Kakavija dhe Kapshtica do të mbyllen për 24 orë për shkak të një greve të zhvilluar nga dogana greke, dhe do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

“Nga kontaktet e vazhdueshme të mbajtura me palën greke, jemi informuar se për shkak të një greve të përgjithshme që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar që lidhen me shtetin Grek dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë në drejtim të Greqisë që të anulojnë lëvizjet për të mos pasur grumbullim në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës duke sjellë konfuzion.

Top Channel