E martë, 07 Nëntor 2017
20:06
Ndotja shtoi tumoret. Mjekët: Shkak karburantet me cilësi të ulët

Ndotja nga karburantet e automjeteve ka ndikuar në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore. Mjekët pneumologë kanë konstatuar shtim të rasteve nga viti në vit.

19:55
Kuotat e përpunimit të peshkut, Shqipëria kërkon shtesë se prodhon më shumë

Helidoni përfaqëson një nga 10 kompanitë që operojnë në fushën e përpunimit të peshkut. Aktualisht kjo industri i ka ezauruar kuotat që Shqipëria ka me BE-në për 1600 tonë “acuge” dhe sardele pa taksë doganore.

19:16
Vazhdon “Bahçallëku”, arrestohen 4 persona të tjerë

Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas.

19:12
Një kapitene si Uendi…

Futbolli i femrave mund të cilësohet ende si tabu në Shqipëri dhe këtë e thotë edhe kapitenia e futbollisteve kuqezi, Uendi Muja, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”.

19:05
Samiti i Londrës 2018, ministri i Jashtëm britanik në Tiranë

Ministri britanik për Shtetin dhe Punët e Jashtme, Alan Duncan mbërriti për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

18:36
Ajeti, futbollisti i muajit në Zvicër

Në rang përfaqësuesesh ka vuajtur dilemat deri në javët e fundit nëse duhej të luante me ngjyrat kuqezi apo me shtetin që e mirëpriti dhe ku u rrit. Por në fushën e lojës Albian Ajeti nuk ka patur dilema duke shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit aq sa ta votojnë si më të mirin e muajit tetor.

18:31
Rama me studentët e ekselencës: Ëndrra që kishim për arsimin e lartë u bë realitet

Përpara 100 studentëve të ekselencës, Kryeministri Rama u shpreh se ëndrra që kishte për arsimin e lartë u bë realitet. Ai ironizoi të gjithë skeptikët për reformën në arsim dhe tha se tani fiton ai që e meriton.

18:23
Shqipëria, plumba për NATO-n. Do prodhohen në Mjekës

Me përfundimin e procesit të demontimit të municioneve dhe armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare, disa uzina armatimi dhe municioni në vend tanimë kanë ngelur pa asnjë aktivitet.

18:06
Bllokohen 6.100 koli cigare kontrabandë në portin e Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë me dije pasditen e së martës se pas një seri informacionesh të marra nga strukturat inteligjente të shërbimeve partnere ka bllokuar mbrëmjen e djeshme një sasi prej 6.100 koli cigaresh të ardhura në portin e Durrësit.

17:53
Borxhet e mëdha të ARMO-s, Ahmetaj: Pasojë e privatizimit

Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Erjon Braçe kërkoi shpjegime nga ministri i Financave për borxhet e mëdha që kompania ARMO ka ndaj Tatimeve.

16:51
Gjykata e Krujës liron vrasësin e policit. Reagon Meta: Hetim rastit

Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në vitin 2000, është liruar mesditën e së martës nga Gjykata e Krujës, kur i kishin mbetur dhe më shumë se 3 vjet për të përfunduar dënimin.

16:34
PD, Salianji denoncon kërcënimin: Rama nuk do na intimidojë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar këtë të martë një kërcënim që i është bërë atij nga deputetë të mazhorancës në Komisionin e Sigurisë.

15:39
Rinovimi me Red Bull? Ricciardo: Dua të luaj “kartat” e mia

Australiani Daniel Ricciardo rrëfen se ka ende “karta nën mëngë” për të luajtur gjatë negociatave me Red Bullin, sa i përket rinovimit të kontratës përtej sezonit 2018 në Formulën 1.

15:25
Fitues dhe të humbur, debati politik pas zhvillimeve të fundit

Ndërsa ngjarjet po shtohen çdo ditë, së bashku me akuzat publike dhe penale ndaj lidhjeve të dyshuara të krimit me politikën, duket se mazhoranca po humbet një shans të artë për të bërë e para një divorc total me botën e errët të krimit, që në fakt ka pasur bashkëpunim me të gjitha palët politike në vend.

