Formula 1/ Antonelli e mban premtimin dhe ‘shokon’ Toto Wolff, shfaqet me flokët me ngjyrat e flamurit italian(VIDEO)
Tensionet te Ferrari mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton ‘dolën nga pista’ dhe kanë përfshirë edhe një gazetar anglez të tabloidit ‘Daily Mail’.
Jonathan McEvoy në fakt ‘u përjashtua’ nga paddock për garat e mbetura të sezonit të Formula 1. Faji i tij? E përshkoi Leclerc si një ‘bastard të vogël të pabesë’ në një artikull të tij të shkruar me tone shumë të ashpra pas kontaktit që ndodhi në Meksikë mes tij dhe Hamilton.
Një përkufizim që u konsiderua e papranueshme për FIA, drejtuesit e të cilit vendosën t’i heqin badge e korrespondentit gazetarit me 21 vjet karrieeë dhe thuajse 400 gara të përjetuara në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky qëndrim zyrtar i FIA u vulos nga një letër e shkruar nga drejtori i përgjithshëm Alberto Villarreal që iu dërgua redaksisë së tabloidit britanik
‘FIA konsideron se artikulli juaj nuk është në lartësinë e standardeve të profesionalizmit që priten nga përfaqësuesit e medias të akredituar për të ndjekur kampionatin Botëror të F1’-theksohet në letër
Dhe përgjigjja e kryeredaktorit të seksionit sportiv të Daily Mail, Chris Dean ishte e menjëhershme. ‘Një sulm i paprecedentë dhe i tepruar ndaj lirisë së shtypit-tha ai-jemi në një territor të rreziksshëm kur FIA reagon në këtë mënyrë kaq të rëndë’.
Vetë McEvoy e shtoi dozën duke sulmuar edhe Vasseur. ‘Duket se një farë Fred Vasseur, ai tipi jo i rëndësishëm dhe pak mbipeshë që bën shefin e Ferrarit ka spiunuar për mua, është një palaço që qesh, dikush që nuk është në lartësinë e rolit që mbulon-shkruante ai-dhe tani Ferrari po shkon drejt një lufte civile’.
Ndërkaq, tabloidi Daily Mail ka vendosur që të mos i mbulojë 3 garat e fundit të sezonit si kundërpërgjigje ndaj ‘abuzimit të pushtetit’
Top Channel