E premte, 10 Nëntor 2017
11:07
Samiti i “APEC”, pritshmëri për fjalimin e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po u drejtohet udhëheqësve të biznesit në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili ka nisur punimet në Vietnam.

10:58
Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e paradites në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

10:48
Basha: Fjalimi i Ramës nxit urrejtjen ndaj gazetarëve

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me fjalimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në ditën ndërkombëtare të medias.

10:35
Bushati-Kotzias “ngujohen” në Kretë, derisa të arrijnë marrëveshje

Në ishullin e Kretës nisi rreth orës 10 takimi i dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, bisedime që synojnë të zgjidhin problemet më të mëdha mes dy vendeve.

10:13
Njësia nr.2 me linjë të re furnizimi për ujin e pijshëm

Banorët e njësisë nr.2 do të kenë linjë të re furnizimi me ujë nga Depo e Tiranës, pasi mjetet e UKT dhe ekspertë të saj tashmë kanë nisur punën për shtrimin e linjës së re.

09:30
Kryemadhi takohet me eurokomisionerin Johannes Hahn

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së gjatë takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn ka shprehur edhe shqetësimin “për bllokimin e ngritjes së strukturave të Vettingut nga ana e maxhorancës aktuale”.

09:23
Hetohet për korrupsion, ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është ndaluar gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili hetohet për akuzën e korrupsionit.

09:09
Orteku i akuzave në “Hollywood”, bashkëshortja e De Generes: Më ngacmoi Seagal

Shpërthimi i skandalit seksual i ka dhënë praktikisht fund karrierës së Kevin Spacey në “Hollywood”.

09:01
Takim Trump-Putin në Vietnam? Ndoshta vetëm një shtrëngim duarsh

Bota i ka kthyer sytë nga Samiti i “APEC”-ut në Vietnam edhe për një tjetër arsye, veç qëndrimit që do të shpërfaqte aty presidenti i Shteteve të Bashkuara.

08:47
Sherr mes të rinjsh në Tiranë, një i arrestuar

Disa të rinj janë konfrontuar rreth orës 01.05 të natës në rrugën “Brigada 8” në kryeqytet ku dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

08:45
Shpërthim në Vlorë. Eksploziv në makinën e një 42-vjeçareje

Një shpërthim ndodhi ndaj të gdhirë në qytetin e Vlorës.

00:11
Kontroll në banesën e gjyqtarit të Apelit, i gjenden 300 milionë lekë në shtëpi

Gjykata e krimeve të rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkëlqim Miri.

E enjte, 09 Nëntor 2017
22:47
“Hakmerret” Putin, SHBA po ndërhyn në zgjedhjet ruse

Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po shpikin akuza për dopingut ndaj atletëve rusë në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshme në Rusi.

22:41
Zvicra dhe Kroacia, avantazh për biletën e Botërorit

Balancat për të shkuar në Botërorin 2018 për dy çiftet e para u prishën që në raundin e parë të “play off”-it, i cili vendos kombëtaret që shkojnë në Botërorin e futbollit vitin që vjen. Zvicra fitoi 0-1 në Belfast kundër Irlandës së Veriut duke respektuar edhe në transfertë rolin e favorites.

21:55
“Top Story”, qeveria, mediat dhe “fake news”

Përplasja e kryeministrit Rama me mediat ka qenë në fokus të takimit të sotëm të emisionit “Top Story” në Top Channel. Gazetari Sokol Balla ka moderuar një panel të përbërë nga kolegë nga mediat e tjera, Çim Peka, Carlo Bollino, Ilir Babaramo dhe Eni Vasili.

21:04
Shqiptari nën urdhrat e “El Cholo”, Bare: Si luaj me yjet e botës

Keidi Bare, lojtari ekipit Kombëtar Shpresa, prej mëse 4 vitesh është pjesë e Atletico Madrid nga akademia dhe nga fillimi i këtij sezonit, është vënë nën urdhrat e skuadrës së parë të drejtuar nga Simeone. Megjithatë për të qenë pjesë e lojës atij i duhet të fitojë duelin me lojtarë si Koke apo Gabi.

20:49
Abortet tek të miturat, ligji shtrëngues ringjall klinikat e jashtëligjshme

Aborti tek adoleshtentët është një problem shqetësues. Në spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në vitin 2016 ka pasur 20 aborte nga nën 20-vjeçaret dhe së paku në tre raste ato kanë qënë nën moshë.

