E diel, 05 Nëntor 2017
18:06
Ruçi, vizitë dy ditore në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi do të nisë ditën e hënë një vizitë dy ditore në Kosovë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

17:59
Vasili reagon ndaj Ramës: Duhet Task Forcë popullore të largojë Kryeministrin

Pas komunikimit javor të Kryeministrit Rama në “Facebook”, ku bëri të ditur se qeveria do miratojë Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar, ka ardhur edhe reagimi nga Petrit Vasili.

17:35
Man. City i jashtëzakonshëm, spektakël dhe ndaj Arsenal!

Manchester City po tregon një formë fantastike këtë sezon në Premier League, duke arritur fitore pas fitoreje, madje edhe ndaj rivalëve kryesorë.

17:20
Serie A, ndalet dhe Napoli, përfiton Juventusi

Jo vetëm Interi, por edhe Napoli nuk ka mundur të marrë pikët e plota nga kjo javë e Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola në Verona ndaj Chievos.

17:08
Strukturë sekrete kundër krimit, Rama: Ora e së vërtetës për lidhjet me politikën

Task Forca e ngritur pranë Policisë së shtetit do të nisë punën të hënën. Kryeministri Rama tha se misioni i saj do të jetë lufta kundër krimit të organizuar.

16:23
Skënderbeu i pandalshëm, fiton pastër edhe ndaj Vllaznisë

Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore të pastër, këtë herë ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së fundit në Kategorinë Superiore.

15:52
“Drejt Giffoni 2020”

Giffoni Shqipëria Film Festival arriti në Edicionin e 12-të. Duke e shndërruar këtë në edicionin e fundit të Giffoni Festival, e duke i hapur rrugën që prej 2018 një projekti ambicioz. “Drejt Giffoni 2020” po përgatit trashëgiminë.

15:29
Bandat shqiptare në Britani, mediat: Më të pamëshirshmet

Kriminelë të pamëshirshëm shqiptarë që operojnë në Britaninë e madhe po rrëmbejnë të afërmit e moshuar të bandave rivale, në një taktikë që është pagëzuar ‘gransom’, pohon Daily Mail.

15:20
Impianti në Ishëm, riciklimi i mbetjeve do t’i japë fund ndotjes

Lumi Ishëm ka qenë vendgrumbullimi i mbetjeve të Tiranës, Vorës, Kamzës, Fushë- Krujës dhe zonave të tjera të bashkisë Kurbin duke ndotur mjedisin dhe dëmtuar turizmin. Por, me ndërtimin e impiantit për riciklimin e mbetjeve në grykëderdhjen e tij, qeveria premton zgjidhje.

15:17
1500 fëmijë diabetikë vetëm në Tiranë, shoqatat kërkojnë ndihmë

Aleksandra është 7 vjeçe dhe është një nga fëmijët diabetikë. Por, vështirësia më e madhe qëndron te prindërit te saj. Për ta, është gati e pamundur ta pranojnë.

15:13
Balla: Qeveria në punë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një takim të Ministrisë së Mbrojtjes në Librazhd iu përgjigj akuzave të opozitës për zhvillimet e fundit në vend.

15:06
Verifikohet rruga, nga u nis i riu me mbi 800 mijë euro?

I riu që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, rezulton të jetë ndaluar nga policia në dy epidose gjatë kohëve të fundit.

14:51
Aksident në Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur

Një autobus i linjës Librazhd-Elbasan është përplasur me një mjet në afërsi të fshatit Mirakë.

13:36
Bushati në Janinë: Votimi i emigrantëve, të krijojmë sistem të besueshëm

Votimi i emigrantëve është prekur si çështje dhe nga vetë ministri për Europën, Ditmir Bushati, gjatë një takimi që pati me shqiptarët e Janinës, bashkë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

13:09
“Kupa u mbush”, Partizani shkarkon Iulianon

Humbja me Kamzën ishte e rëndë dhe po aq edhe pasojat e saj. Partizani ka shkarkuar trajnerin italian, Mark Iuliano.