15:14
“Ulërima” Lu dhe heshtja shqiptare…

“Krimi në Shqipëri nuk do të ketë të ardhme!”. Këto fjalë të ministrit të Brendshëm, në prani të ambasadorit amerikan, janë të vetmet të thëna në sens të përgjithshëm dhe publikisht nga një përfaqësues i lartë i mazhorancës ditët e fundit.

15:14
Aksion i ri kundër evazionit, opozita: Dështim i taksës progresive

Qeveria ka paralajmëruar bizneset e mëdha të mos fshehin më rrogat e punonjesve. Ministri i financave tha se të dhënat e dala nga aksioni kundër informalitetit janë alarmante.

15:09
Tahiri, Habilaj”, administratorja e Kurum: Asnjë veprim me 860 mijë eurot

Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkangjiti dosjen e Orest Sotës me çështjen Habilaj -Tahiri pak orë pas kërkesës së saj drejtuar Prokurorisë së Elbasanit.

15:06
PS: Prokuroria po bën pazar me dosjen “CEZ”

Partia Socialiste ripërsëriti qëndrimin ndaj Prokurorisë në lidhje me hetimet për dosjen “CEZ”. Ulsi Manja doli nga Kryesia e Kuvendit në një deklaratë për mediat.

14:57
Raketa e rebelëve jemenas, Princi saudit: Agresion ushtarak i Iranit

Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka akuzuar Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen.

14:56
Të akuzuarit për sulm në stadium, zbuten masat e sigurisë

Një vit pasi u arrestuan si të dyshuar për çështje terrorizmi mbi dyshimet se do të kryenin një sulm në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael, Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë për dy prej tyre.

14:45
Gjendet i vdekur ministri laburist i shkarkuar i Uellsit

Një politikan i lartë laburist në Britani është gjetur i vdekur, vetëm pak ditë pas pezullimit nga partia për shkak të akuzave të agresionit seksual.

14:43
“Forca e ligjit”, fundi i krimit. Xhafaj: Peshqit e mëdhenj s’kanë të ardhme

“Forca e Ligjit” do të ketë në përbërje një task forcë qendrore që do të udhëzojë task forcat rajonale për goditjen e krimit.

14:42
Thikë në shkollë, shënohet tjetër rast në Korçë

Prania e mjeteve prerëse në shkolla është kthyer në fenomen shqetësues teksa në javët e fundit janë regjistruar disa raste në vend.

14:31
Weinstein punësoi ish-spiunë të mbrohej nga akuzat

Harvey Weinstein kishte punësuar një ushtri të vërtetë spiunësh, përfshi dhe ish-agjentë të MOSAD-it në përpjekje për t’i ndaluar akuzuesit të bënin publike pretendimet e tyre mbi ngacmimet dhe agresionet e tij seksuale.

14:18
Xhaçka hedh poshtë akuzat: Radarët funksionojnë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nga Komisoni i Sigurisë ku raportoi për buxhetin e viti të ardhshëm ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, sipas të cilës Forcat e Armatosura janë bërë pjesë e trafikut të narkotikëve duke fikur radarët e monitorimit të hapësirës detare shqiptare.

14:11
Jo vetëm Godelli, Amerika i refuzon vizën edhe kampionit olimpik Rostami

Nuk është vetëm Daniel Godelli, peshëngritës të cilit i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara për të hyrë në tokën amerikane, e për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes, që do të zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë.

13:47
PS në Kushtetuese: T’i hiqet mandati Kapllanajt!

Socialistët dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Agron Kapllanajt. Pas akuzave të numrit 2 të socialistëve Taulant Balla në adresë të Prokurorisë, KQZ-së dhe kryetarëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, PS përmes 49 deputetëve ka vendosur që kërkesën për përfundimin e mandatit të Kapllanajt dhe pavlefshmërinë e vendimit të KQZ, t’ja dërgojë Kushtetueses.

