Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese
Demokratët u mblodhën këtë të shtunë përpara Kryeministrisë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli gjatë protestës, duke u shprehur se opozita ka qenë gjatë gjithë kohës krah studentëve dhe se do t’i bashkohet në Ministrinë e Arsimit.
Ndërkohë, ai u ndal dhe te protesta e flamingove, ku u shpreh se ajo u asgjësua nga Edi Rama në bashkëpunim me Arlind Qorin.
“Të gjithë shqiptarët kanë një mesazh dhe ne e përcjellim. Edi Rama, largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë provuar dhe diktatorë të tjerë, por ti e di fundin. Për të mbështetur studentët, kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën. Tashmë protesta jonë do të kalojë te studentët.
Unë e përsëris. Çaushesku tentoi të mbijetojë në pushtet me masa represive. Sot të gjithë e dinë fundin e tij. Ky popull e ka thyer murin e diktaturës në vitin ’90. Shqiptarët sot kërkojnë shtet. Shqiptarët sot janë të gjithë në këmbë.
Ne kemi qenë çdo ditë në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre. Asnjëherë pa u rrëmbyer primatin atyre. Është protesta e tyre, ne jemi vetëm në mbështetje dhe këtë e kemi treguar. Nuk mbahet pushteti me dhunë. Është detyrë e çdo shqiptari që i thotë lirisë ‘liri’.
Pjesa jonë është mbështetja dhe detyra jonë është mbështetja. Ta harrojë Edi Rama që mund të intimidojë PD-në dhe studentët. Ne do të jemi me ta në çdo hap dhe çdo akt të tyre.
Kjo sjell qartësim në protestë dhe konsolidim të frymës kundër regjimit. Çdo shqiptar që, ajo protestë që nisi si shpresë për shqiptarët, nga Edi Rama dhe Belinda Balluku u asgjësua. Shumë veta kanë sulmuar PD-në. Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA. Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”, tha Noka.
Top Channel