13:05
Propozimi i Majkos, si regjistrohen emigrantët?

Procesi i regjistrimit të emigrantëve për tu dhënë atyre të drejtën e votës, parashikohet të përfundojë brenda 2018.

12:51
Projekti në Vlorë, ujë të ngrohtë në kopshte e çerdhe me panel diellor

Kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Vlorës do të kenë ujë të ngrohtë përmes paneleve diellore. Ka qënë vetë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i cili ka inspektuar implementimin e projektit të mbështetur nga PNUD.

12:28
Akset kombëtare, pastrohen Lezhë-Hani i Hotit dhe Levan-Kakavijë

Në javën e pestë të aksionit të ARRSH dhe IKMT për pastrimet e akseve rrugore janë pastruar akset Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit dhe Levan-Kakavijë.

11:46
Zbardhet plagosja në Shkodër, pranga dy 17-vjeçarëve

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të plagosjes së 23-vjeçarit Hermes Beqiri, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

11:29
LSI mbledh Konventën, Kryemadhi: Të shpëtojmë Shqipërinë

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi këtë të dielë Konventën Kombëtare të saj, ku do të diskutohet dhe vendoset për aksionin e kësaj force politike në opozitë.

10:10
Trump paralajmëron Kim Jong-un: Mos na nënvlerëso! E pëson keq!

Në Japoni nuk e përmendi me emër, por referenca ishte e qartë; paralajmërimi i Donald Trump se “asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë Shtetet e Bashkuara” shkonte direkt për Kim Jong-un.

09:53
Lufta për pushtet, Princi i kurorës arreston rivalët në Arabi

Struktura antikorrupsion e ngritur nga princi i kurorës në Arabinë Saudite ka arrestuar 11 princë, katër ministra në detyrë dhe mbi 10 ish-ministra.

E shtunë, 04 Nëntor 2017
20:55
“Gjurmë Shqiptare”: Kush nuk e do Pashko Vasën?!

Pashko Vasa nuk ishte një patriot i zakonshëm, por një ndër ideologët kryesorë të rilindjes kombëtare… A e njohim ne sa ç’duhet figurën e tij? Historia e jetës së Pashko Vasës, të panjohurat dhe të pathënat… Kush po kërkon sot zhdukjen e kujtimit të tij? Çfarë fshihet pas? Të vërtetat tronditëse.

20:29
Godelli humbet botërorin, SHBA i refuzon vizën

Daniel Godelli është përfundimisht jashtë botërorit të peshngritjes që do të zhvillohet në fundin e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

20:24
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së shtunës në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.

20:17
Raketë balistike mbi Riad, u lëshua nga Jemeni

Arabia Saudite ka shkatërruar në ajër një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni, ndërkohë që sauditët janë tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm i dëgjuar pranë Aeroportit të Riadit.

19:51
Greqishtja, gjuhë zyrtare në Dropull. Bushati: Një hap para

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati diskutoi me banorët e Derviçanit, në Gjirokastër, ligjin e ri të pakicave kombëtare dhe projektet zhvillimore të zonës.

19:50
Hetim për pastrim parash, verifikim edhe familjarëve të Sejdinit

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim kryesisht për pastrim parash, por ka emra konkretë, ndërkohe që nisur nga informacionet edhe nga qytetarët ka nisur një proces verifikimi mbi të gjitha familjet me biznese të ndryshme në këtë qytet dhe që kohët e fundit janë përmendur publikisht për përfshirje në ngjarje kriminale.

19:46
Në Myzeqe rikthehet parmenda. Fermerët s’paguajnë dot traktorët

Në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes, koha është ndalur. Qani Sharka është 70 vjeç, por që të mbajë familjen me bukë, i duhet ta punojë tokën si në rininë e tij, me një parmendë të tërhequr nga kali. Kjo metodë primitive i kushton më pak.