13:40
Kryemadhi me bizneset e vogla e të mesme: Kundër përfshirjes në TVSH

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar këtë të martë me përfaqësues të shoqatave të biznesit të mesëm dhe të vogël, duke shprehur dhe qëndrimin e partisë së saj kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së.

13:04
Starova rimerr Partizanin: Të huajt nuk na njohin

Partizani do të përpiqet të ristartojë sezonin nën drejtimin e Sulejman Starovës, pas 4 humbjesh, 3 fitoresh dhe 2 barazimesh, që i shkaktoi Mark Iuliano.

12:28
Shqipëria dhe Kosova me komitet të përbashkët parlamentar

Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë vetëm mbledhje qeverie të përbashkëta, por shumë shpejt edhe një komitet të përbashkët parlamentar, është dakordësia e përbashkët mes kryeparlamentarëve të dy vendeve, Gramoz Ruçi dhe Kadri Veseli.

12:23
Ndihmë nga SHBA për naftën. Reformë për të përfituar nga koncesionet

Qeveria do të ketë konsulencë amerikane për regjimin fiskal e kontraktual të marrëveshjeve hidrokarbure.

12:17
Meta: Do të flas për luftën ndaj krimit të organizuar

Kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka preferuar të japë ndonjë koment lidhur me situatën aktuale në vendet, dosjet “Habilaj” apo “Sota” dhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

11:50
Rama: Nga lufta kundër krimit fiton Shqipëria

Operacioni policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar do të asistohen në terren nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe.

11:46
Franga dhe drogë, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona në dy kontrolle të ndryshme të realizuar në kryeqytet, në bazë të planit të masave të marra nga uniformat blu.

11:40
Vjedhin 24 lap top-ët e laboratorit të shkollës, dy të arrestuar

Dy të rinj në Vlorë kanë rënë në pranga te policisë pasi kanë vjedhur të gjithë kompjuterët në kabinetin e informatikës së Shkollës Industriale në qytetin bregdetar.

10:28
Lu e Vlahutin: Të fillojë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”

Ambasadori amerikan përshëndeti operacionin “Forca e Ligjit” i prezantuar nga Ministria e Brendshme dhe për herë të parë vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.

09:47
Heroinë në makinë, arrestohet çifti shkodran

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 25.4 gram heroinë duke vënë në pranga dy persona, në sajë të operacionit të koduar “Bahçallëku”.

09:00
Skandali “Paradise Papers”, në listë ministri serb Popoviç

Hetimi ndërkombëtar i “Paradise Papers” tregon se, ministri prorus Nenad Popoviç mund të jetë njeriu më i pasur i Serbisë.

08:50
Afganistan, sulmohet televizioni në Kabul. Viktima nga granatat dhe plumbat në studio

Persona të armatosur kanë mësyrë zyrat e një televizioni lokal në Kabul, ku raportohet të kenë mbetur të vrarë disa persona e mjaft të tjerë janë plagosur.

01:46
Rikthimi i Berlusconit, koalicioni i tij fiton në Siçili

Silvio Berlusconi duket se është në rrugën e një tjetër rikthimi politik, pas triumfit të koalicionit të mbështetur prej tij në zgjedhjet lokale të Siçilisë.

00:26
David Moyes merr drejtimin e West Ham-it

West Ham vendosi të largojë trajnerin kroat Slaven Biliç nga pankina, për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa drejtimin e ekipit duket se do t’ia besojë një emri të njohur të Premier League-s.

E hënë, 06 Nëntor 2017
22:31
Shmangia e taksave, Apple, “inovatore” në këtë fushë

Kompania më fitimprurëse në botë ka një strukturë të re sekrete që i mundëson të vazhdojë të shmangë miliarda dollarë në taksa.

