FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Opozita akuzoi qeverinë se koncesionet që ajo ka dhënë tek privatët po minojnë financat e shtetit.
“Koncesionet janë duke gërryer buxhetin. Qeveria është e paaftë për të bërë investime publike dhe po i transporton ato në koncesione dhe PPP”, tha deputetja Jorida Tabaku.
“Kemi bërë shumë mirë që i kemi dhënë ato koncesione. Pse ç’doni ju? Që ato 7 milionë dollarë të dializës t’i paguajnë qytetarët? Jo, do t’i paguajë buxheti. Jemi qeveri e majtë ne”, reagoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Ndërsa deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ngritën një tjetër problem që lidhet me shpenzimet e buxhetit. Atë të statusit të minatorit.
“Prej një muaji kam depozituar projektligjin për statusin e minatorit. Qeveria duhet të jepte përgjigje brenda muajit. Ndoshta Ministria e Financave e ka shqyrtuar, çfarë po bëhet?”, deklaroi deputeti Përparim Spahiu.
“Jo, nuk do ta lejoj atë ligj. Ne do ta analizojmë mirë statusin, në mënyrë që minatori që është minator ta përfitojë statusin”, u përgjigj Ahmetaj.
“Po, pse cfarë po them unë, është minator, s’është minator?”, insistoi Spahiu.
“Po, atë po thua. E ke parë statusin e naftëtarit si është? shko shikoje”, u përgjigj nga ana e tij Ahmetaj.
Top Channel