19:45
Tenderat, në pak duar. KLSH: 57 kompani, 327 mln euro prokurime

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se gjysma e fondeve në tenderat publikë fitohen nga vetëm 5 për qind e bizneseve. Përfundimi ka dalë pas një analize, që KLSH-ja ka bërë mbi të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

19:44
Borxhet e bizneseve ndaj shtetit, 900 milionë euro

Borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit arriti në 900 milionë euro në fund të shtatorit të këtij viti. Shifra është bërë publike nga një raport, që Ministria e Financave i ka dërguar Komisionit parlamentar të Ekonomisë.

19:02
Nëna vdes një muaj pas lindjes, familjarët: Pakujdesi e mjekëve

Një nënë 20-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës.

18:44
Turi aziatik i Trump, Koreja e Veriut mbetet ngërçi për t’u zgjidhur

Turneu në 5 vende aziatike mund ta largojë presidentin Donald Trump nga betejat me rivalët dhe prokurorët në Uashington, por do të shpjerë personalitetin e tij të paqëndrueshëm dhe luftarak në zemër të përballjes më të rrezikshme bërthamore në botë.

18:28
Në burg për 863 mijë euro, Qato: Policia nuk fshehu gjë

Gjykata e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të shtune, vendosi të lërë në burg te riun e kapur pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

17:11
“Play off”-et, lista e Italisë për përballjet me Suedinë

Ndryshe nga pjesa më e madhe e ekipeve kombëtare, që në këtë muaj nëntori kanë organizuar ndeshje miqësore në datat e përcaktuara nga FIFA, Italia është njëra prej atyre që do të duhet të duelojë ashpër në datat 10 dhe 13 nëntor. Ashpër, sepse në duelet vajtje-ardhje kundër Suedisë do të diskutohet bileta për në Botërorin “Rusi 2018”.

16:25
Humbja me Kamzën, Iuliano: Pres vendimin e stafit drejtues

Pas humbjes së radhës me Partizanin, trajneri Mark Iuliano duket se tashmë është në pritje të vendimit të drejtuesve të klubit.

16:11
Mposhti Partizanin, Ndreu i Kamzës: Synojmë vendin e 6

Pas triumfit të arritur ndaj Partizanit, 1-0 me gol të Imerit kur kishin mbetur edhe 6 minuta për t’u luajtur, trajneri i Kamzës shprehet me nota pozitive për paraqitjen e skuadrës.

15:53
Partizanin e mposht edhe Kamza, Luftëtari rikthehet te fitorja

Partizani është në krizë dhe kjo konfirmohet edhe në takimin e sotëm në Kamzë. Pas humbjes në javën e kaluar ndaj Flamurtarit, ‘Të kuqtë’ u mposhtën edhe në takimin e sotëm me rezultatin 1-0.

15:23
Shkëmbi, leksion Josës në Kosovë

Ndodh që nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi dhe kjo aksiomë është e mëse e vërtetë në futboll. Kështu ka ndodhur edhe në javën e 14-të të Superligës së Kosovës, kur Blendi Shkëmbi në drejtimin e Lirisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme përballë Prishtinës, së drejtuar nga Mirel Josa.

15:13
Tahiri, pikëpyetje të reja! Të dhënat e rastit të dytë rëndojnë edhe mbi qeverinë

Ngjarja e Elbasanit ngre disa pikëpyetje të forta dhe që vënë në pozitë të vështirë, pikë së pari policinë. Ajo vërtet publikoi lajmin, por në deklaratën për shtyp ajo nuk flet për dy dokumentet e ish-ministrit të Brendshëm.

14:42
F1, Massa do të përlotë sërish Brazilin. Tërhiqet pas 15 vitesh

Felipe Massa i jep fund karrierës së tij në Formulën 1, e këtë herë realisht, në fund të këtij Botërori.