21:56
Lidhjet e supozuara me Tahirin dhe përfshirja e Kurum

Ngjarja e pak ditëve më parë ka shtuar misterin dhe dilemat se çfarë realisht po ndodh me dosjen ku përfshihet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u kap pak ditë më parë me më shumë se 800 mijë euro në Elbasan. Një shumë parash, e cila sipas policisë është e pajustifikuar, por aty u gjetën edhe patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

21:26
Krimet e Rënda i kërkojnë dosjen Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të te riut, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

21:17
Skandal në Fier, drejtoresha jep me qira zyrat e shtetit; lekët i fut në xhep

“Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të hëne një skandal në Bashkinë e Fierit, ku zyrtarët vendorë japin ambientet shtetërore me qira dhe paratë i përvetësojnë për përfitime personale.

20:34
Meta, takim me shoqërinë civile. Mbështet nismat sociale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot, në 20-vjetorin e themelimit, Qendrën e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Ai zhvilloi takime me aktivistë të saj si dhe drejtues të 15 organizatave jofitimprurëse në vend.

20:15
Të shtëna pranë zyrës së PASOK-ut në Athinë, autoritetet: Akt terrorist

Selia e partisë opozitare greke, Pasok, është sulmuar pasditen e sotme me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Harilao Trikupi”, numër 50, në kufijtë e lagjes Eskarqia.

19:56
Skandali i naftës, arrestohet në Zvicër i kërkuari

Një ndër biznesmenët e përfolur dy vite më parë në lidhje me skandalin e naftës “virgin” u ndalua në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.

19:50
Koreja e Veriut: Shkatërrojmë çdo armik që na kërcënon

Koreja e Veriut reagoi ndaj komenteve të Trump të bëra nga Tokio, duke thënë se presidenti amerikan dhe SHBA duhet të heqin dorë nga qëndrimet luftënxitëse.

19:43
Shkarkohet kreu i AKEP. Qeveria kërkoi largimin e Pirro Xhixhos

Lirimi i Piro Xhixhos si kryetar dhe anëtar i agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe postare u miratua nga Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese me votat e mazhorancës, LSI votoi kundër ndërsa Partia Demokratike abstenoi.

19:40
“Euractiv”: Shqipëria, në BE në vitin 2050

“Shumica e vendeve aspirante për anëtarësim në BE nuk do të bëhen dot pjesë e bllokut përpara vitit 2050”, shkruan “Euractiv”, platforma mediatike e specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë.

19:37
Kryeprokurori i ri, në horizont tjetër përplasje PS-PD

Top Channel e paralajmëroi krizën pak ditë më parë. Të hënën kryetari i komisionit të ligjeve konfirmoi se institucionet e reja të drejtësisë kanë mbetur pezull si pasojë e mungesës së kandidatëve të pamjaftueshem nga shoqëria civile për njërin nga këshillat.

19:29
Raport-progresi i prillit, BE i kërkoi Shqipërisë vettingun dhe antihashashin

Shqipëria do të duhet të presë deri në prill për progres-raportin e radhës të Komisionit Europian. Por kjo periudhë i shërben delegacionit të BE-së në Tiranë për të mbledhur informacione dhe shqetësime nga të gjitha grupet e interesit.

18:47
26 gra të vdekura në anijen me refugjatë, Italia heton ngjarjen

Prokurorët italianë po hetojnë vdekjen e 26 grave nigeriane, shumica adoleshente, trupat e të cilave u rekuperuan në det në operacione të ndryshme shpëtimi.

18:29
Heroi i Teksasit tregon ndjekjen dramatike të vrasësit

“Bëra thjesht atë që mendova se ishte e drejtë”. Kështu u shpreh Johnnie Langendorff, një prej dy burrave që ndoqën agresorin e Teksasit, i cili vrau 26 besimtarë e plagosi 20 të tjerë në një kishë baptiste të dielën.

18:27
Për vjehrrën vrau 27 vetë. Zbulohet motivi i masakrës së Teksasit

Devin Patrick Kelley ishte shkarkuar nga forcat ajrore, pas gjyqit ushtarak për keqtrajtimin e së shoqes dhe fëmijës së saj.

18:17
Prurja më e re e Kombëtares: Kam qarë kur mora ftesën!

