Punonjësit e e 48 kompanive nënkontraktore që kanë punuar në ndërtimin e by passit të Fierit protestuan në Mbrostar ku nis kjo vepër infrastrukturore.

Firma që ka kryer punimet Serenissima falimentoi. Të papunë, 600 punëtore kërkojnë tani pagat e prapambetura të një viti e gjysme.

Bypassi i Fierit që financohet nga Banka Europiane për Ndërtim dhe zhvillim është në proces ritenderimi.

Por punëtorët thonë se nuk do të lejojnë asnjë firmë tjetër të nisë punimet, nëse nuk do të marrin paratë që u takojnë.

Top Channel