Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 23-vjeçarin Leonard Lica, i dënuar më parë edhe për vjedhje. Por këtë herë, i riu është prangosur për përndjekjen e një vajze.

Sipas policisë, B.K, 20 vjeçe ka bërë kallëzim në polici më 30 tetor se Lica e përndiqte në periudha të ndryshme kohore. Për këtë ai ishte shpallur në kërkim që para një jave, për tu vënë në pranga këtë të martë.

Ndaj 23-vjeçarit rëndon akuza e përndjekjes, dhe hetimet do të ndiqen nga prokuroria e Dibrës.

Top Channel