Guna Tactical.
Në përfundim, ProEksport Albania kërkon hapjen e një dialogu institucional me përfaqësuesit e industrisë vendase, duke theksuar se shteti duhet të garantojë konkurrencën e lirë dhe jo të krijojë avantazhe për një operator në dëm të prodhuesve privatë shqiptarë.
Top Channel