Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
Aeroplani presidencial amerikan, Air Force One, fluturoi dy herë në lartësi të ulët mbi Shtëpinë e Bardhë , në kuadër të një surprize për fëmijët gjatë Halloweenit, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të trafikut ajror dhe vonesa në 202 fluturime.
Fluturimi u realizua në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, organizonte një festë për fëmijët në Shtëpinë e Bardhë. Pamjet e avionit duke kaluar mbi rezidencën presidenciale u publikuan edhe në rrjetet sociale nga vetë Shtëpia e Bardhë, e cila e cilësoi atë si një fluturim spektakolar për fëmijët që merrnin pjesë në aktivitetin e Halloweenit.
Megjithatë, spektakli ajror shkaktoi shqetësime dhe pakënaqësi në Uashington, pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) u detyrua të mbyllte përkohësisht Aeroportin Kombëtar Reagan, një nga aeroportet kryesore të kryeqytetit amerikan.
Sipas raportimeve, njoftimi për fluturimin iu komunikua autoriteteve lokale, aeroportit dhe banorëve vetëm 15 minuta përpara se ai të realizohej. Edhe kompanitë ajrore thanë se kishin marrë informacion më pak se një orë para ngjarjes.
No tricks, just treats.
Halloween at the White House 2026 🎃 https://t.co/TZ75qHZstY
— The White House (@WhiteHouse) October 30, 2026
Këshilli i Qytetit të Distriktit të Kolumbias reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar njoftimin e vonuar. Sipas tij, paralajmërimi i shkurtër i habiti shumë persona, përfshirë edhe vetë anëtarët e këshillit.
Ndërkohë, disa pasagjerë raportuan se avionët me të cilët po udhëtonin drejt Uashingtonit u detyruan të ndryshonin itinerarin ose të qëndronin në ajër në pritje të rifillimit të operacioneve normale.
JUST NOW: Air Force One makes a special Halloween flyover at the White House! 🎃✈️ https://t.co/8eZnNbVg7H
— The White House (@WhiteHouse) October 29, 2026
Sipas të dhënave të faqes FlightAware, 26% e fluturimeve në nisje dhe 17% e atyre në mbërritje pësuan vonesa, me një total prej 202 fluturimesh të prekura. Pjesa më e madhe e tyre lidhej me ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit në aeroport.
Fluturimet e Air Force One mbi zona të ndryshme të vendit nuk janë të pazakonta gjatë aktiviteteve ku merr pjesë Donald Trump, veçanërisht në ngjarje të mëdha sportive. Megjithatë, këtë herë kalimi i avionit presidencial mbi Shtëpinë e Bardhë për Halloween solli edhe pasoja në trafikun ajror të kryeqytetit amerikan.
Top Channel