Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë 20 ditë afat Prokurorisë që të plotësojë dokumentacionin për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë.

Aktualisht, ndaj Seitit është në fuqi masa e sigurisë arrest me burg e dhënë nga gjykata për llogari të hetimeve të palës shqiptare.

Emri i tij ka dalë fillimisht në dosjen hetimore të italianëve, që dyshojnë se Nezar Seiti ishte financieri i grupit të trafikut të Habilajve.

Vetë i dyshuari ka kërkuar përmes avokatit të tij të ekstradohet drejt Italisë për t’u gjykuar atje.

Top Channel