14:17
Hapet kufiri me Greqinë, Bushati telefonon homologun Kotzias

Kalimi në pikën kufitare të Kakavijës u zhbllokua pas mesditës së të shtunës, pasi bllokoi qindra udhëtarë që prej mbrëmjes së të premtes, të cilët u detyruan të kalojnë natën në automjete.

14:16
Arrestimi i te riut, policia: Keqardhje për akuzat politike

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike mbi arrestimin e 25 vjecarit.

14:01
I rrezikohej jeta, jep dorëheqjen kryeministri i Libanit

Kryeministri libanez, Saad Hariri dha dorëheqjen gjatë një prononcimi televiziv nga Arabia Saudite, ku tha se i rrezikohet jeta, e për këtë arsye edhe ka vendosur të lërë postin.

13:57
Taulant Balla: Basha mbron të dënuarin për vjedhje

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Lulzim Basha “flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për vjedhje”.

13:45
Ndryshimet e klimës, Shtëpia e Bardhë “kundër” shkencëtarëve

Shtëpia e Bardhë u përpoq ta minimizonte raportin e ndryshimeve klimatike, të hartuar nga 13 agjenci federale amerikane. Studimi i tyre bie ndesh me pohimet e bëra nga Trump dhe një sërë pjesëtarësh të administratës së tij.

13:05
Bllokimi në Kakavijë, policia sqaron situatën

Policia e Shtetit ka sqaruar situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar për në Greqi.

13:05
Milinkoviç ‘qan’ mungesën e Shametit: Në Vlorë vetëm për 3 pikë

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, para transfertës në Vlorë, ka bërë apel për fitore, teksa është shprehur se nuk pranon më hapa fals, nga të tijët.

12:49
PD: Paratë janë të Tahirit. Patentat e eurot, provat që implikojnë ish-ministrin

Partia Demokratike nuk ka asnjë dyshim se i riu ka qenë duke transportuar paratë e Saimir Tahirit. Lulzim Basha, që bëri publike ngjarjen mbrëmjen e së premtes, tha se kishte informacion se ai megjithëse e mohon njohjen me Tahirin, ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit me ish-ministrin e Brendshëm.

11:33
Tiranë, Benz-i shmang kalimtaren dhe “fluturon” brenda në dyqan (Video)

Ka qenë pothuajse fatale lëvizja që ka bërë një makinë në rrugën e Durrësit, në kryeqytet.

11:13
Tiranë, sekuestrohen 1.3 tonë kanabis; 6 të arrestuar

Gati 1,3 tonë hashash janë gjetur nga policia gjatë dy aksioneve antidrogë në Tiranë.

10:18
Në burg për 863 mijë euro. Patentat e Tahirit, Prokuroria do të pyesë shoferin e ish-ministrit

Gjykata e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të shtune, vendosi të lërë në burg te riun e kapur pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

09:56
Basha: 800 mijë eurot janë të Saimir Tahirit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “burime të sigurta informojnë se e gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton”.

09:43
Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Matit, PD: Dënojmë aktin kriminal

Me anë të një deklarate për shtyp, Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.

09:02
Bllokohet lëvizja në Kakavijë

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë është bllokuar prej natës së djeshme për kalimin e udhëtarëve.

08:33
Mat, shpërthim pranë apartamentit të kryetarit të bashkisë

Një shpërthim ka ndodhur në sheshpushimin e pallatit ku banon kreu i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, shumë pranë apartamentit të tij.

00:55
Marseja pezullon Evra-në, UEFA hap hetimin

E gjithë Franca është kundër Patrice Evra. I pafalshëm gjesti i mbrojtësit francez, i cili përpara ndeshjes së Europa League mes Vitoria Guimaraes dhe Marseille goditi me shkelm një tifoz të skuadrës së tij i cili e kishte ofenduar.

