E diel, 12 Nëntor 2017
13:37
Veliaj: Pemët, trashëgimia më e mirë për gjeneratën e ardhshme

Gjelbërimi i rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë ka vijuar teksa janë mbjellë 1 mijë pemë të reja për Pyllin Orbital.

13:15
PD, Vokshi: Rama, presion medias për të mbuluar skandalet e drogës dhe korrupsionit

Partia Demokratike njofton se “Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias informoi Forumin e Gruas së Partive Popullore Europiane rreth përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, si një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale”.

12:50
Mbështetja e fermerëve. Ahmetaj: Pajisuni me NIPT që të fitoni rimbursimin e TVSH-së

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT për të përfituar rimbursimin e TVSH-së, por edhe mbështetje me parà në dorë nga buxheti.

12:42
Lilaj: Për fitore ndaj Turqisë; Veseli: Po bashkohemi si grup

Sabien Lilaj dhe Frederik Veseli dolën përpara mediave në prag të ndeshjes miqësore që kombëtarja jonë do të luajë ndaj Turqisë, ditën e hënë.

12:29
PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së

Partia Socialiste propozon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

12:23
MPJ: Bisedimet, hap i rëndësishëm për t’i gjetur zgjidhje problemeve

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim të përbashkët për shtyp në lidhje me takimin në Kretë.

12:08
Kolegët e lënë në burg Shkëlqim Mirin. Avokati: Gjyqtari, i sëmurë me tumor

Gjykata e Krimeve të Rënda vlerësoi të ligjshëm ndalimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, e vendosi ndaj tij masën “arrest me burg” me dyshimet se ai ka kryer korrupsion për të lehtësuar pozitën para drejtësisë të Gentian Dodës, i dorëzuar prej amerikanëve si një i shumëkërkuar.

12:08
Nikolla: Mbështetje për mësuesit e klasave kolektive

Ministrja Lindita Nikolla ka qenë në shkollën 9-vjeçare të Radomirës në Dibër, ku shprehu mbështetjen për mësuesit e klasave kolektive.

12:04
Dita e tretë e bisedimeve në Kretë

Sot ishte dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias zhvilluan në Kretë.

11:40
Rehabilitohen monumentet tek Parku i Liqenit

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjithë monumenteve në zona të ndryshme.

11:28
Presidencialet në Slloveni. Sot balotazhi mes Pahor dhe Sarec

Sllovenët i janë drejtuar qendrave të votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku Presidenti Borut Pahor shpreson për një mandat të dytë, ndërsa kryebashkiaku i qytetit Kamnik, Marjan Sarec kërkon drejtimin e vendit.

11:22
Gjiknuri në Peshkopi, inspekton sportelet e Postës dhe OSHEE

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi në Peshkopi zyrat e shërbimit të Postës Shqiptare dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

11:15
McCain: Trump është naiv

Me Putinin patëm disa diskutime të mira, tha Presidenti amerikan Donald Trump, duke iu referuar takimit të tyre të shkurtër jozyrtar në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit.

10:51
Mesazhi për Ballkanin: Gjermaninë e keni në krah. Ndryshimin e bëni ju

“Gjermaninë e keni në krah, por ndryshimin duhet ta bëni ju”.

09:14
Luftë mes bandash në Athinë, plagoset shqiptari dhe greku

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës.

08:20
Makinat përplasen pranë Levanit, 8 të plagosur

Dy automjete u përplasën në Levan të Fierit, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.

E shtunë, 11 Nëntor 2017
21:23
Marrëveshje për detin, Kotzias-Bushati kalojnë tek ligji i luftës

Bisedimet e Kotzias me homologun shqiptar Ditmir Bushati u fokusuan në problemet e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, si dhe u diskutua për pikat e mbetura pezull në marrëveshjet për të cilat palët kanë dakortësi ose qasje.

20:03
Takimi i Kretës, Bushati: Bisedimet në rrugë të mirë

Nga Kreta, ku që prej së premtes po negocion me homologun helen për zgjidhjen e kontesteve shqiptaro-greke, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se bisedimet janë në rrugën e duhur.

