Gudar Beqiraj, i cili u tërhoq nga pozicioni i kreut të Akademisë së Shkencave dy ditë më parë, sqaroi këtë të premte përpara Asamblesë arsyet qëe e çuan në këtë vendim.

Ai mohoi kategorikisht që ndaj tij të jetë ushtruar ndonjë formë presioni duke thënë se dorëheqja ishte e vullnetshme.

“Absolutisht! Nuk ka burrë që të më bëjë presion. Në diskutimin që u bë atë natë me presidentin arritëm në atë që më e mira për Akademinë e Shkencave me argument vërtetë që une edhe presidenti diskutuam, ishte që unë të hapja rrugën dhe të liroja si të thuash këtë situatë nga ky ngërç. Kërkohej që unë të jepja dorëheqjen”, tha Gudar Beqiraj.
I pyetur nëse dorëheqja e tij është një formë marrëveshje e lidhur me miratimin e buxhetit nga ana e qeverisë, Beqiraj u përgjigj:

“Në situatën që jemi aktuale, nuk kishte asnjë lloj dyshimi nga në që buxheti do të miratohej, sepse unë mendoj që Shqipëria funksionon në bazë ligjesh. Ligji i Akademisë ishte që duhet të kishim buxhet”, vijon Beqiraj.

Në këto kushte, fati i zgjedhjeve të reja, do të varet nga reforma. “Hapi i parë dhe ai më i rëndësishmi është prodhimi i dokumentacionit të reformimit të Akademisë dhe kërkimit shkencor në vend, që sigurisht çështjet e zgjedhjeve të reja në Akademi nuk janë një segment i shkëputur nga ky proces, pra do shikojmë njëherë përmbushjen e reformës e pas asaj edhe çështjen e zgjedhjeve, pasi edhe vetë zgjedhja e funksionarëve të akademise ka nevojë që të ritrajtohet në kritere dhe procedura”, tha Vaso Tole, Sekretar i Akademise se Shkencave

 

Top Channel