Në javën e pestë të aksionit të ARRSH dhe IKMT për pastrimet e akseve rrugore janë pastruar akset Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit dhe Levan-Kakavijë.

Si rezultat janë larguar 127 tabela Lezhë-Hani i Hotit dhe 167 në rrugën Levan-Kakavijë.

Në aksin Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit u hoqën nga rruga 127 tabela, 3 pika ambulante të shitjes së fruta-perimeve, 8 vendgrumbullime gomash, 5 konstruksione metalike, material ndërtimi vazo lulësh dhe flamuj.

Ndërkaq, po gjatë kësaj jave u ndërhy edhe në aksin rrugor kombëtar Levan-Kakavijë. Aty u hoqën 167 tabela reklamuese të përmasave të ndryshme mes të cilave 34 tabela të posaçme me përmasa nga 80 m2 deri 200 m2. Në këtë aks u larguan 22 pika tregtimi ambulante anësh rrugës, u prishën 5 lavazhe, 4 kioska dhe u zhvendosën 4 kontejner. Në këtë ndërhyrje u pastruan edhe 3 vendgrumbullime gomash e makineri të vendosura në krah të karrexhatës.

Top Channel