19:52
Traumat në rritje. Shkak, aksidentet në punë dhe në rrugë

Aksidentet automobilistike dhe rëniet nga lartësitë, kryesisht nga aksidentet në punë, kanë rritur numrin e rasteve urgjente që paraqiten në Shërbimin e Traumës në Tiranë.

19:35
Francë, Macron përkujton Armëpushimin e Luftës I Botërore

Emmanuel Macron ka përkujtuar këtë të shtunë, për herë të parë në cilësinë e presidentit të Francës, 11 nëntorin, ditën e armëpushimit që shënoi përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

19:13
Vendet e APEC, marrëveshje tregtare pa Shtetet e Bashkuara

Në samitin e vendeve të APEC në Da Nang të Vietnamit është arritur një kompromis bazë për tregtinë mes vendeve të Azisë së Paqësorit, pa Shtetet e Bashkuara.

18:59
Katalonjë, marshim masiv për lirimin e të burgosurve politikë

Disa dhjetëra mijëra persona kanë zbritur në rrugët e Barcelonës për të marrë pjesë në marshimin e thirrur nga shoqëria civile e pavarur, për të kërkuar lirimin e 10 të dënuarve politikë katalanas që mbahen në një burg të Madridit, mes të cilëve 8 anëtarë të qeverisë së Carles Puigdemont.

17:54
F1, Bottas niset i pari në Brazil; Hamilton “braktis” provat

Valtteri Bottas ka dhuruar spektakël në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Brazili duke i ngrirë buzëqeshjen Ferrarit dhe Sebastian Vettel në momentin e fundit.

17:12
Ahmetaj në Dibër: Buxheti 2018, investimet më të mëdha publike

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë qëndrimit në Dibër në kuadër të mbledhjes së qeverisë, ka zhvilluar një takim me komunitetin ku ka prezantuar paketën fiskale dhe buxhetin 2018, si dhe përfitimet që do të ketë qarku i Dibrës prej tij.

16:19
Bushati e Kotzias, këngë e valle greke në Kretë (foto)

Dreka mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë duket se ka kaluar më së miri.

15:45
Arrestimi i policit, Basha: Zyla, i dënuar në Itali. Mbrohej nga Xhafaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj lajmit për arrestimin e oficerit të policisë Enriko Zyla në Shkodër, duke deklaruar se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme kanë patur prova se ai ka qenë një element i inkriminuar në vendet e BE-së.

15:09
Leku, i mbiçmuar. Banka e Shqipërisë: Tregu ka tepricë valute

4.6 përqind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator, raporton Banka e Shqipërisë.

15:07
Ligji i Luftës dhe “Deti”, Kotzias-Bushati diskutojnë temat e nxehta

Vijojnë bisedimet tashmë prej më shumë se 24 orë në ishullin e Kretës, ku ministrat Bushati dhe ai grek Kotzias, së bashku me stafet e tyre të afërta janë duke diskutuar të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

15:05
Gjyqtari, në burg dhe sekserët. Ndalohet kushëriri i Shkëlqim Mirit

Shkëlqim Miri do të dalë të dielën para kolegëve të Krimeve të Rënda për t’iu caktuar masa e sigurisë.

14:33
Masivi i mermerit zë poshtë makinën, viktima e të plagosur

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e së shtunës në afërsi të fshatit Çiflig në Lushnje, ku disa gurë mermeri që po transportoheshin nga një kamion janë shkëputur dhe kanë zënë poshtë një veturë.

14:05
WADA për dopingun rus: Ka prova për përfshirjen e shtetit

Agjencia Botërore Antidoping konfirmon se ekzistojnë prova që tregojnë përfshirjen e shtetit rus në skemën e dopingut në sportin e këtij vendi.

13:53
Zonë ekonomike në Kashar, projekti i bashkisë për të tërhequr investime

Në Kashar do të ketë një zonë të lirë ekonomike për të cilën Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë qeverisë që t’i japë statusin e zonës ekonomike.

13:30
Basha: Rama-Tahiri-Xhafa në ethe për të fshehur gjurmët e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme në “Facebook” denoncimin që është bërë tek ai nga një qytetar, sipas të cilit forca të Gardës së Republikës, kanë boshatisur tërësisht zyrat e ish-ministrit Tahiri.

13:10
Pirlo kundër Ventura-s: Mos u merr me arbitrin!

