Hysaj i kudondodhur, garant për të mbuluar edhe të dëmtuarit

03/11/2017 15:28

Napoli do të provojë të mbrojë fort kryesimin e kampioantit italian të futbollit të dielën në orën 15:00, por edhe pse në letër është favorit përballë Chievos, në Verona do të duhet shumë mund për 3 pikët e jugorëve.

Dëmtimet e fundit kanë detyruar trajnerin Sarri të rimendojë skemat e lojës, duke përdorur si alternativë një futbollist “polivalent” si Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqen prej shumë kohësh në krahun e djathtë të Napolit, duke merituar jo pak herë vendin në formacionin e javës. Por tani, shkodrani do të spostohet në të majtë të kryesuesve të Serie A, në një skemë 4-3-1-2 për transfertën në Verona.

Ghoulam ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Champions League kundër Manchester City, e për këtë arsye Sarri do t’i besojë shqiptarit, që e ka provuar jo pak herë këtë rol, me të fundit skenë pikërisht në Champions. Aktivizimi i Hysajt në të majtë do të rivendosë sërish në formacion Christian Maggion.

Ky i fundit ishte titullar i padiskutueshëm i Napolit, deri në momentin kur në vitin 2015 zbarkoi futbollisti shkodran, që u kthye në garanci për prapavijën e jugorëve.

Top Channel