Policia e Tiranës ka arrestuar një grup prej katër personash, të cilët dyshohen si autorë të një serie vjedhjes në kryeqytet.

Të arrestuarit janë shtetasit Sehat Doci, Albion Shehu, Fatmir Zyberi dhe Vasil Aruçi.

Të katër këta shtetas akuzohen nga policia se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur në më shumë se një rast banesa dhe biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia thotë se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë me akuzën e “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.

Top Channel