19:56
Ekonomia e Eurozonës, rritja më e shpejtë në një dekadë

Ekonomia e Eurozonës do të rritet me ritmet më të shpejta në një dekadë, këtë vit. Ky është parashikimi i Komisionit Europian, që flet për një rritjeje të dukshme krahasuar me parashikimet e fillimvitit.

19:55
Vitin tjetër, tekste falas. E kërkoi opozita, fillimisht për katër klasë

Opozita pretendon se ofrimi i teksteve shkollore falas është nismë e saj, jo vetëm si pjesë e programit elektoral të qershorit, por edhe në formën e një projektligji që e ka dorëzuar në Kuvend më datë 30 tetor.

19:41
Atentati ndaj shqiptarit në Ekuador, dyshohet për akt mafioz

Dy ditë pasi një shtetas shqiptar ishte në qendër të një atentati të organizuar, policia e Ekuadorit deklaroi se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të droges.

19:27
Teksas, ekzekutimi i të dënuarit fut në sherr SHBA-Meksikë

Shteti i Teksasit ka ekzekutuar një shtetas meksikan, duke shkaktuar reagime të ashpra sa i takon të drejtave të njeriut, por edhe një përplasje me shtetin mëmë të të ndjerit.

18:50
Vrau 100 pacientë, prova të reja inkriminuese ndaj infermierit gjerman

Prokurorët në Gjermani kanë deklaruar se kanë prova se një ish-infermier ka vrarë të paktën 100 persona në dy spitale ku kishte punuar.

18:35
Reshat Arbana: Pse u ktheva në teatër pas 9 vitesh

Reshat Arbana rikthehet pas nëntë vitesh në një skenë teatri dhe pas shumë vitesh në një intervistë televizive. Në një rrëfim për “Pasdite në Top Channel”, aktori, “Nderi i Kombit”, tregoi pse pranoi rolin në komedinë e trishtë “Babai” me regji të Spiro Dunit, në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

18:00
Kanabisi, 6 vjet burg italianit përdorues

Marco Guido Cavanna është përdorues droge në vendin e tij, Itali. Ai thotë se kishte dëgjuar që në Shqipëri hashashi shitej lirë, ndaj edhe vendosi të udhetonte drejt Ballkanit për festat e fundvitit në 2016.

18:00
Panucci “u merr frymën” lojtarëve në Antalia (VIDEO)

Ndaj Turqisë këtë të hënë është vetëm ndeshje miqësore, por impenjime në Antalia, ku është grumbulluar Kombëtarja, duke tejet i madh.

17:47
Kundër Turqisë “firon” mesfusha, tjetër largim nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit Migjen Basha për miqësoren ndaj Turqisë në 13 nëntor. Mesfushori i lindur në Lozanë të Zvicrës vuan ende problemet me kaviljen që dëmtoi në ndeshjen me Barin në Serinë B italiane.

17:19
Debat për krimin e korrupsionin, Basha: Të ikë Rama. Balla i kthehet skandalit të “CEZ”

Për Lulzim Bashën, tashmë krimi i organizuar, me bekimin e qeverisë, po merr në kontroll ekonominë e vendit.

17:14
Rama dhe Hahn në Vlorë: Investimet për turizmin do vazhdojnë

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn kanë qenë pasditen e së enjtes në Vlorë, për të promovuar investimet, kryesisht ato në sektorin e turizmit, që janë financuar edhe nga BE.

15:32
Mesazhi i Yee, për cilët politikanë shqiptarë e kishte fjalën?

Të mërkurën, Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës/Sekretari i Shtetit bëri një deklaratë që ngriti shumë pikëpyetje. Ai foli edhe për përgjegjësinë e administratës amerikane në certifikimin e liderëve politikë të korruptuar në Ballkanin Perëndimor, duke i pritur në vizita pompoze në Uashington, por pa përmendur emra.

15:07
Vettingu përfshin policinë; Verifikim me makinën e së vërtetës

Vettingu në polici do të startojë në janar, ndërsa në “sitën” e organeve që do verifikojnë pastërtinë e figurës së efektivëve do të kalojnë fillimisht drejtuesit e lartë, duke nisur me kryepolicin Haki Çako.

15:04
Dënim nga prokurori, pranon krimin dhe nuk del para gjykatës

Të godasësh dike fizikisht, ta ndjekësh në rrugë me thikë në dorë dhe t’i shkatërrosh dyqanin mund të shpëtosh edhe me vetëm 4 muaj burgim.

15:00
Mjeti i policisë përplaset me trenin, plagosen lehtë 3 policë

Një mjet policie është përplasur me trenin e skrapit Durrës-Elbasan, në lagjen nr.13, sektori Iliria.