E premte, 03 Nëntor 2017
22:34
Miqësoret, Portugalia lë jashtë Cristiano Ronaldon

E bujshme apo e justifikueshme, një gjë është e sigurtë. Spektaklit të futbollit ndërkombëtar do t’i mungojë më i miri i FIFA-s në miqësoret e mesit të këtij nëntori.

21:53
Trump zotohet: Godasim 10 herë më ashpër Shtetin Islamik

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta godasin Shtetin Islamik “10 herë më rëndë”, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me kamionçinë në Nju Jork, natën e “Halloween”-it.

21:26
Spanja, urdhërarreste europiane për Puigdemont & Co

Një gjykatë spanjolle ka lëshuar një mandatarresti europian (EAW) për udhëheqësin e shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, si dhe 4 prej aleatëve të tij që udhëtuan me të në Belgjikë.

20:56
11.5 kg kokainë në banesë, ndalohet shqiptari në Itali

Mbi 11 kilogramë kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar, banues në zonën e Corticellas në periferi të Bolonjës.

20:52
Shkup, ndërron jetë futbollisti maqedonas i qëlluar me armë

Një futbollist maqedonas ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri rreth orës 18 të mbrëmjes, në rrugën “Vladimir Komarov” të periferisë së Shkupit.

20:38
Belgjika rikthen Januzajn për miqësoret e nëntorit

Ai ka munguar në ndeshjet e fundit me Belgjikën, e thashethemet flisnin edhe për një “incident” mes tij dhe trajnerit Roberto Martinez.

20:30
“Fiks Fare”, banorët fituan gjyqin, firma ndërtuese lë pa ashensorë pallatin

Muaj më parë, emisioni “Fiks Fare” ndoqi rastin e disa banorëve që banojnë në lagjen “Don Bosko”. Ata denoncuan shoqërinë ndërtuese “LNK sh.p.k.”, e cila në përfundim të ndërtimit të pallatit nuk ka vendosur ashensorët, gjë të cilën e kishte si pikë në kontratën me banorët.

20:26
Sfida e re e McGregor: Të jem më i pasur se CR7 në vitin 2018

Conor Anthony McGregor njihet si sportist profesionist i arteve marciale, por emri i tij nisi një ngjitje të jashtëzakonshme në botën e sportit pas ndeshjes së famshme kundër boksierit profesionist Floyd Mayweather, në verën e këtij viti.

20:02
Klopp, ironik: Nuk mund t’ia diktoj listën e Anglisë Gareth Southgate

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se tekniku i Anglisë, Gareth Southgate po ia vështirëson jetën vetes së tij për të ardhmen, përmes kritereve mbi të cilat bazon të grumbulluarit në Kombëtaren e “Tre luanëve”.

19:47
Spanja, Lopetegui lë jashtë spanjollët e londinezëve

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka lënë jashtë skuadre mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Nacho Monreal, si dhe dyshen e londinezëve të tjerë, Chelsea, Pedro Rodriguez dhe Cesar Azpilocueta, për miqësoret e këtij muaji, por ka rikthyer në ekipin “La Roja” Alberto Morenon e Liverpoolit.

18:37
Reagon policia e Elbasanit: Ngjarja u publikua. Basha të mos keqinformojë publikun

Policia e Elbasanit ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, që e akuzoi për fshehjen e ndalimit të një personi, që siç thotë kreu i PD-së, u kap me 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi me emrin e Saimir Tahirit.

18:25
“San Siro” zikaltër, Torinon e presin si të ishte…Reali apo Barça

Nisja fantastike e sezonit për Interin është reflektuar edhe në entuziazmin e tifozëve, që në kontrast me muaj më parë kur polemizonin me lojtarët dhe stafin, tani janë në sinkron me rezultatet dhe punën e ekipit.

