Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Valtteri Bottas ka dhuruar spektakël në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Brazili duke i ngrirë buzëqeshjen Ferrarit dhe Sebastian Vettel në momentin e fundit.
Kanë mjaftuar 38 të mijtat që finlandezi i Mercedes të regjistrojë “pole position” e tretë në karrierë dhe të zbres gjermanin e Ferrarit në vendin e dytë edhe pse starti do të jetë nga e njëjta linjë me atë të rivalit.
Kampioni i botës Lewis Hamilton i mbylli provat ende pa i filluar. Që në xhiron e tij të parë ai gabon duke përfunduar në muret rrethuese të pistës shenjë kjo që sinjaloi edhe mbylljen e provave për të. Ky aksident do t’i kushtojë startin nga vendi i fundit në garën e Brazilit Lewis Hamilton.
Një ditë më parë, mekanikët e Mercedes u bënë objekt i një kërcënimi dhe grabitje me armë zjarri nga disa persona. Për fat të mirë ky incident nuk pati të lënduar, por zemëroi jashtë mase Hamilton i cili kërkoi ndërhyrjen e drejtuesve të Formula 1. Çmimi i Madh i Brazilit do të startojë ditën e diel në orën 17:00 drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel