Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të plagosjes së 23-vjeçarit Hermes Beqiri, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit E.H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem të Shkodrës dhe D.H., po 17 vjeç, banues në lagjen Guerrilë të qytetit.

Arrestimi i dy të rinjve u bë në një banesë të boshatisur në fshatin Golem dhe pas punës hetimore dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes dhe policia thotë se ka bërë dokumentimin e plotë të saj, përfshirë këtu edhe gjetjen e armës së krimit, një armë Kallashnikov dhe motoçikleta me të cilën besohet se autorët u larguan nga ngjarja.

Policia thotë se është duke punuar për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit, ndërkohë 23-vjeçari i plagosur rezulton me precedentë penalë të mëhershëm për vjedhje, e po ashtu edhe njëri prej autorëve.

Top Channel