14:37
Plagoset shqiptari në Ekuador, dyshohet për trafik kokaine

Një qytetar me origjinë shqiptare u qëllua me katër plumba pasditen e së martës në Guayaquil të Ekuadorit, sipas televizionit vendas Ecuavisa.

13:47
Lirohet nga burgu Ilir Paja, vendimi nga gjyqtarja që liroi Genc Tafilin

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e Gjykatës së Krujës, pasi liroi Genc Tafilin gjatë ditës së enjte ka liruar një tjetër personazh të botës së krimit, Ilir Pajën.

13:08
Vidhnin banesa e biznese, katër në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një grup prej katër personash, të cilët dyshohen si autorë të një serie vjedhjes në kryeqytet.

11:58
Integrimi “varet” nga vettingu, Hahn: Të presim Raportin. Rama: Plotësuam kushtet

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, por pritshmëritë e Bashkimit Europian lidhen me procesin Vettingut.

11:19
Arrestohet për korrupsion punonjësi i policisë ushtarake

Një punonjës i policisë ushtarake në Vlorë është arrestuar për korrupsion. Sipas policisë së Vlorës, ai është vënë në pranga në sajë të operacionit “Rekrutimi”.

10:42
Sherr në shkollë, plagos shokun e klasës me dorezë grushti

Sherret e nxënësve në shkolla që përdorin edhe mjete prerëse po shënohen përditë, ku në Fier një 16-vjeçar në ambientet e shkollës ka goditur me dorezë grushti të kombinuar me thikë shokun e klasës.

10:38
Përplasen motoçikletat, plagosen të dy drejtuesit

Dy motoçikleta janë përplasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës.

10:12
Hahn: Liria e medias, kusht i BE-së

Liria e medias është kusht i panegociueshëm për çdo vend që synon të bëhet pjesë e BE-së. Mesazhin e tij për pushtetin e katërt, Johanes Hahn e përcolli në ditën ndërkombëtare të medias, kur foli për njëanshmëri politike apo “fake news”, lajmet e rreme.

09:49
Eksodi i diplomatëve amerikanë. Sindikata: Ikën për shkak të Trump

Që nga janari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur 60% të ambasadorëve të tyre të karrierës, sipas kryetares së Sindikatës së Punës që përfaqëson diplomatët amerikanë.

09:24
BSH: Ekonomia po rritet; Meta: Rritja 3.5%, e pamjaftueshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare po kalon një moment pozitiv, i cili pritet të zgjasë edhe vitin e ardhshëm.

09:15
Korçë, shkrumbohet furgoni

Një furgon mallrash është djegur gjatë natës në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

09:10
Kolumbi, zbulohet sasi rekord kokaine

Policia kolumbiane ka zbuluar 12 tonë kokainë në atë që konsiderohet si sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e vendit.

09:01
Trump ndryshon qëndrim, vetëm lëvdata për Presidentin kinez

Në të kaluarën i ka kritikuar shpesh ato që i quante praktika të padrejta tregtare të Kinës, por gjatë vizitës së tij në Pekin, Presidenti amerikan Donald Trump kishte rezervuar lëvdata për udhëheqësin Xi Jinping.

00:21
Surprizë/ Akademia me buxhet, Rama nuk i ka prerë fondet

Të thirrur për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2018, përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave u surprizuan në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, kur mësuan se janë parashikuar 108.550 milionë lekë për këtë institucion për vitin e ardhshëm.

E mërkurë, 08 Nëntor 2017
22:38
“Italia jashtë Botërorit? As që e mendoj”

Italia rrezikon seriozisht mungesën në Botërorin e Rusisë pasi gjendet në fazën e play off dhe duhet të kalojë patjetër Suedinë, në rast të kundërt të “kaltrit”, 4 herë kampion bote, do ta shohin nga televizori Botërorin.

22:38
Papa kundër celularëve, në meshë

Papa Francesku kritikoi besimtarët katolikë për përdorimin e telefonave celularë gjatë meshës. Ai tha se trishtohet kur shikon njerëzit që ngrenë lart telefonat e tyre celularë, madje edhe priftërinjtë dhe peshkopët i bashkohen atyre duke bërë foto.

22:30
Anëtar jurie, SHBA: Edhe Obama si të tjerët

Ish-presidenti, Barack Obama ju bashkua qindra njerëzve të tjerë si pjesë e një detyre për të cilën shumë amerikanë varin buzët, të qenit anëtar jurie në gjykatë.

