Disa persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shtëpi, në fshatin Donofrosë, të njësisë administrative Ura vajgurore, në Berat.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar edhe dëmtime të lehta të çiftit të bashkëshortëve, 57-vjeçarit O.B. dhe 55-vjeçares D.B.

Ata ishin dëmtuar gjatë tentativës për t’u përballur me grabitësit, të cilët i kishin qëlluar me qytën e armës. Grabitësit, ende të paidentifikuar, pasi kanë kontrolluar shtëpinë, janë larguar që aty duke marrë me vete edhe dy aparate celularë.

Policia ka filluar krehjen e zonës dhe ka ngritur pika kontrolli në akset rurale dhe nacionale, për të bërë të mundur kapjen e autorëve të grabitjes, ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel