Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook raportin analitik mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

“Shqipëria ka kryer një sërë operacionesh të zbatimit të ligjit, të cilat çuan në shkatërrimin e kulturave të mëdha të kanabisit”, thuhet në një pjesë të raportit.

Sipas dokumentit, miratimi dhe zbatimi i planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit ka luajtur një rol vendimtar në arritjen e rezultateve të deritanishme dhe ka qenë një nga masat më të rëndësishme me karakter ligjor e institucional.

Për vitin 2017, vijon raporti, nga Guardia di Finanza janë kryer 30 fluturime më shumë se vitin e kaluar, duke shënuar një rritje nga 106 në 129 orë fluturimi.

“Kush sheh me sytë e vet dhe lexon me mendjen e vet le ta lexojë. Ata që shohin me gojën e kazaneve dhe mendojnë me kokën e politikanëve e analistëve të kazaneve mos ta marrin fare mundimin”, ka komentuar Rama në postimin e tij.

Top Channel