22:19
Lufta ndaj ISIS në Siri, çlirohet qyteti i fundit

Ushtria Siriane dhe forcat aleate morën kontrollin e Albu Kamal, qyteti i fundi i madh që Shteti Islamik kontrollonte në Siri.

22:16
KE “shtrëngon” prodhuesit e makinave

Komisioni Evropian publikoi një propozim që synon të reduktojnë sasinë e dyoksidit të karbonit që prodhojnë automjetet deri në vitin 2030.

21:56
“Top Story”, Himara dhe negociatat e Kretës

Kjo fundjavë pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për Greqinë. Në një takim që pritet të jetë thuajse një “Big Brother”, por pa kamera, dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias do të mbyllen aty me shpresën për të nxjerr në fund një “tym të bardhë”.

21:40
E vërteta e Himarës…

Himara u bë për muaj të tërë qendra e retorikës së fortë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

21:12
Transformohen hapësirat e UBT, Veliaj: Ecim para me punë

Universiteti Bujqësor i Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend dhe si i tillë meriton edhe ambiente dhe kushte dinjitoze që i përgjigjen rëndësisë së tij.

20:42
Fiks Fare/ Zjarrfikës të proceduar, të arrestuar dhe dënuar në Fushë Arrëz

Fiks Fare iu rikthye problematikave në një nga shërbimet më jetikë; atij të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

20:22
Durrës, PD dhe LSI bashkojnë votat në nivel vendor

PD dhe LSI kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Durrësit, duke rrëzuar paketën e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018.

20:17
Shqipëria rizgjidhet në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria u zgjodh këtë të mërkurë për një mandat të dytë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës, për periudhën 2017-2021.

19:58
Hoyt Yee: Liderët e korruptuar s’duhet t’i ftojmë në Uashington

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se Perëndimi duhet të jetë më i prerë ndaj liderëve të rajonit të Ballkanit.

19:41
Beteja e akuzave! PD-LSI: Droga. PS: CEZ dhe Kapllanaj

Opozita rakordon aksionin kundër qeverisë. Pas takimit në zyrën e kryetarit të PD mes Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe kreut të grupit parlamentar të LSI Vasili doli një kërkesë drejtuar presidentit Meta.

19:36
Pence, “President” i Ballkanit?

Ekspertë të njohur dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë diskutuar mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, tashmë që ndikimi rus në këtë rajon sa vjen edhe shtohet.

19:23
Xhaçka takohet me Stoltenberg: Shqipëria, aleat i denjë, kontribuues për paqen

Gjatë zhvillimeve të ministerialit të Mbrojtjes në Shtabin e NATO-s, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u takua sot në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

19:15
Flamurtarit i reduktohet dënimi, Apeli rikthen tifozët

Dënimi i ashpër i skuadrës së Flamurtarit me 4 ndeshje pa tifozë për banerat ironikë në stadiumin e Vlorës është zbutur disi nga Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ekipi i trajnerit Shpëtim Duro u penalizua në mënyrë të ekzagjeruar nga Disiplina për parullat që shihen shpesh në stadiumet shqiptare, por asnjëherë nuk ka patur reagime të tilla.

19:08
Koncesionet, opozita: Po gërryejnë buxhetin e shtetit

Opozita akuzoi qeverinë se koncesionet që ajo ka dhënë tek privatët po minojnë financat e shtetit.

19:00
Rama publikon raportin analitik për kanabisin: Shikojeni me sytë tuaj!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook raportin analitik mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

18:46
Eksporti i armëve, Rusia, mbi 15 miliardë USD fitime në 2017

Eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Rusi pritet të arrijë në 15.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2017.

18:39
Skriniar: Unë te Barcelona? Jam mirë te Interi

Kur Milani transferoi Bonuccin dhe Interi Skriniar në merkaton e verës u mendua se kuqezinjtë do të kishin një mbrojtje të hekurt, ndërsa te Interi ishte gjithçka për t’u parë se si do të paraqitej sllovaku.

18:16
Itali, zgjidhet kryeprokurori i ri i Antimafias

Është zgjedhur këtë të mërkurë në Itali shefi i ri i Prokurorisë Kombëtare të Antimafias, Federico Cafiero de Raho.

18:00
Greqi, dhunohet me grushte avokatja pro-emigrantëve

Fytyra e mbuluar me gjak dhe syzet të thyera. Kështu shfaqet në foton e postuar në rrjetet sociale Evgenia Kouniaki, avokate greke që në të kaluarën ka mbrojtur vazhdimisht emigrantët.