Përveç Astrit Ajdareviç, Kombëtarja shqiptare do të ketë edhe një tjetër prurje të re për miqësoren me Turqinë dhe ai do të jetë ish-lojtari i moshave të Norvegjisë, Kamer Qaka.

18:09
Humb jetën në aksident ajror princi saudit. Vijim i luftës për pushtet?

Një princ i vjetër saudit dhe 7 zyrtarë kanë humbur jetën për shkak të rrëzimit të një helikopteri në afërsi të kufirit me Jemenin. Lajmin e bëjnë të ditur mediat shtetërore arabe.

17:51
Qaka, prurje e re në Kombëtare, zëvendëson Abrashin

Amir Abrashi nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e Kombëtares për ndeshjen e miqësore ndaj Turqisë më 13 nëntor dhe menjëherë Panucci është vënë në lëvizje për zëvendësuesin e “motorit” të mesfushës së Shqipërisë.

16:31
Kërcënimi i Ferrarit, Ecclestone: Është real, mund të largohen nga F1

Bernie Ecclestone, në një intervistë ekskluzive për britaniken “The Independent” është shprehur se rregullat e reja mbi motorët, që pritet të përfshihen në Formulën 1 duke nisur nga viti 2021, mund ta shtyjnë Ferrarin të dalë realisht jashtë sportit më të ndjekur të automobilizmit.

15:29
Arrestohet në Durrës autori i vrasjes tek “Uji i Ftohtë”

I akuzuari për vrasje Kreshnik Nazëraj u arrestua nga forcat operacionale në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit.

15:27
Godelli, mundësia e fundit nga SHBA. Kombëtarja e Peshëngritjes, e përgjysmuar në stërvitje

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare të Peshëngritjes ka filluar jo i plotë në qytetin e Durrësit.

15:25
Si u lirua Mahmutaj…Prokuroria e gjykata mbyllën sytë para dëshmisë

Artur Mahmutaj, i arrestuar në Itali si i implikuar në trafikun e 75 kilogramëve kokainë dhe i dyshuar si pjesë e një bande narkotrafiku, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

15:24
Basha: Asnjë reformë me qeverinë e krimit

Lulzim Basha iu referua raporteve ndër vite të Guardia di Finanza për ta përdorur monitorimin nga ajri të italianëve për 20 për qind të territorit si një provë se Edi Rama ngriti narko-shtetin.

15:17
“Çaji i malit po zhduket”

Çaji i malit, i përdorur aq shumë në familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhës se dimrit, kur edhe virozat janë më shumë prezente, është në rrezik zhdukjeje.

15:13
Zgjerohet taksa progresive, nga 1 janari mbi pagat dhe të ardhurat e tjera

Qeveria do të bëjë një ligj të ri, i cili e shtrin taksimin progresiv jo vetëm mbi pagat, siç është aktualisht, por mbi të gjitha llojet e të ardhurave.

15:07
Kanabis në Sarandë, një prej 7 të arrestuarve i largohet policisë

Policia e Sarandës ka sekuestruar 39 kg kanabis sativa në dy operacione të zhvilluara në fshatin Kotë dhe Vrinë, duke vënë në pranga shtatë persona, por një prej tyre ka mundur të largohej me prangat e policisë, i ndihmuar nga banorët e fshatit.

15:05
PD braktis komisionet, refuzon diskutimet për buxhetin

Demokratët i braktisën të gjitha komisionet parlamentare duke mos u bërë pjesë e diskutimeve për buxhetin e ri.

15:05
Shkollat me koncesion, hapet gara për ndërtimin e 5 shkollave në Tiranë

Bashkia e Tiranës hapi tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e 5 shkollave të reja në kryeqytet, përkatësisht në njësitë minibashkiake 9 dhe 11.

14:44
Greqi, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të klandestinëve. Në pranga, 11 shqiptarë

Policia greke arrestoi 11 shqiptarë në Athinë, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme drejt shteteve europiane.

