Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Bozgo që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë mbylli përgjithnjë sytë mëngjesin e 11 nëntorit.

Mërkur Bozgo lindi në vitin 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Pasi përfundoi studimet e larta në degën gjuhë-letërsi, filloi punë pranë estradës së Tiranës, e më pas në Televizionin Shtetëror dhe Teatrin Kombëtar.

Bozgo, me një zë karakteristik, njihet si aktor i karaktereve, me shumë role në kinematografi dhe teatër. Ndër të cilët “Në fillim të verës”, “Emblema e dikurshme”, “Tela për violinë”, “Stolat në park”, “Bolero”, “Gjoleka, djali Abazit”, si edhe disa serialë televizivë.

Top Channel