Andrea Pirlo ka folur pa doreza ndaj Italisë së Ventura-s, duke e vënë gishtin më së shumti mbi trajnerin Ventura. “Skuadra duhet të bëjë më shumë. Të flasësh për arbitrin nuk vlen dhe golat nuk i bëjnë tifozët”, deklaroi ish-fantazisti i kombëtares italiane.

12:40
Aeroplanmbajtëset e SHBA dhe bombardues në Detin e Japonisë (FOTO)

Tre aeroplanmbajtëset amerikane USS Reagan, Roosvelt dhe Nimitz, 11 bombardues me teknologji antiraketore Aegis dhe 7 njësi detare koreanojugore u bashkuan të shtunën për nisjen e manovrave ushtarake në Detin e Japonisë.

12:34
Simeone kërkon Mertens nga Napoli

Ndërsa Napoli ka nevojë të përforcojë skuadrën për të rritur kualitetin, por edhe për të plotësuar mungesat e tejzgjatura të Milik e Ghoulam, tani duhet të mbrohet edhe nga mësymja e skuadrave të tjera për një prej më të spikaturve në këtë sezon.

12:11
Maqedoni-Greqi, ofensivë për çështjen e emrit

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit.

12:01
Vritet shqiptari në Kretë nga fqinja 26-vjeçare

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar prej fqinjës së tij ne ishullin e Kretës.

11:48
Shkodër, sekuestrohet 1.5 ton kanabis. Në pranga edhe një polic

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë ekzekutuar këtë të shtunë operacionin e koduar “Viluni Beach”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 1 ton e gjysmë kanabis dhe janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve një oficer policie.

11:13
Zgjaten bisedimet e Kretës, diskutohet Ligji i Luftës

Ka nisur dita e dytë e takimit të Kretës, ku ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, së bashku me stafet e tyre, janë duke diskutuar lidhur me të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

11:03
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Elbasan

Afrim Tarrelli, 45 vjeç banues në Elbasan, është arrestuar nga policia pasi është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

10:47
Shfrytëzonin për prostitucion 16-vjeçaren, 3 të arrestuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona, të cilat dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni një të mitur.

10:33
Aksion për ndëshkimin e ndotësve të hapësirave publike

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit po zhvillon një aksion për ndëshkimin e ndotësve të hapësirave publike.

09:54
Projekti i Rrugës së Arbrit prezantohet sot në Bulqizë

Gjatë një dëgjese më qytetarët në Dibër, Edi Rama foli për Rrugën e re të Arbrit, që në projekt tashmë është gati, ndërsa Ministria e Financave po negocion me kompaninë fituese, kontratën financiare.

09:20
Sulmet me eksploziv në Burrel, në pranga një 37-vjeçar

Policia në Burrel ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i sulmeve me lëndë shpërthyese në këtë qytet.

08:54
Elbasan, 35-vjeçari qëllon me thikë vëllanë dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku vëllai ka qëlluar me thikë mbi të vëllanë dhe kunatën e tij.

08:22
Bisedimet në Kretë mes Shqipërisë e Greqisë, kokë më kokë mbi harta

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

08:01
Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Bozgo që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë mbylli përgjithnjë sytë mëngjesin e 11 nëntorit.

00:53
Bonucci akuzon arbitrin: I fali dy herë suedezët

Leonardo Bonucci shfaqet i mërzitur për humbjen e Italisë në Suedi, por më tepër është i acaruar me vendimet e gjyqtarit Cakir.

E premte, 10 Nëntor 2017
23:17
S’ka gola në ‘Wembley’, Franca mposht Uellsin

Në ‘Wembley’ ka paqe, mes Anglisë vendase dhe Gjermanisë. Sfida miqësore, që pritej me interes të lartë, nuk arriti të prodhojë asnjë gol, ndonëse nuk munguan mundësitë e shënimit.

22:39
Italia mposhtet në Suedi, Botërori në rrezik!

Përballja kryesore e fazës së “play off” të Botërorit 2018 për zonën Europiane komplikoi rrugëtimin për një skuadër si Italia. Të kaltërit humbën 1-0 në Stokholm përballë Suedisë dhe tani e shohin veten larg turneut që zhvillohet verën e ardhshme në Rusi, pasi duhet të përmbysin gjithçka në kthimin ne “San Siro” për të prerë biletën në Botëror.