14:34
Taulant Balla: Prokuroria po mbyll “CEZ”, neglizhoi një dokument

Taulant Balla nuk i kurseu akuzat në drejtim të Prokurorisë se po përpiqet të mbyllë dosjen “CEZ” pa kryer asnjë hetim dhe pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, të drejtuar prej tij. Balla i referohet një kërkese të Prokurorisë dërguar gjykatës, në të cilën kërkon mbylljen e kësaj çështje.

14:30
Ndriçim LED për Tiranën. Veliaj, në Firence edhe për flotën e biçikletave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Firence të Italisë, me ftesë të homologut Dario Nardella. Dy kryebashkiakët biseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes ekipeve të dy bashkive.

14:20
Kryemadhi: Nuk lejojmë projektin e Rilindjes, narkoshtet demokratik

Reforma në drejtësi ka rënë u shpreh Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në deklaratën për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar. Nuk do të lejojmë projektin e vërtetë të Rilindjes, tha ajo, për “një narkoshtet demokratik”.

13:15
SHBA armatosin Japoninë, Trump: Mund t’i godasë në ajër raketat e Koresë së Veriut

Japonia sipas Donald Trump mund t’i qëllojë raketat koreano-veriore në ajër me pajisjet ushtarake të blera prej Shteteve të Bashkuara.

13:06
Juve-Ndrangheta, Napoli-Camorra. Hetimet për “biletat falas” ndaj mafiozëve

Pas Juventusit dhe Lacios, dy skuadra që janë përballur me një çështje të ndjeshme për “biletat” e tifozëve, një gjë e tillë duket se nuk do të lërë pa prekur edhe Napolin. Një çështje që mund të kthehet në diçka të rrezikshme, jo penalisht, por që mund të konsiderohet shkelje e Kodit të Drejtësisë Sportive.

13:04
“Urdhri i Lirisë” për Gramoz Ruçin, Thaçi: Duhet të jemi bashkë për qytetarët tanë

Presidenti i Kosovës i jep dekoratën “Urdhri i Lirisë” Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Motivacioni ka qenë “për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

11:22
Nis reforma e ujit, 3 muaj për konsumatorët që të pajisen me matësa

Nga kjo e hënë nisi zyrtarisht reforma e ujit. Abonentët familjarë apo bizneset kanë 90 ditë kohë afat për të rregulluar raportin me ujësjellësit, duke këputur lidhjet e paligjshme dhe duke shlyer borxhet e prapambetura.

11:16
I liruar me hashash, ish-nëndrejtori i Hekurudhave kapet në Xhenova me kokainë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali, në vazhdën e një operacioni blic që përfundoi me sekuestrimin e 75 kilogramë kokainë në Portin e Xhenovës, nga ku do të shpërndahej më pas në vende të tjera europiane.

11:13
Avionë kundër tërbimit, nga e marta nis fushata

Për një periudhë dyjavore, avionë të vegjël do të shpërndajnë nga ajri vaksinën për imunizimin e dhelprave, që janë burimi kryesor i përhapjes së sëmundjes së tërbimit.

10:36
Çako-Altinok: Të thellohet lufta e përbashkët ndaj elementëve radikalë

Drejtori i policisë Haki Çako është takuar me një delegacion të policisë turke, kryesuar nga drejtori i sigurisë në Turqi, Selami Atinok.

10:33
Skandali “Paradise Papers”, zbulohen sekretet e super të pasurve

Një rrjedhje e re e përmasave të mëdha e dokumenteve financiare tregon sesi më të fuqishmit e të pushtetshmit e globit, përfshirë dhe Mbretëreshën Elisabeth II, kanë kaluar në mënyrë të fshehtë sasi të shumta parash në parajsat e taksave “offshore”.

10:31
Ruçi në Kosovë: Të punojmë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Gramoz Ruçi ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, në vizitën e tij të parë si kreu i Kuvendit.

10:30
Plumba drejt lokalit, në kërkim 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një lokali.

