Katalonjë, marshim masiv për lirimin e të burgosurve politikë

11/11/2017 18:59
epa06323130 Demonstrators wave so-called 'Estelada', a flag usually flown by Catalonia independence supporters, and hold banners reading 'Freedom' during a rally to demand the release of former Catalonian regional ministers and social leaders imprisoned, in Barcelona, Spain, 11 November 2017. The rally was called by Catalonian pro-independence organizations ANC and Omnium Cultural. EPA/Alrberto Estevez

Disa dhjetëra mijëra persona kanë zbritur në rrugët e Barcelonës për të marrë pjesë në marshimin e thirrur nga shoqëria civile e pavarur, për të kërkuar lirimin e 10 të dënuarve politikë katalanas që mbahen në një burg të Madridit, mes të cilëve 8 anëtarë të qeverisë së Carles Puigdemont.

Marshimi ka kaluar në rrugën Carrer de la Marina, mes godinës së Sagrada Familia dhe detit. Në vijën e parë të marshimit kanë qenë familjet e 10 të burgosurve në Madrid.

Rreshtat e fundit të marshimit nuk kanë lëvizur ende nga Carrer Marina, për shkak të numrit të madh të personave që vazhdojnë të shtojnë radhët e manifestuesve.

Tubimi është hapur me parullën “Lironi të burgosurit politikë” dhe prapa saj kanë qenë pikërisht familjarët e zëvendës presidentit Oriol Junuqeras, të 7 ministrave dhe ata të dy liderëve të pavarur Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, që mbahen në paraburgim prej tre javësh.

“Nga burgu ku ndodhemi ne ndjejmë ngrohtësinë tuaj dhe dinjitetin tuaj të pamasë”, ka përshëndetur Junqueras protestuesit në profilin e tij në Twitter. Ndërkohë, nga manifestuesit janë lëshuar britma të tipit “Liri! Liri!”, “Jemi Republikë!” dhe “Puigdemont dhe Forcadell janë presidentët tanë!”.

Top Channel