Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit.

Ata janë dënuar me 20 vjet burg për sulmin e paprovokuar dhe të dhunshme ndaj Shkëlzen Dautit, 21 vjeçar nga Shqipëria.

Sipas shtypit britanik, në proces u mësua së Dauti i furnizonte ata me kokainë, dhe vrasësit kishin planifikuar që ta plaçkisnin atë.

Lee Markc Williams 27 vjeç dhe Christopher Jones, 28 vjeç, nga veriu i Uellsit e mohonin vrasjen deri në ditën e gjyqit.

Pasi mbërriti në vend-takim shqiptari, ata e goditën atë me thikë dhe ai ndërroj jetë në vendngjarje nga plagët e marra. Vrasësit, u mësua në proces, me lekët e mara nga shqiptari janë parë të hyjnë në një shtëpi publike ku harxhuan lekët e vjedhura nga viktima e tyre.

Detektivët britanikë kanë kryer një hetim të lodhshme dhe të vështirë pasi nuk njihnin fillimisht as identitetin e shqiptarit të cilin e thërrisnin shkurt Geni, ashtu dhe autorët të cilët u identifikuan falë ndihmës së komunitetit dhe bashkëpunimit me agjencitë partnere.

Top Channel