10:25
Marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet nga policia

Një 21-vjeçar nga fshati Çukë i Sarandës është arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

10:20
“Arkitekt Sinani” me rrjet të ri kanalizimesh

Rruga “Arkitekt Sinani” në zonën e Xhamllikut në kryeqytet do të ketë një rrjet të ri kanalizimesh, i cili është po aq i rëndësishëm sa ai i furnizimit me ujë të pijshëm.

08:41
Belgjikë, Puigdemont lihet i lirë derisa të vendoset për ekstradimin

Ish-udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, dhe 4 ish-ministra të tij janë lënë të lirë me kusht nga një gjykatës në Belgjikë.

08:33
SHBA, autori i masakrës në kishë ishte një ish-ushtarak

Bilanci i të shtënave në kishën baptiste të Sutherland Springs, në Teksas, ka mbërritur në 26, ndërsa masakra më e madhe e këtij lloji në shtetin amerikan nuk ka ende një motiv të qartë.

E diel, 05 Nëntor 2017
22:48
Reali rikthehet te fitorja, por Ronaldo nuk shënon

Reali mori një fitore me 3 gola në javën e 11 të La Liga-s ndaj Las Palmas, por Ronaldo nuk mundi të shënonte në këtë takim.

22:40
Milani fiton në transfertë ndaj Sassuolos

Pas humbjes me Juventusin dhe barazimit me AEK, Milani ka reaguar në transfertën ndaj Sassuolos, duke u rikthyer te fitoret në Serie A.

22:20
Gati akuza për Flynn

Këshilltari special, Robert Mueller ka mbledhur prova të mjaftueshme për të akuzuar Michael Flynn, ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump dhe djalin e tij, raporton NBC News.

21:50
Kërcënim për bombë në Moskë, mijëra të evakuuar

Një kërcënim për bombë ka bërë që të evakuohet teatri Bolshoi në Moskë, hoteli Metropol, një dyqan në “Sheshin e Kuq” dhe të tjera zona publike.

21:31
“Paradise Papers”, zbulohen sekretet e super të pasurve

Bizneset më të mëdha të botës, shefa shtetesh dhe figura të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë.

21:21
“Captain Albania”, jeta tjetër e Lorik Canës…

Prej pak muajsh Lorik Cana ka lënë zyrtarisht futbollin. jeta e tij e re, pas një karriere të mbyllur përpara kohe, është zhvendosur në kryeqytetin e Shqipërisë, apo të të gjithë shqiptarëve siç ka qejf ai ta quajë, Tiranën.

20:47
U qëllua me armë në Shkodër, ndërron jetë 23-vjeçari

Hermes Beqiri, 23-vjeçari i plagosur një ditë më parë me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës, ka ndërruar jetë ditën e sotme duke mos u mbijetuar plagëve të marrë gjatë sulmit me armë.

20:34
Masakër në një Kishë në Teksas, vriten dhjetëra persona

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës së të dielës.

20:04
Chelsea mund Man.Utd, Guardiola “fërkon duart”

Antonio Conte fiton sfidën me Murinho-n, ndërsa Chelsea mund Manchester United në ndeshjen e javës së 11 të kampionatit anglez.

19:04
Zëvendësi i May, mohon akuzat për pornografi

Zëvendësi i kryeministres britanike, Theresa May, ka mohuar akuzat sipas të cilave, policia ka gjetur materiale pornografike në një prej kompjuterëve të tij në zyrën e tij në parlament, në 2008, ndërsa qeveria britanike po stërmundohet të vërë nën fre një skandal në lidhje me ngacmimet seksuale.

18:39
Kërcënimi i Penianit, Pentagoni: Pushtim tokësor

Në një raport të Pentagonit vlerësohet se e vetmja mënyrë për të shkatërruar tërësisht programin bërthamor të Koresë së Veriut është përmes pushtimit tokësor.

18:32
Mbështetja për Trump më e ulëta në 7 dekada

Sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News, publiku amerikan vazhdon të ketë një vlerësim të ulët të punës së presidentit Donald Trump.

18:06
Ruçi, vizitë dy ditore në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi do të nisë ditën e hënë një vizitë dy ditore në Kosovë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.