22:07
Shkon në 24 numri i ekipeve të kualifikuara për në Rusi

Senegali ka vulosur mbrëmjen e së premtes rikthimin në Kupën e Botës pas debutimit për herë të parë në vitin 2002.

21:59
Bushati-Kotzias, mbyllet dita e parë e negociatave

Përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dita e parë e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me çështjet dypalëshe.

21:45
Panucci me dhimbje koke, një tjetër lojtar lë grumbullimin

Në miqësoren e së hënës ndaj Turqisë, trajneri kuqezi, Christian Panucci nuk do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që kishte planifikuar.

21:35
‘Fatura e Divorcit’, BE i jep dy javë kohë Londrës

“Mbretëria e Bashkuar ka dy javë kohë që të qartësojë pozicionin e saj në çështjet kyçe ose të bëjë lëshime, në mënyrë që të arrihet progres në negociatat për Brexit”.

21:19
Greqi, të shtëna armësh në qendër të Athinës

Një seri të shtënash me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjien Eksarqia, në kryeqytetin helen.

21:03
Kukës, vritet me thikë adoleshenti

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar në shëtitoren e qytetit të Kukësit, pasditen e së premtes.

20:49
Manovër e gabuar, furgoni përplas veturën në Shkodër-Lezhë

Një tjetër aksident rrugor është verifikuar pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë, ku një furgon është përplasur me një veturë.

20:45
27 fermerë humbin dëmshpërblimin për shkak të burokracive

27 fermerë nga Novosela nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përmbytjeve të tokave bujqësore të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë në vitin 2015.

19:53
S’ka “hakmarrje” ndaj Irlandës së Veriut, Shpresat e mbyllin në barazim

Na mposhtën në ndeshjen e parë me një gol në minutën e 95-të, ndërsa në “Selman Stërmasi” Irlanda e Veriut rrëmben një pikë teksa shënon golin e barazim ndaj Shpresave të Shqipërisë në minutën e parafundit të kohës së rregullt.

19:45
Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.

19:42
Dosjet e gjyqtarit të Apelit, nga Gërdeci tek Fullani dhe Gëzim Çela

Shkëlqim Miri njihet si një prej tre gjyqtarëve që konfirmuan vendimin për ngjarjen e Gërdecit.

19:39
Ajdareviç: Krenar për zgjedhjen, gjithçka për kombëtaren

“Krenar për zgjedhjen kuqezi dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për kombëtaren shqiptare”, ky ka qenë qëndrimi i një prej afrimeve më të reja nga Christian Panucci për kombëtaren kuqezi, Astrit Ajdareviç.

19:28
Qaka: Kam qarë për Shqipërinë, ëndërr të isha pjesë!

Kamer Qaka është shprehur tepër i emocionuar në konferencën për shtyp të ditës së sotme së bashku me prurjen tjetër të re në Kombëtaren e Panuccit, Hajdaroviç.

19:06
Kërkesa prej “sheiku”, ja pse West Ham “skarcoi” Mancini-n

Kërkesat e ekzagjeruara të Roberto Mancinit e vetëpërjashtuan trajnerin e njohur nga gara për të marrë pankinën e West Ham.

18:57
Carey siguron Ferrarin: S’do standardizojmë makinat e F1

Chase Carey qetëson Sergio Marchionnen për sa i përket standardizimit të makinave të Formula 1. Presidenti i Ferrarit vetëm përpara pak ditësh kërcënoi me largim të “Kokëkuqes” nga ky Botëror nëse do të vendoset që makinat të kenë motor të njëjtë. Por presidenti i Liberty Media theksoi askush nuk e mendon një lëvizje të tillë.

18:52
Hamilton argëtohet në Brazil, i pari në provat e lira

Lewis Hamilton ka bërë një tjetër sesion të shkëlqyer në provat e lira për Çmimin e Madh të Brazilit. Kampioni i saposhpallur i botës e ndali kronometrin në kohën 1.09.515, në sesionin më të gjatë dhe ku pilotët patën mundësinë të testojnë të gjitha tipet e gomave që kanë në dispozicion për këtë javë.