18:13
Clinton “bleu” parapraket demokrate kundrejt Sanders

Ish-shefja e përkohshme e Partisë Demokratike akuzoi Hillary Clintonin se mori kontrollin e kësaj force politike në këmbin të financimeve gjatë fushatës së vitit 2016.

18:07
Kaledonia e Re planifikon shkëputjen nga Franca

Era e pavarësisë duket se ka kaluar kufijtë e Europës dhe po fryn edhe në Paqësor. Territori francez i Kaledonisë së Re do të zhvillojë një referendum për vetëqeverisjen, sipas një marrëveshjeje me qeverinë franceze.

17:58
Australi, papagajtë dëmtojnë rrjetin e internetit

Rrjeti prej miliarda dollarësh i internetit në Australi është nën sulm nga papagajtë vendas, ose siç njihen ndryshe “cockatoo”.

17:52
Maltë, asnjë pushtetar në funeralin e gazetares investigative

Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e gazetares së vrarë nga një autobombë në Maltë, më 16 tetor.

17:48
Epidemia e Ebolës, Kryqi i Kuq: U vodhën miliona parà

Kryqi i Kuq konfirmoi se, më shumë se 5 milionë dollarë nga fondet për ndihma u zhdukën për shkak të mashtrimeve dhe korrupsionit gjatë epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore.

17:45
Kryemadhi: Antimafia italiane konfirmoi deklaratat tona

Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporti i antimafias italiane për hashashin konfirmoi deklaratat e opozitës për gjendjen e trafikut të drogës në vend.

17:34
Vllaznia, mikpritëse në shtëpinë e Skënderbeut

Komisioni i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit rrëzoi kërkesën e skuadrës së Vllaznisë për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Kategorinë Superiore, në fushën sportive “Reshit Rusi”.

17:02
Basha: Ngjarje e rëndë në Elbasan, policia e fsheh

Lulzim Basha deklaron se Policia e Elbasanit është duke mbajtur të fshehur një ngjarje të rëndë të ndodhur në këtë qytet më datë 1 nëntor.

16:59
Arrestohet në Tropojë i kërkuari nga drejtësia e Kosovës

Shpend Demaj është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Tropojë.

16:09
Alarm në Shtëpinë e Bardhë, arrestohet një person

Zona përreth Shtëpisë së Bardhë u përforcua nga forca të shumta sigurie dhe një person u ndalua nga shërbimet e sigurisë pas një “aktiviteti të dyshimtë”.

15:28
Hysaj i kudondodhur, garant për të mbuluar edhe të dëmtuarit

Napoli do të provojë të mbrojë fort kryesimin e kampioantit italian të futbollit të dielën në orën 15:00, por edhe pse në letër është favorit përballë Chievos, në Verona do të duhet shumë mund për 3 pikët e jugorëve.

15:14
“Kumanova”, reagon Qeveria e Kosovës: Hetim ndërkombëtar

Qeveria e Kosovës reagon për dënimin e shtetasve të saj, pjesë e grupit të Kumanovës në Maqedoni.

14:53
Mbrostar, punëtorët e by pass kërkojnë pagat e prapambetura

Punonjësit e e 48 kompanive nënkontraktore që kanë punuar në ndërtimin e by passit të Fierit protestuan në Mbrostar ku nis kjo vepër infrastrukturore.

14:42
Mourinho kthehet në “Stamford Bridge”, si kundërshtar

Jose Mourinho do të rikthehet këtë të dielë në një stadium ku fitoi zemrat e tifozëve, por edhe pse përballë do të ketë Chelsean, me të cilin fitoi jo pak trofe, portugezi kërkoi të zhvlerësojë anën emocionale të ndeshjes.

14:41
Dimër me krizë energjetike, rrezikon buxhetin

Thatësira e tejzgjatur dhe ndikimet në energjetikë është një nga rreziqet kryesore për buxhetin e 2018, kjo e nënvizuar dhe në relacionin e qeverisë.

