Antonio Conte fiton sfidën me Murinho-n, ndërsa Chelsea mund Manchester United në ndeshjen e javës së 11 të kampionatit anglez.

Në “Stamford Bridge”, ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 me Chelsea që kishte edhe mundësi të tjera për shënim, ashtu sikurse i pati edhe United në portën e Courtois.

Ai që vendosi sfidën në favorin e “Bluve” ishte një njohje e vjetër e Mourinho, Alvaro Morata, i cili e shënoi golin e fitores për kampionët e Anglisë në minutën e 55 të ndeshjes.

Ai që u gëzua më shumë për fitoren e Chelsea-t ishte Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t që pas fitores 3-1 me Arsenalin e ka çuar në 8 pikë diferencën me rivalët e United ne vendin e dyte.

Top Channel