18:44
Qeveria, vendim për turizmin. Rama: Nesër, projekti i rr. së Arbrit

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë në Dibër, kryeministri Edi Rama ka komunikuar për mediat vendimet e saj, mes të cilave spikat ai për nxitjen e turizmit.

18:27
23 mln paund kokainë e fshehur nën tokë! (foto)

Policisë spanjolle i është dashur të gërmojë thellë nën tokë për të zbuluar një ngarkesë masive kokaine, në kuadër të një operacioni që ka çuar mes të tjerash në arrestimin e tre shtetasve britanikë.

17:52
Tiranë-Elbasan, përplasen dy mjete në dalje të tunelit

Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

17:08
Ambasadorja franceze: Plotësoni prioritetet. Shteti ligjor, jetik

Nga qyteti i Korçës, ambasadorja franceze Christine Vasak ka apeluar që Shqipëria të vazhdojë punën për përmbushjen e prioriteteve kyçe sa i takon anëtarësimit në BE.

16:52
Ulje emergjente, avioni me pasagjerë aksidentohet në Irlandën e Veriut

Një avion me 56 persona në bord është aksidentuar ditën e sotme në aeroportin e Belfastit në Irlandën e Veriut.

16:37
Qeverisja me PS, Kryemadhi: Ja pse heshtëm për 4 vjet

Nga Fieri, ku ka takuar strukturat e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie në opozitë, për t’iu kundërvënë kriminalizimit të shtetit, që sipas saj i ka bërë kryeministri Rama.

15:46
Debati për borxhin. Qeveria: E ulim 2.1%; PD: E lamë 63%

Qeveria parashikon që vitin e ardhshëm borxhi publik të ulet me 2.1 për qind ndaj prodhimit kombëtar, duke arritur në 68.6 për qind.

15:24
Kriza e Akademisë, reformimi dhe pastaj zgjedhjet e reja

Gudar Beqiraj, i cili u tërhoq nga pozicioni i kreut të Akademisë së Shkencave dy ditë më parë, sqaroi këtë të premte përpara Asamblesë arsyet qëe e çuan në këtë vendim.

15:19
Koment i Top Channel; Reagimi i Kryeministrit dhe besueshmëria e Topit

Fjala e djeshme e Kryeministrit Edi Rama në samitin për lirinë e shprehjes hasi në shumë komente nga gazetarë vendas dhe të huaj. Një gazetar malazez e quajti atë të ngjashëm me ato të Donald Trump.

14:59
Meta nuk pranon kërkesën për publikimin e mbledhjes së KS

Dy ditë pas kërkesës së bërë nga deputetët e PD dhe LSI për publikimin e të dhënave të raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna, kreu i shtetit u ka kthyer përgjigje negative deputetëve.

14:57
Masakroi gazetarin në Itali, arrestohet vëllai i kapos së mafias

Policia italiane vuri në pranga vëllain e një mafiozi të burgosur, i cili sulmoi dhunshëm një gazetar duke tronditur mbarë vendin.

14:43
F1, Hamilton “s’njeh pushime”. Thyen rekordin e “pole position”-it në Brazil

Mercedesi është shpallur kampion për konstruktorë, ndërsa Lewis Hamilton kampion për pilotë në Botërorin e sivjetshëm të Formulës 1, por “shigjetat e argjendta” nuk kanë toleruar as në provat e para të lira të garës së parafundit sezonale, atë për Çmimin e Madh të Brazilit.

13:32
Bashkia nis konsultimet, Veliaj: Buxheti 2018, më i madhi në historinë e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka nisur konsultimin për projektbuxhetin e vitit 2018, të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e cilëson si më të madhin në historinë e Tiranës. Konsultimet kanë nisur nga njësia nr. 7 e më pas në të gjitha njësitë administrative të Tiranës.

12:59
Ekstradimi i Seitit, 20 ditë kohë Prokurorisë

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë 20 ditë afat Prokurorisë që të plotësojë dokumentacionin për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë.

12:56
Indeksi i fuqisë ekonomike “NIN”, Serbia e fundit në Ballkan

Këmbëngulja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kryeministres Ana Brnabiç dhe ministrit të Financave Dušan Vujoviç për performancën e jashtëzakonshme ekonomike të vendit, rritjen e qëndrueshme dhe stabilitetin financiar, nuk përligjet nga indeksi i ekonomisë “NIN”, i cili tregon se Serbia është e fundit në rajon sa i takon performancës në këtë drejtim.

