Një mjet policie është përplasur me trenin e skrapit Durrës-Elbasan, në lagjen nr.13, sektori Iliria.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40, kur treni me mashinist 61-vjeçarin M.K, është përplasur me mjetin e policisë. Për pasojë janë plagosur tre punonjësit e policisë, dy prej të cilëve kanë marrë mjekimin dhe janë larguar për në shtëpi.

Top Channel