Bushati në Janinë: Votimi i emigrantëve, të krijojmë sistem të besueshëm

05/11/2017 13:36

Votimi i emigrantëve është prekur si çështje dhe nga vetë ministri për Europën, Ditmir Bushati, gjatë një takimi që pati me shqiptarët e Janinës, bashkë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Ne duhet të veprojmë me shpejtësi por dhe të krijojmë një sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet e të lexohet me drejtësi dhe ndershmëri”, përfundoi Ministri Bushati.

Njohja e kontributeve shoqërore, një tjetër problem për shqiptarët jashtë atdheut, çështje për të cilën ministri theksoi se “jemi duke bërë të gjithë përpjekjet tona por kjo është një çështje tërësisht me karakter ekonomik”.

Ministri Bushati bëri një prezantim të investimeve të kryera nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes lehtësimit të procedurave për marrjen e disa shërbimeve përmes aplikimit online.

Top Channel