12:10
Meta-Hahn:Anëtarësimi në BE, projekt kombëtar strategjik

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, ku është shprehur se anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar strategjik.

12:02
Rama-Bashës: Kërkoju falje mediave

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale deklaratës së Lulzim Bashës, që e quajti kriminal fjalimin e kreut të qeverisë në konferencën “Ditët e Medias” me Komisionerin Johannes Hahn.

11:43
Demontohet fisheku i fundit, Xhaçka: Shpejt linja e prodhimit në Mjekës

Uzina e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit jashtë nevojave të Forcave të Armatosura dhe së shpejti pritet të rivihet në punë linja e saj e prodhimit.

11:28
Bylykbashi: Votim e numërim elektronik. Çuçi: Rekomandimet e ODIHR

Në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, opozita përsëriti qëndrimin e saj se votimi dhe numërimi elektronik është e vetmja zgjidhje për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

11:21
Kontrabandë mallrash, arrestohet 3 doganierë dhe një polic

Tre doganierë, një punonjës policie dhe tre shtetas janë arrestuar në sajë të operacionit të koduar “Mjegulla” nga policia e Korçës për kontrabandë mallrash.

11:21
Hahn optimist: Raport-progresi për Shqipërinë do të jetë pozitiv

Johannes Hahn pret që progres-raporti i prillit të vitit që vjen për Shqipërinë të jetë pozitiv. “Nuk ka ‘feedback’ negativ për të, prej asnjërit nga vendet anëtare”, sqaroi Komisioneri europian i Zgjerimit në një intevistë dhënë “Deutsche Welle”-s.

11:18
Basha-Hahn, dy orë kokë më kokë

Gjatë qëndrimit në Tirane për Ditët e Medias, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u takua të enjten në mbrëmje me kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

11:14
Fjalimi i Trump në “APEC”: OBT nuk na ka trajtuar siç duhet

Shpresat ishin që në fjalimin e tij përpara krerëve të biznesit në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit të përdorte tone më pajtuese, por Donald Trump u shfaq sfidues si zakonisht.

11:13
Lefter Sota: 863 mijë eurot, të ardhura nga biznesi. Verifikoni pasurinë time!

Biznesmeni Lefter Sota përmes një memoje dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda flet për burimin e parave të sekuestrua gjatë ndalimit të djalit të tij.

11:11
Patos, sekuestrohen 41 kg kanabis, dy në pranga

41 kg kanabis dhe dy të arrestuar, është rezultati i operacionit antidrogë të koduar “Dukas” në Patos.

11:07
Samiti i “APEC”, pritshmëri për fjalimin e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po u drejtohet udhëheqësve të biznesit në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili ka nisur punimet në Vietnam.

10:58
Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e paradites në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

10:48
Basha: Fjalimi i Ramës nxit urrejtjen ndaj gazetarëve

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me fjalimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në ditën ndërkombëtare të medias.

10:35
Bushati-Kotzias “ngujohen” në Kretë, derisa të arrijnë marrëveshje

Në ishullin e Kretës nisi rreth orës 10 takimi i dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, bisedime që synojnë të zgjidhin problemet më të mëdha mes dy vendeve.

10:13
Njësia nr.2 me linjë të re furnizimi për ujin e pijshëm

Banorët e njësisë nr.2 do të kenë linjë të re furnizimi me ujë nga Depo e Tiranës, pasi mjetet e UKT dhe ekspertë të saj tashmë kanë nisur punën për shtrimin e linjës së re.

09:30
Kryemadhi takohet me eurokomisionerin Johannes Hahn

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së gjatë takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn ka shprehur edhe shqetësimin “për bllokimin e ngritjes së strukturave të Vettingut nga ana e maxhorancës aktuale”.

09:23
Hetohet për korrupsion, ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është ndaluar gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili hetohet për akuzën e korrupsionit.

09:09
Orteku i akuzave në “Hollywood”, bashkëshortja e De Generes: Më ngacmoi Seagal

Shpërthimi i skandalit seksual i ka dhënë praktikisht fund karrierës së Kevin Spacey në “Hollywood”.