Takimi me ministrat në Pogradec, të moshuarit priten nga Rama në vilën qeveritare: Duam të takojmë Kryeministrin 24/08 16:25
Edhe Partia Demokratike ka reaguar për heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.
Në një deklaratë zyrtare, PD e ka dënuar këtë veprim, duke e quajtur një akt kriminal dhe antisemit.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”.
Top Channel