17:43
Greqi, opozita presion Kotzias për bisedimet e Kretës

Vetëm 24 orë përpara fillimit të atij që quhet “takim historik” mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku ministrat e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati do të negociojnë në Kretë për një paketë çështjesh që prekin marrëdhëniet shqiptaro-greke, ka ardhur dhe reagimi i parë i opozitës në Athinë.

16:46
“Paco”, droga që po kthen njerëzit në kanibalë të jetës (foto)

Fotografi italian Valerio Bispuri është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën për shkrepjet e tij.

15:43
Greqi, 28 të akuzuar për trukim ndeshjesh. Mes tyre, presidenti i Olympiacosit

Këshilli i gjyqtarëve të lartë ka dërguar në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Krimeve, 28 persona të akuzuar për rastet e ndeshjeve të trukuara të kampionatit grek të futbollit.

15:35
Mundësi shqiptar, në koma pasi thyen shtyllën kurrizore në duel

Kampionati i Ballkanik i të rinjve U17 në mundje, që po zhvillohej në Slloveni, është shoqëruar nga një ngjarje e rëndë, ku për pasojë mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore.

15:24
Përse hesht Tahiri? Heshtja nuk mbron as ish-ministrin, as PS

Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht.

15:02
“Spanja mund t’i lejojë referendumet në rajonet e saj”

Spanja po merr në konsideratë ndryshime kushtetuese, të cilat do t’u lejojnë rajoneve të saj mbajtjen e referendumeve të pavarësisë në të ardhmen.

14:44
Reforma e ujit: Ujësjellësat që nuk përmirësohen iu hiqen bashkive

Aktualisht vetem një e treta e ujit që konsumohet në Shqipëri paguhet, pjesa tjetër është e ndarë në mënyrë të barabartë mes humbjeve në rrjet dhe vjedhjes.

14:35
Pensionet, fermerët nuk sigurohen. Ahmetaj premton ndryshimet rregulluese

Maxhoranca pranoi për herë të parë se një nga reformat më të rëndësishme të saj në mandatin e parë, ajo e pensioneve, ka rezultuar problematike në fshat, pasi për shkak të rritjes së kontributeve fermerët nuk po sigurohen.

14:31
Përfaqësuesit e FBI, në zyrën e Çakos. Flasin për antikrimin

Kreu i policisë shqiptare Haki Çako është takuar me përfaqësuesit e FBI-së, që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.

13:32
“Mbyllen” Kakavija dhe Kapshtica, kalojnë vetëm këmbësorët

Kakavija dhe Kapshtica do të mbyllen për 24 orë për shkak të një greve të zhvilluar nga dogana greke, dhe do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

13:21
Shpresat, Ramadani e Ndoj: Mposhtim Irlandën e Veriut

Në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure nga Kombëtarja kuqezi e U21-shit kanë dalë dy futbollistët Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoj, të cilët kanë folur mbi ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, sfidë që do të luhet në datën 10 nëntor, ora 18, në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

12:42
Projekti një miliard euro, Rama: Duam t’i bëjmë rrugët të sigurta

Me buxhetin e 2018 dhe programin “1 miliard euro” do të nisë modernizimi i rrjetit rrugor shqiptar sipas Edi Ramës. Kryeministri u takua me grupet e interesit, kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.

12:38
PD-LSI, kërkesë Metës: Të publikohen të dhënat e Këshillit të Sigurisë

Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të sigurisë, iu drejtuan sot me një kërkesë Presidentit Ilir Meta që të publikojë të dhënat e raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna.

12:23
Gjiknuri: Bashkëpunim me biznesin për të zbatuar kontratat

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është takuar me Shoqatat e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ku u shpreh se duhet bashkëpunim me biznesin për të garantuar zbatimin e kontratave.

12:19
Rrugë të reja në Tiranë. Rehabilitohen 27 hektarë në 7 muaj

Projekti konsiderohet si më transformuesi në këto 50 vitet e fundit për njësinë nr.9 dhe bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugëve dhe shesheve në bllokun që kufizohet nga bulevardi “Zogu I-rë”, “Rr. e Dibrës”, Rr. “Siri Kodra” dhe Rr. “Reshit Petrela” me një sipërfaqe rreth 27.4 hektarë.

11:45
Reshje të mëdha breshëri, Llogaraja kalohet me vështirësi

Policia Rrugore njofton se qafa e Llogarasë funksionon me vështirësi për shkak të prezencës së madhe të reshjeve.

