Milan, Cardinale para derbit: Pashë në sy djemtë, ata dëshirojnë të fitojnë

31/10/2026 10:34

Mbrëmjen e sotme sytë janë nga San Siro për Derbin e Madonninës, mes Milanit dhe Interit. Presidenti i kuqezinjve, Gerry Cardianale organizoi një darkë me disa prej emrave të lavdishëm të Milanit; Kakà, Desailly, Serginho, Albertini, Tassotti, Brocchi, Filippo Galli e Massaro në një restorant të njohur milanez.

Të pranishëm ishin edhe Adriano Galliani, presidenti i CONI, Buonfiglio dhe presidenti i Lega Serie A, Simonelli. Në përfundim të takimit, Cardinale dha një intervistë për Sportmediaset për të folur për ndeshjen e San Siros.

‘Ishte një mbrëmje fantastike me persona që u mblodhën për të mbështetur Milanin dhe kjo është gjithçka që mund të shpresohet-tha Cardinale-derbi është një sfidë e madhe, siç e dini. Detyra ime nuk është të rris emocionet, por të mbaj gjithçka të stabilizuar, të përqendruar dhe të ofroj udhëheqjen time për të ditur se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të fitojmë, duhet të fitojmë në 45 minutat e para dhe ato pasardhëse. Detyra ime është të sigurohem që të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të vërë më të mirën tonë dhe për të rritur në maksimum shanset tona për të fituar. Ishte diçka e pabesueshme që të isha me legjendat e Milanit që e dinë si fitohet, që besojnë në atë që po bëjmë. Të gjithë në Milano, tifozët, ne, media, kushdo që mbështet Milanin, duhet të bashkohemi dhe të bëjmë të mundur të gjithë këtë’.

Cardinale më pas nuk ngurroi të japë vlerësimin maksimal për trajnerin e Milanit, Ruben Amorim.

‘Amorim po bën një punë të shkëlqyer-tha Cardinale-me të kam marrë vendimin e duhur. E kam parë në Milanello, e ka vërtet për zemër, po stërvit, po menaxho, po bën edhe mentorin. Takova çdo futbollist, i pashë në sy; këta djem duan të fitojnë dhe është vetëm çështje kohe. Ose do që të fitosh, ose jo. Nuk mund të shtiresh. Djemtë në skuadër dhe Amorim duan të fitojnë, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Tani të shkojmë të luajmë futboll’.

Top Channel