14:35
Pagat rriten 5%, përfitojnë vetëm mësuesit, mjekët dhe infermierët

Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për vitin e ardhshëm, por jo për të gjithë punonjësit e shtetit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbardhi para deputetëve se cilat kategori do të përfitojnë nga rritja.

14:32
Miqësoret e “gjelave”, Deschamps rikthen Martial e Fekir

Anthony Martial do të jetë pjesë e Kombëtares franceze të futbollit për miqësoret e këtij muaji kundër Uellsit dhe Gjermanisë.

14:29
“El Clasico” e parë Real-Barça, më 23 dhjetor

Takimi i parë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës këtë sezon do të luhet të shtunën e 23 dhjetorit, në orën 13:00.

14:02
Plagos dy vëllezërit dhe thyhen sendet e lokalit, arrestohet

Dy vëllezër, pronarë të një lokali kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me sende të forta nga një 26-vjeçar.

13:56
Veliaj pret homologun e Roterdamit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me homologun e tij të Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, takim që për të vendos një gur themeli mes dy qyteteve.

13:49
Kërkon të takojë kryetaren, godet policin bashkiak

Një 55-vjeçar nga Patosi ka dashur të takojë kryetaren e bashkisë, por teksa punonjësi i policisë bashkiake ishte duke e sqaruar se për momentin ishte në mbledhje, ai e ka goditur.

13:43
Humbi djalin në aksident, kërcënon me jetë prokurorin

L.B, 60 vjeç nga Kallm i Vogël i ka dërguar autoriteteve shtetërore një letër ku shpreh ankesën për një ngjarje të ndodhur në 2012.

13:33
“Special One” edhe në gjykatë. Paguan 3.3 mln euro: Asnjë cent më shumë

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk do të pranojë të paguajë asnjë cent më shumë në organet fiskale spanjolle, pavarësisht presionit dhe akuzave për evazion, që e rikthyen në bankën e një gjykate në Madrid.

13:28
Gjesti “alla Cantona”, Marseja e shkarkon. Evra rrezikon “të varë këpucët në gozhdë”

Goditja në fytyrë ndaj një mbështetësi të Marsejës, para një ndeshjeje të Europa League, ishte gjesti i fundit i Patrice Evra, tashmë 36-vjeçar, me fanellën e ekipit francez.

12:33
Miqësorja me Turqinë, Ajdareviç bën debutimin kuqezi

Astrit Ajdareviç është emri i ri që i bashkohet skuadrës kuqezi që në miqësoren e 13 nëntorit kundër Turqisë në Antalia.

12:23
Ndeshja me Turqinë, Panucci publikon listën e lojtarëve

Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Turqisë në Antalia, në ndeshjen që zhvillohet më 13 nëntor.

12:17
Rruga pa sinjalistikë, shkak aksidentesh në Shkodër-Vau i Dejës

Disa segmente të rrugës Shkodër -Vau Dejës kanë mungesë sinjalistike. Kryebushat-Mjedë është një nga zonat më problematike sa i përket aksidenteve rrugore në Shkodër. Dhe një prej shkaqeve është mungesa e sinjalistikës.

12:08
Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit

Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit.

11:59
LSI: Qeveria, zëri i krimit

Që pas zgjedhjeve të 25 qershorit Lëvizja Socialiste për Integrim e ka ridimensionuar pozicionin e saj si një forcë aktive në opozitë, por shtyllat kryesore të aksionit të saj politik do të përcaktohen në Konventën Kombëtare të së dielës.

11:35
Minniti: Të godasim të paprekshmit. Xhafaj: Bastionet e krimit i përkasin të shkuarës

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtari i lartë u takua fillimisht me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj dhe më pas me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

11:29
Hashashi, 150 herë më pak; italianët: Tani “peshqit” e mëdhenj

Guardia di Finanza konfirmoi uljen drastike të kultivimit të kanabisit në Shqipëri.