11:33
Deklarata e Manjës për prokurorinë, debat me Halimin

Diskutimi i buxhetit 2018 për institucionet e tjera, ka sjellë tensione në komisionin parlamentar të ligjeve. Ka qënë deklarata e kreut të këtij komisioni një ditë më parë që ka sjellë dhe debate mes Ulsi Manjës dhe deputetit demokrat Eduard Halimi.

11:28
Hetim policisë. Xhafaj: Zbatuan ligjin. Po bëhen verifikime

I nxitur nga deputetët e opozitës, Fatmir Xhafaj foli për herë të parë disa ditë pas ndalimit të te riut me 863 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit në makinë.

10:39
“Financieri” i Habilajve mbetet në burg, Prokuroria: U përgjua në pazare droge

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën nga 20 ditë burg në arrest me burg për Nezar Seitin, i prangosur për llogari të hetimeve italo-shqiptare ndaj një grupi që trafikonte kanabis.

10:34
21 mld lekë për policinë, Xhafaj prezanton buxhetin

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha para Komisionit të Sigurisë në Parlament se buxheti për institucionin që ai drejton rritet me 8.1 përqind për vitin e ardhshëm.

09:47
Trump: Mos na vini në provë!

“Mos na vini në provë!” Donald Trump iu drejtua Koresë së Veriut me një paralajmërim të qartë, duke i kërkuar të mos i nënvlerësojnë Shtetet e Bashkuara e duke dënuar atë që e quajti “një fantazi e errët” e jetës në vendin e izoluar komunist.

09:37
Konferenca e Medias në Tiranë, Hahn: Liria e shprehjes, kusht nga BE

Mbi 250 përfaqësues të medieve dhe organizatave mediatike, aksionerë e politikbërës nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja do të takohen në Konferencen e Medias në Tiranë, më 9 dhe 10 nëntor, kushtuar rolit të rëndësishëm të shtypit në procesin e pranimit në bllokun europian.

09:27
Përndiqte 20-vjeçaren, arrestohet nga policia

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 23-vjeçarin Leonard Lica, i dënuar më parë edhe për vjedhje. Por këtë herë, i riu është prangosur për përndjekjen e një vajze.

09:05
Kurbin, tritol banesës në ndërtim

Një sasi tritoli u vendos jashtë një banese në ndërtim, në fshatin Gurëz të Kurbinit.

01:16
Berat, grabitet me armë një shtëpi në Donofrosë

Disa persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shtëpi, në fshatin Donofrosë, të njësisë administrative Ura vajgurore, në Berat.

00:52
Caktohet data kur do të luhet Lazio-Udinese

Takimi mes Lazios dhe Udineses, i programuar për t’u luajtur të dielën e kaluar në Romë, nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që bënë terrenin e ‘Olimpico-s’, të papërshtatshëm.

E martë, 07 Nëntor 2017
21:55
“Top Story”, zbarkimi amerikan ka nisur…

Zbarkimi amerikan ka nisur. Uashingtoni nuk ndalet vetëm me reformën në drejtësi, por tashmë zbret në Tiranë me agjentë të FBI-së dhe duket se furtuna kundër lidhjeve të krimit me politikën nuk do të kursejë askënd.

20:54
Meta pret ministrin kosovar të Diasporës: Të ruajmë identitetin kombëtar

Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në një takim ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, Dardan Gashi.

20:43
Nga grua figuron burrë, humb 21 milionë lekë të kompensimit

I ngatërruan emrin dhe nga grua e bënë burrë. Prej dy vitesh, Rolanda Zengo sorrollatet pa gjetur zgjidhje në institucionet e vendit. Ndërkohë, ajo nuk merr dot paratë që i takojnë me ligj nga kompensimi.

20:06
Ndotja shtoi tumoret. Mjekët: Shkak karburantet me cilësi të ulët

Ndotja nga karburantet e automjeteve ka ndikuar në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore. Mjekët pneumologë kanë konstatuar shtim të rasteve nga viti në vit.

19:55
Kuotat e përpunimit të peshkut, Shqipëria kërkon shtesë se prodhon më shumë

Helidoni përfaqëson një nga 10 kompanitë që operojnë në fushën e përpunimit të peshkut. Aktualisht kjo industri i ka ezauruar kuotat që Shqipëria ka me BE-në për 1600 tonë “acuge” dhe sardele pa taksë doganore.

19:16
Vazhdon “Bahçallëku”, arrestohen 4 persona të tjerë

Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas.